Universiteti “Luarasi”, konform përcaktimeve të Ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, dhe Statutit të Universiteti “Luarasi”, shpall njoftimin për Dekan të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit.
Përshkrimi i vendit të punës
Dekani është autoriteti më i lartë akademik i njësisë kryesore dhe përfaqësuesi i saj. Ai koordinon veprimtarinë e njësive bazë dhe organeve kolegjiale të njësisë kryesore dhe zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet tyre.
Kritere të përgjithshme që duhet të plotësoj/në kandidati/ët
- Të ketë përvojë të dëshmuar në mësimdhënie akademike dhe kërkim shkencor;
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
- Të jetë i aftë të garantoj standardin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie.
- Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim;
- Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
Kriteret bazë:
- Të jete personel akademik i kategorisë “Profesor”;
- Të ketë përvojë të dëshmuar menaxhuese në nivel universitar;
- Të ketë të paktën 3 vite përvojë akademike ose profesionale, brenda ose jashtë vendi.
- Të përmbushin kriteret që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Dokumentacioni i kerkuar:
- Kërkesë me shkrim drejtuar Universitetit “Luarasi”
- Fotokopje të diplomave dhe të çertifikatës/ave së notave të noterizuar/a. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Fotokopje të dëshmive e kualifikimeve të ndryshme, si dhe të publikimeve e të pjesëmarrjeve në Konferenca Shkencore.
- Fotokopje të kartës së identitetit, ose ndonjë dokumenti tjetër identifikimi;
- Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj;
Nuk mund të kandidojnë për Dekan kandidatët të cilët:
1) Janë në ndjekje penale dhe ndaj tyre është dhënë masë e sigurimit personal;
2) Janë dënuar për vepra penale me vendim gjyqësor të formës së prerë;
3) Ndaj tyre është dhënë masë disiplinore;
4) Kanë qenë dekan në U “Luarasi” të zgjedhur për dy ose më shumë mandate, të njëpasnjëshme apo të ndara;
5) Kandidojnë për autoritete të tjera drejtuese.
Skualifikohen dhe nuk kalojnë në fazën e dytë, thirrjen në intervistë, ata aplikantë të cilët paraqesin dokumenta të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacionin e kërkuar.
Afati për dorëzimin e dokumentave është nga deri më datë 22.09.2023 .
Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:
Zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Luarasi” në adresen:
Email: hr@luarasi-univ.edu.al