NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË NË FAKULTETIN EKONOMIK UNIVERSITETIT “LUARASI” PËR VITIN AKADEMIK 2024-2025

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË NË FAKULTETIN EKONOMIK UNIVERSITETIT “LUARASI” PËR VITIN AKADEMIK 2024-2025

Universiteti “Luarasi”, konform përcaktimeve të Ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Statutit të Universiteti “Luarasi”, “ Për punësimin e personelit akademik me kohë të plote për vitin akademik 2024 – 2025”, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për 5 vende të lira pune si Pedagog i brendshëm në Fakultetit Ekonomik.

 

Përshkrimi i vendit të punës

Personeli akademik me kohë të plotë që do të punësohet, do të ketë postin e Pedagogut të brendshëm dhe do të anagazhohet në mësimdhënie në programin e studimeve të ciklit të parë “Bachelor” dhe të dytë “Master”, pranë Fakultetit Ekonomik.

Të implementojë standarte të larta mësimdhënieje dhe kërkimi duke përmirësuar vazhdimisht kurrikulën dhe metodologjinë e mësimdhënies. Ofrimi i këshillimit dhe mbështetjes akademike për studentet. Kontribut në përmirësimin e kurrikules dhe programeve te reja te studimit. Promovimi i Fakultetit Ekonomik ne nivel kombetar dhe nderkombetar

 

 

Kritere të përgjithshme që duhet të plotësoj/në kandidati/ët:

 

  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  • Të jetë i aftë të garantoj standardin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie.
  • Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të ketë eksperiencë në punë.

 

Detyrat kryesore:

 

  • Mësimdhënie në lëndët që ndodhen nën kompetencën e Departamentit të Financë-Bankës, Biznesit ose Ekonomiksit.
  • Përgatitje dhe realizim i planeve mësimore dhe programit akademik.
  • Kryerje kërkimesh shkencore dhe studimeve në fushën e Financës, Administrimit të Biznesit dhe Ekonomiksit.
  • Mbikëqyrje e punimeve të diplomës dhe këshillimit akademik për studentët.
  • Pjesëmarrje aktive në aktivitete dhe projekte shkencore të departamentit dhe universitetit.

 

 

Kriteret bazë:

 

  • Të jetë diplomuar ne Fakultetin Ekonomik në Universitete Shqiptare ose një Universitet të huaj (BE, OSBE, G20)
  • Të ketë minimumi diplomën MSC.
  • Gëzojnë përparësi kandidatët e rregjistruar në një shkallë Doktorale, ose që kanë mbrojtur gradën PhD, “Doktor i Shkencave” në Ekonomi.
  • Të ketë të paktën 2 (dy) vjet eksperiencë profesionale.
  • Të zoterojë gjuhen Angleze me shkrim dhe të folur.
  • Të përmbushin kriteret që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

 

 

Aftësi dhe kompetencë:

 

  • Përvojë mësimdhënieje dhe/ose kërkimore në fushën përkatëse është një avantazh.
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe bashkëpunimit në ekip.
  • Aftësi për të motivuar dhe udhëzuar studentët.

 

Dokumentacioni i kërkuar

 

1- Kërkesë me shkrim drejtuar Universitetit “Luarasi”

2- Fotokopje të diplomave dhe të çertifikatës/ave së notave të noterizuar/a. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).

3- Dy letra rekomandimi dhe të paktën një nga letrat të jetë nga punëdhënësi / drejtuesi i fundit nëse ka një të tillë.

4- Nëse ka pervoje të mëparshme në mësimdhënie, një nga letrat e rekomandimit të jetë nga titullari i IAL.

5- Fotokopje të dëshmive e kualifikimeve të ndryshme, si dhe të publikimeve e të pjesëmarrjeve në Konferenca Shkencore.

6- Fotokopje të kartës së identitetit, ose ndonjë dokumenti tjetër identifikimi;

7- Fotokopje të librezës së punës, nëse ka, apo vetëdeklarim punësimi ose vetëdeklarim si i punësuar.

8- Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj

 

Skualifikohen dhe nuk kalojnë në fazën e dytë, thirrjen në intervistë, ata aplikantë të cilët paraqesin dokumenta të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacionin e kërkuar.

 

Dokumentat duhet të dorëzohen permes shërbimit postar ose dorazi në adresën:

 

Universiteti “Luarasi”, Tiranë.

Adresa: Rruga e Elbasanit, Nd. 59, H.1 Njësia Administrative Nr.2, Kodi Postar 1010 Tiranë, Shqipëri

Aplikim për Staf Akademik në Universitetin “Luarasi”

 

 

 

Afati për dorëzimin e dokumentave është nga deri më datë 31.01.2025 .

 

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:

Zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Luarasi” në adresen:

Email: hr@luarasi-univ.edu.al