NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PERSONEL AKADEMIK PRANË FAKULTETIT TË DREJTËSISË TË UNIVERSITETIT “LUARASI”

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PERSONEL AKADEMIK PRANË FAKULTETIT TË DREJTËSISË TË UNIVERSITETIT “LUARASI”

Konform përcaktimeve të Ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Statutit të Universiteti “Luarasi” në Fakultetin e Drejtësisë kërkohen personel akademik efektivë, nga kandidatë të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme:

 

Departamenti i së Drejtës Publike

  • Kandidati kërkohet të jetë diplomuar në fushën e të Drejtës Publike.
  • Preferohet që kandidati të ketë kontribute kërkimore-shkencore në fushën e së drejtës.
  • Të zotërojë gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në fushën përkatëse, preferohet të zotërojë titullin shkencor “Profesor” ose “Profesor i Asociuar”.
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë brenda apo jashtë vendit, në fushën e të Drejtës Publike;
  • Të jenë njohës i të paktën një gjuhe të huaj;
  • Të përmbush kriteret që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.                                                                                                               

 

Departamenti i së Drejtës Private

  • Kandidati kërkohet të jetë diplomuar në fushën e të Drejtës Private.
  • Preferohet që kandidati të ketë kontribute kërkimore-shkencore në fushën e së drejtës.
  • Të zotërojë gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në fushën përkatëse, preferohet të zotërojë titullin shkencor “Profesor” ose “Profesor i Asociuar”.
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë brenda apo jashtë vendit, në fushën e të Drejtës Private;
  • Të jenë njohës i të paktën një gjuhe të huaj;
  • Të përmbush kriteret që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

 

Departamenti i së Drejtës Penale

  • Kandidati kërkohet të jetë diplomuar në fushën e të Drejtës Penale. Preferohet me njohuri/përvojë universitare në fushën e të Drejtës Penale;
  • Preferohet që kandidati të ketë kontribute kërkimore-shkencore në fushën e së drejtës.
  • Të zotërojë gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në fushën përkatëse, preferohet të zotërojë titullin shkencor “Profesor” ose “Profesor i Asociuar”.
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune në mësimdhënie në institucionet e arsimit të lartë brenda apo jashtë vendit, në fushën e të Drejtës Penale;
  • Të jenë njohës i të paktën një gjuhe të huaj;
  • Të përmbush kriteret që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

 

Aplikantët e interesuar të depozitojnë kërkesën dhe cv pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore të Universitetit “Luarasi” ose të dërgojnë email në adresën hr@luarasi-univ.edu.al deri në datë 12.09.2022.