Më datë 27 Tetor 2016, Auditori Luarasi kishte të ftuar special Profesorin e mirënjohur Prabhu Guptara.
Profesor Guptara është një lektor i nderuar në fushën e Menaxhimit, Biznesit Global dhe Politikave Publike në Universitetin William Carey në Indi. Si Kryetar Nderi i Këshillimit të Karrierës dhe Inovacionit në Universitet, ai është një folës dhe mentor duke ndërtuar lidhje me individë dhe organizata në mbarë botën.
Në një leksion të hapur me temë “Globalizimi, Argumentet Pro dhe Kundër”, Profesori iu drejtua studentëve dhe të ftuarve nga jashtë auditorit duke i paraqitur sfidat e epokës së Globalizimit dhe duke trajtuar raste studimore të qeverisjes së shteteve të ndryshme. Aktiviteti i organizuar në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Iniciativën Sotmëria tërhoqi vëmendjen e të ftuarve të ndryshëm, të cilët i drejtuan profesorit pyetje konkrete dhe e kthyen në këtë mënyrë leksionin interaktiv.