Kjo nisëm e ndërmarrë nga unë si drejtuese e projekteve dhe e marrëdhënieve me jashtë para shtatë muajsh, nuk do të ishte e mundur pa ndihmën dhe përqafimin e kolegëve dhe miqve.
Një faleminderit të madh Jehona Roka & Shpati Kolgega që e kanë marrë në konsideratë kërkesën time për të përsfshirë forumet poltike në nismën e Këshillit të Europës, “NO HATE”.
Një falenderim të madh Kolegji Universitar Luarasi për suportin e deri tanishëm dhe gjithë angazhimin e stafit akademik për nismën tonë.Pa ju sot, kjo nisëm sdo të kishte të njëjtin impakt…
Faleminderit përfaqësuesve të forumeve rinore dhe organizatave që u bashkuan Belind Këlliçi Floida Kerpaci Albano Idrizi Eni Bistri..Bashkë bëjmë më shumë!
Faleminderit Klotilda Ferhati njeri prej të cilit kam mësuar shumë përgjatë kësaj fushate, dhe Erisa Xhixho për këshilat miqësore që ndatë sot me të rinjtë..
Faleminderit Mateo Spaho & Tomor Alizoti që treguat vlerat dhe qytetarinë që Partia Demokratike mbart, është bukur të dëgjosh qasje si tuajat…
Faleminderit Elisa Spiropali & Erindi Bejko që përvecse gadishmërisë, si ish drejtues të forumit dhe modele suksesi të tij, jeni gjithnjë aty pë të na këshilluar…
Faleminderit Lutfi Dervishi për minutat e vyera dhe qasjen tuaj…Është fat që bota mediatike ka ende njerëz me qasjen dhe njohuritë tuaja.. Peersonalisht mbeta pa fjalë nga ajo çka ju sollët sot në panel për ne…
Falenderit Erjo Mile që me pozitivitetin që të karakterizon je gjithnjë gati e i palodhur të mbështesësh çdo mik në forum.
Një falenderim shumë i veçantë për Genci Kojdheli Spartak Ngjela Arben Malaj…Jeni të parët që besuat dhe mbështetët projektin tim dhe dhuruat nga koha juaj…Pa ju asgjë sdo të ishte e mundur…