Universiteti “Luarasi” organizon tryezën për sigurinë kinerbetike. Eksperti: Si të mbroni të dhënat personale, filloni me celularin!

Universiteti “Luarasi” organizon tryezën për sigurinë kinerbetike. Eksperti: Si të mbroni të dhënat personale, filloni me celularin!

Ne ambientet e universitetit “Luarasi”, u zhvillua tryeza e rrumbullaket me pedagogë ekspertë të këtij universitetit në fushën e sigurisë së informacionit ku u diskutua dhe u shkëmbyen informacione në lidhje me problematikat aktuale që hasen në fushën e sigurisë kibernetike.

Mbrojtja e të dhënave personale duke filluar nga telefoni celular si dhe i gjithë sistemeve tjera të informacionit, këshillojnë ekspertët duhet të jetë prioritet në ditët e sotme për gjithsecilin nga ne.

“Fillimisht mbrojtja e të dhënave fillon nga vetë ne, këshilla e parë dhe më prioritare është që gjatë komunikimeve tona nëpër rrjetet sociale, apo gjatë komunikimeve tona me persona të tjerë me mjetet tona të komunikimit ne duhet të bëjmë kujdes sa i takon dhënies së informacioneve tona tek personat e tjerë, kjo është këshillë e rëndësishme për çdo qytetar në republikën e Shqipërisë”,-tha Dr. Hergis Jica, pedagog pranë universitetit “Luarasi”.

Zhvillimi i teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit, si dhe i telekomunikacionit, qasja në internet dhe informatizimi i shoqërisë është duke përparuar me hapa shumë të shpejtë në shoqërinë shqiptare. Rritja e komunikimit përbën një vlere te shtuar në zhvillimin qoftë ekonomik apo shoqëror, por në të njëjtën kohë, ajo e ekspozon atë ndaj rreziqeve të natyrës kibernetike pasi sulmet kibernetike kane potencial real për të dëmtuar rendë shkëmbimin e informacionit.

Sipas dekanit te fakultetit të Teknologjisë së Informacionit profesor Indrit Bahollit Universitet Luarasi po jep kontribut real në këtë sfidë duke ofruar aktualisht programin e studimit master profesional ne “Sigurinë kibernetike dhe informacionin” i cili synon përgatitjen e profesionistëve , për të zhvilluar një karriere të suksesshme ne fushën e sigurisë kibenetike si ne sektorin privat dhe atë publik.

“Për të përballuar këtë sfidë, universiteti “Luarasi” ofron një program studimi në mastër profesional “Siguri kibernetike dhe informacioni” ky program formon profesionistë qoftë në sektorin privat e publik, ofron arsimim mjaft të gjerë qoftë profesional apo shkencor” ,-tha dekani i fakultetit të Teknologjisë së Informacionit pranë universitetit “Luarasi” profesor Indrit Baholli.

Sakaq tryeza e sotme midis pedagogeve ekspert te fushes i paraprin pergatitjeve per hapjen e kursit te pare profesional ne fushen e sigurise kibernetike. Ky kurs vjen si rezultat i bashkëpunimit Universitetit ‘Luarasi’ me kompaninë izraelite.

“Bashkëpunimi i univeristeti “Luarasi” me kompaninë izraelite të mirënjohur ndërkombëtarisht në fushen e sigurisë ‘Elta System LTD’ konsiston në krijimin e një akademie të sigurisë kibernetike në Shqipëri. Me hapjen e kesaj akademie, ne do te synojme dhe do te kontribojme ne ngritjen e mëtejshme te kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike si dhe teknologjisë së informacionit dhe inovacionit në vend, dhe ne nje kohe te shkurter edhe shtrirjen e saj ne vendet e tjera te rajonit qe na rrethon”,-u shpreh dekani i fakultetit të Teknologjisë së Informacionit pranë universitetit “Luarasi” profesor Indrit Baholli.