Universiteti “Luarasi” zhvilloi leksion të hapur me Dr. Andrea Mogni, këshilltar i lartë të BE-së në fushën e financave dhe ekonomisë.
Dr. Andrea Mogni foli për eksperiencën e tij 25-vjeçare në Komisionin Europian dhe bëri një analizë të thelluar të situatës së tranzicionit jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë rajonin.
Leksionet e hapura nga ekspertët e huaj vijojnë të mbeten një traditë për Universitetin “Luarasi”, me synim nxitjen e mendimit kritik dhe përgatitjen e qytetarëve dhe profesionistëve të së ardhmes.