Trajnimi për të rinjtë me tematikë: “Aftësitë intelektuale dhe Suksesi”

Trajnimi për të rinjtë me tematikë: “Aftësitë intelektuale dhe Suksesi”

 

Universiteti “Luarasi” ,Tirane, organizoi nje trajnim nje ditor per te rinj te moshes 18-30 vjec, me date 5 Dhjetor 2015, Ora 9.30-13.30, ne bashkepunim me Qendren Didaktike Irisoft,Tirane

Qelimi : Qëllimi trajnimit është qe tregut te punes t’i ofrojmë kandidat kualitativ për pozitat që ata kërkojnë dhe njëkohësisht t’i përgatisim të gjithë të interesuarit qe t’i plotësojnë kushtet bazë për të qenë të suksesshëm në punë

Objektivat: 1–  Në përfundim të këtij programi pjesëmarrësit u pajisen me njohuritë kryesore mbi Aftesite, Mjeshterite, Personalitetin dhe llojet e  Inteligjencës.

2- Në përfundim të këtij programi pjesëmarrësit fituan teknika të ndryshme nga lojerat dhe testet  qe u zhvillohu gjatë trajnimi, duke kthyer teorinë në praktikë reale

Pershkrim shkurt: Trajnimmi me tematike “AFTESITE INTELEKTUALE DHE SUKSESI”, eshte drejtim psikologjik qe trajtohet ne kuadrin e sjelljes organizative. Eshte nje tematike qe zhvillohet , pasi ka impakt te drejte-perdrejte ne marredheniet ne pune/grup/karriere

Aftesite intelektuale nevojiten per te kryer aktivitetet mendore. sa me larte te ngrihet ne pergjegjesi brenda organizates, aq me teper inteligjence i duhet individit per te kryer punen me sukses. Sjellja organizative e merr te gatshem faktorin  aftesi dhe mjeshteri dhe e konsideron nje faktor te rendesishem per te realizuar produktivitetin, kenaqesine ne pune dhe pergjithesisht variablat e varur te modelit individual te sjelljes, e gjithe kjo per faktin se : “Tregu i punes mund te imagjinohet si nje centrifuge gjigande qe duke levizur i vendos njerezit secilin ne vendin qe i takon sipas aftesive”

Ceshtiet kryesore te trajtuara ne trajnim ishin si ne vijim:

1- Aftesite dhe mjeshterite

2-  Personaliteti dhe llojet e tij

3- Inteligjenca dhe llojet e inteligjences

4- “Dy mendjet tona” (funksionet e trurit)

5- Sjelljet dhe perdorimi inteligjences ne pune

6- Projekti Rekrutim, trajnim dhe punesim i burimeve njerezore, ku konsiston ai si dhe rendesia e kendveshtrimit te te parit te tregut te punes.

7- Analiza interaktive e aktualitetit mbi ngjarje me ne fokus trajnimet ( biseda pyetje pergjigje)
8- Krijimi efektiv i networking

Lektoret qe mundesuan realizimin e trajnimit ishin : PHD Altin Hoti ( Dekan i akultetit te Ekonomise, Universiteti “Luarasi”) ; Msc Armira Lazaj (asistente pedagoge me kohe te plote, prane Fakultetit te Ekonomise, Universiteti “Luarasi) , gjithashtu pati edhe te ftuar si Msc Katerina Kallanxhi ( Lektore Bussines English, Fakulteti Ekonomise, niversiteti Tiranes) dhe Erion Muca (manaxher I burimeve njerezore dhe marketingut prane Qendres Didaktike Irisoft)

Ne fund te trajnimit te gjithe pjesemarresit u pajisen me certificate pjesemarje si dhe pati nje shperblim motivues per nje prej pjesemaresve, intership 1 javor nga HB grup, pasi rezultoi fitues ne nje prej lojerave te formes se edukimit jo formal qe u zhvillua gjate trajnimit.