UDHËZIM

UDHËZIM

UDHËZIM

 

Nr. ______, datë __.___.2016

 

PËR PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE TË REGJISTRIMIT  NË CIKLIN E PARË TË STUDIMEVE, NË PROGRAMET E STUDIMEVE ME KARAKTER PROFESIONAL, SI DHE NË PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË, ME KOHË TË PLOTË, NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË, PËR VITIN AKADEMIK 2016 – 2017

 

Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës, të Ligjit nr.80/2015, datë 22.07.2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr.7889, datë 14.12.1994, “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar, të ligjit nr.8153, datë 31.10.1996, “Për statusin e jetimit”, të ndryshuar, të ligjit nr. 8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar, të ligjit nr. 8626, datë 22.6.2000, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar dhe të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar,

 

UDHËZOJ:

Kreu I

Regjistrimi dhe hedhja e të dhënave të rezultateve të arsimit të mesëm të lartë, në Portalin e Kandidatit për Student (Portalin e Maturës Shtetërore) dhe Portalin e Maturantit

 

  1. Pranimi i kandidateve në ciklin e parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL), në vitin akademik 2015-2016, do të bëhet nëpërmjet Portalit të kandidatit për student (Portali i Maturës Shtetërore). Portali i kandidatit për student është sistem elektronik baze të dhënash, i cili administron:
    1. procedurat e aplikimit nga kandidatët;
    2. rezultatet e maturës shtetërore;
    3. të dhënat personale;
    4. preferencat në programet e studimit dhe IAL-të (publike dhe jo publike);
    5. studentët e regjistruar;
    6. çdo të dhënë tjetër të kërkuar nga Portali i Kandidatit për Student.
  2. Portali i Maturantit është një sistem elektronik baze të dhënash, i cili administron të dhënat e rezultateve të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë.
  3. Pranimi i kandidateve në ciklin e parë të studimeve në programet e studimeve me karakter profesional dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL), në vitin akademik 2015-2016, bëhet pas përfundimit të procesit të hedhjes nga drejtoritë e shkollave në Portalin online të Maturantit, të të dhënave lidhur me rezultatet e shkollimit të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë.
  4. Për të gjithë maturantët e këtij viti shkollor, të cilët kanë aplikuar me formularin A1, nga drejtoritë e shkollave hidhen në Portalin online të Maturantit, të gjitha të dhënat e lidhura me rezultatet e shkollimit të të gjitha viteve të arsimit të mesëm.
  5. Për kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë përpara vitit shkollor 2015-2016 dhe që kanë aplikuar me formularin A1Z, nga drejtoritë e shkollave, ku ata kanë kryer aplikimin, hidhen në Portalin online të Maturantit, të gjitha të dhënat e lidhura me rezultatet e shkollimit të të gjitha viteve të arsimit të mesëm.
  6. Për të gjithë kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit dhe që kanë aplikuar me formularin A1Z, nga drejtoritë e shkollave, ku ata kanë kryer aplikimin, hidhen në Portalin online të Maturantit, të gjitha të dhënat e lidhura me rezultatet e shkollimit të të gjitha viteve të arsimit të mesëm.
  7. Procesi i hedhjes së të dhënave të rezultateve, për të gjitha vitet e arsimit të mesëm të lartë dhe të maturës shtetërore në Portalin online të Maturantit, përfundon me datë 28 korrik 2016.

 

Kreu II

Raundi i parë i aplikimeve

 

  1. Të gjithë kandidatët për ndjekjen e studimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë publike dhe jo publike, në ciklin e parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, duhet të kryejnë procesin e aplikimit on-line në Portalin e Kandidatit për Student (Portalin e Maturës Shtetërore).
  2. Aplikimi të kryhet vetëm nga kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe janë pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të këtij niveli arsimor, nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi, në IAL publike dhe/ose jopublike, plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, si dhe plotësojnë kriteret e përcaktuara nga Institucionet e Arsimit të Lartë, për programet e studimit për të cilat aplikojnë.
  3. Kandidatët përpara aplikimit në Portalin e Kandidatit për Student, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën ___ lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës së publikuar në faqen zyrtare elektronike të AKP-së.
  4. Mandat-pagesa dorëzohet në shkollën përkatëse, ku kandidatët kanë kryer plotësimin e formularit A1/A1Z. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave hedhin në sistem notën mesatare të llogaritur sipas VKM nr. 407 datë 1.6.2016 “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në Institucionet e Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2016-2017”, nga datat 25 – 30 korrik 2016.
  5. Kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dy vjeçare me karakter profesional nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikuar në vendimin nr. 407, datë 1.6.2016 “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016–2017”.
  6. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, duke përfshirë edhe kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit, pas pagesës së tarifës së aplikimit dhe hedhjes në sistem të notës mesatare, do të aplikojnë në Portalin e Kandidatit për Student, nëpërmjet formularit të aplikimit, sipas një kalendari të publikuar më parë nga AKP, për të gjitha DAR/ZA-të, nga datat 01 -11 gusht 2016.
  7. Aplikimi nëpërmjet formularit të aplikimit për ciklin e parë të studimeve në programet e studimeve me karakter profesional dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë në Institucionet e Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2015-2016 në Portalin e Kandidatit për Student, kryhet në cilindo mjedis që ka akses interneti (sipas procedurave të përshkruara në Udhëzuesin teknik të publikuar në faqen zyrtare të AKP). Kandidatët aksesohen në portal me kredencialet e tyre: ID e Kandidatit, Emri, Atësia, Mbiemri, Kartë e Identitetit, E-maili i kandidatit, etj, duke zgjedhur deri në 10 (dhjetë) programe studimi me preferencë të njëjtë nga lista e programeve të studimit që ofrohen nga IAL-të publike dhe/ose jopublike, për vitin akademik 2016-2017.
  8. Portali i Kandidatit për Student, nuk do të pranojë aplikime nga kandidatët të cilët nuk plotësojnë kriterin e notës mesatare, të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave për ciklin e parë të studimeve dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë, si dhe kriteret specifike të përcaktuara nga Institucionet e Arsimit të Lartë.
  9. Pasi ka përfunduar procesi i aplikimit në Portalin e Kandidatit për student, kopje e formularit të aplikimit e printuar dhe nënshkruar nga aplikanti, depozitohet në sekretarinë e shkollës ku kandidatët kanë kryer plotësimin e formularit A1/A1Z.
  10. AKP i përcjell IAL-ve që parashikojnë konkurse pranimi, në format elektronik dhe shkresor, brenda datës 15 gusht 2016 listën e aplikantëve që konkurrojnë në programet përkatëse të studimit.
  11. AKP i përcjell IAL-ve, në format elektronik dhe shkresor, brenda datës 30 gusht 2016, për çdo program studimi të ofruar nga ana e tyre, listën kandidatëve që kanë përzgjedhur ato programe studimi, së bashku me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore si dhe tregues vlerësimi të tjerë të nevojshëm për rankimin dhe shpalljen e fituesve nga ana e IAL-ve.
  12. Të gjitha IAL-të që zhvillojnë konkurse për pranimin në programet e studimit që ofrojnë si: Universiteti i Arteve Tiranë, Universiteti i Sporteve Tiranë, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për programin e studimit “Edukim Fizik dhe Sporte”, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër për programet e studimit “Edukim Fizik dhe Sporte”, “Pikturë e Grafikë” dhe “Pedagogji Muzikore”, Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) për programet e studimit Menaxhim i Bankave, Menaxhim Hoteleri Turizëm, Menaxhim i Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe IAL-të jopublike që në kriteret e tyre kanë përcaktuar konkurs/testime, do ti afishojnë listat e pjesëmarrësve në konkurset e pranimit, më datë 16 gusht 2016, në mjediset e tyre dhe në faqet zyrtare elektronike përkatëse, si dhe do të realizojnë këto konkurse, në periudhën 20 deri 30 gusht 2016.
  13. Brenda datës 3 shtator 2016, IAL-të e pikës 12 të këtij kreu hedhin në sistemin informatik pikët e secilit kandidat në konkurrim.
  14. Të gjitha IAL-të që zhvillojnë konkurse për pranimin në programet përkatëse të studimit që ofrojnë, pas kryerjes së përllogaritjeve të pikëve për çdo konkurrent, sipas kritereve të pranimit të përcaktuara nga IAL-ja, si dhe rankimit të studentëve në varësi të pikëve të grumbulluara, afishojnë në mjedise publike si dhe në faqet e tyre zyrtare listat e rankuara të aplikuesve, ku me vijë të kuqe përcaktohet fituesi i fundit, në varësi të kuotave të ofruara për programin përkatës të studimit me konkurs. Afishimi dhe publikimi duhet bërë brenda datës 09.2016. Një kopje elektronike e këtyre listave i përcillet AKP-së brenda datës 06.09.2016.
  15. IAL-të të kryejnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve fitues në bazë të kritereve të përcaktuara nga ana e tyre. IAL-të për çdo program studimi që ofrojnë, përzgjedhin fituesit dhe publikojnë listat e rankuara të kandidatëve sipas të dhënave të përcjella nga AKP dhe mënyrën/formulën e përzgjedhjes së kandidatëve. Në listën e publikuar nga ana e IAL-ve, me vijë të kuqe përcaktohet fituesi i fundit, në varësi të kuotave të ofruara për programin përkatës të studimit.
  16. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit pranë komisioneve përkatëse të përzgjedhjes, brenda tre ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së rezultateve. Komisionet detyrohen të shprehen me vendim të argumentuar lidhur ankimimin brenda dy ditëve pune nga data e paraqitjes së ankesave. Vendimet e komisioneve të përzgjedhjes së kandidatëve, ankimohen në gjykatën kompetente.

 

Kreu III

Shpallja dhe regjistrimi i kandidatëve fitues të raundit të parë

 

  1. IAL-të shpallin listat jo përfundimtare të kandidatëve fitues të identifikuar me ID-në e kandidatit, në faqet elektronike zyrtare në internet dhe në mjediset e tyre, brenda datës 05.09.2016, duke respektuar përcaktimet e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale. Afishimi dhe publikimi duhet bërë brenda datës 09.2016. Një kopje elektronike e këtyre listave i përcillet AKP-së brenda datës 06.09.2016.
  2. IAL-të pas përfundimit të afatit të ankimimit dhe shqyrtimit të ankesave, shpallin listat përfundimtare të kandidatëve fitues të identifikuar me ID-në e kandidatit, në faqet elektronike zyrtare në internet dhe në mjediset e tyre, brenda datës 11.09.2016, duke respektuar përcaktimet e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale. Afishimi dhe publikimi duhet bërë brenda datës 09.2016. Një kopje elektronike e këtyre listave i përcillet AKP-së brenda datës 12.09.2016.
  3. Të gjithë kandidatët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues nga IAL-të, brenda datës 09.2016, duhet të paraqiten në sekretaritë mësimore të fakulteteve për të kryer regjistrimin on-line në Portalin e Kandidatëve për Student në programin përkatës ku depozitojnë dhe kopje të letërnjoftimit dhe sipas procedurave teknike që u dërgohen sekretarive të IAL-ve nga AKP (procedurat e përshkruara në Udhëzuesin teknik të publikuar në faqen zyrtare të AKP).
  4. Kandidatët fitues regjistrohen vetëm në një program studimi në Portalin e Kandidatëve për Student. Brenda një afati 7 ditor regjistrimesh, duke filluar nga data 09.2016 – 18.09.2016, fituesit e regjistruar kanë të drejtë të ndryshojnë programin e studimit ku janë regjistruar duke u paraqitur pranë sekretarisë mësimore përkatëse. Për të kryer regjistrimin e ri duhet të çregjistrohet nga programi i mëparshëm i studimit dhe të marr konfirmimin e çregjistrimit nga sekretaria përkatëse. Pas këtij afati fituesit nuk mund të ndryshojnë më programin e studimit.
  5. Kandidatët që janë shpallur fitues dhe kanë kryer regjistrimin on line, nga datat 18-22 Shtator 2016, duhet të kryejnë procesin e regjistrimit me dokumentacion, në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet.
  6. Sekretaritë mësimore të IAL-ve, do të pranojnë dokumentacionin për të gjithë kandidatet fitues. Kandidatët dorëzojnë personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar nga ana e tyre dokumentacionin e mëposhtëm:
    1. Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve të identifikimit;
    2. Fotokopje të noterizuar të Diplomës së Maturës Shtetërore, së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit.
    3. Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej ___ lekë, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare apo bankave të nivelit të dytë, për llogari të IAL-së përkatëse publike;
    4. Deklaratën e paraqitur në shtojcën bashkëlidhur këtij udhëzimi, e cila plotësohet dhe firmoset nga kandidati në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore dhe nënshkruar nga kjo e fundit.
    5. 2 fotografi personale;
  7. Sekretaritë mësimore të fakulteteve të IAL-ve mbajnë regjistër të veçantë për dorëzimin e dokumentacionit me të dhënat mbi datën dhe orën e dorëzimit, si dhe nënshkrimin e kandidatëve të regjistruar. Kandidati, pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar në regjistër, nuk ka të drejtë të ndryshojë programin e studimit, për atë vit akademik.

 

Kreu IV

Raundi i dytë i aplikimeve (aplikimi për kuotat e paplotësuara)

 

  1. Të gjitha IAL-të, brenda datës _________, i dërgojnë AKP-së numrin e kuotave të pa plotësuara për çdo program studimi në rrugë elektronike dhe shkresore. AKP brenda datës _________, lejon fillimin e aplikimeve nga kandidatët jo fitues të raundit të parë në Portalin e Kandidatit për Student, për të gjitha programet dhe kuotat e paplotësuara.
  2. Të gjithë kandidatët, të cilët kanë plotësuar formularin A1/A1Z, por nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë për arsye të ndryshme, dhe kandidatët që kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues apo nuk kanë arritur të regjistrohen, të kryejnë procesin e aplikimit online në raundin e dytë me formularin e aplikimit në Portalin e Kandidatit për Student, sipas një kalendari të publikuar më parë nga AKP, për të gjitha DAR/ZA-të, në datat 23 – 27 shtator 2016.
  3. Aplikimi kryhet në cilindo mjedis që ka akses interneti (sipas procedurave të përshkruara në Udhëzuesin teknik të publikuar në faqen zyrtare të AKP) dhe kopje e formularit të aplikimit, e printuar dhe nënshkruar nga aplikanti, depozitohet në sekretarinë e shkollës ku kandidatët kanë kryer plotësimin e formularit A1/A1Z. Kandidatët që nuk kanë aplikuar në raundin e parë, përpara aplikimit në Portalin e Kandidatit për Student, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën ___ lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës së publikuar në faqen zyrtare elektronike të AKP-së dhe e paraqesin në sekretarinë e shkollës, ku kandidatët kanë kryer plotësimin e formularit A1/A1Z.
  4. Kandidatët e raundit të dytë bëjnë 10 përzgjedhje preferencash, me përjashtim të programeve të studimit për të cilat është zhvilluar konkurs në IAL-të publike.
  5. IAL-të të kryejnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve fitues të raundit të dytë, në bazë të kritereve të përcaktuara nga ana e tyre. IAL-të për çdo program studimi që ofrojnë, përzgjedhin fituesit dhe publikojnë listat e rankuara të kandidatëve sipas të dhënave të përcjella nga AKP dhe mënyrën/formulën e përzgjedhjes së kandidatëve. Në listën e publikuar nga ana e IAL-ve, me vijë të kuqe përcaktohet fituesi i fundit, në varësi të kuotave të ofruara për programin përkatës të studimit.
  6. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit pranë komisioneve përkatëse të përzgjedhjes, brenda tre ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së rezultateve. Komisionet detyrohen të shprehen me vendim të argumentuar lidhur me ankimimin brenda dy ditëve pune nga data e paraqitjes së ankesave. Vendimet e komisioneve të përzgjedhjes së kandidatëve, ankimohen në gjykatën kompetente.

 

Kreu V

Shpallja dhe regjistrimi i kandidatëve fitues të raundit të dytë (kuotat e paplotësuara)

  1. IAL-të shpallin listat jo përfundimtare të kandidatëve fitues të identifikuar me ID-në e kandidatit, në faqet elektronike zyrtare në internet dhe në mjediset e tyre, brenda datës 5 tetor 2016, duke respektuar përcaktimet e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale. Afishimi dhe publikimi duhet bërë brenda datës 10.2016. Një kopje elektronike e këtyre listave i përcillet AKP-së brenda datës 06.10.2016.
  2. IAL-të pas përfundimit të afatit të ankimimit dhe shqyrtimit të ankesave, shpallin listat përfundimtare të kandidatëve fitues të identifikuar me ID-në e kandidatit, në faqet elektronike zyrtare në internet dhe në mjediset e tyre, brenda datës 11 tetor 2016, duke respektuar përcaktimet e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale. Afishimi dhe publikimi duhet bërë brenda datës 10.2016. Një kopje elektronike e këtyre listave, i përcillet AKP-së brenda datës 12.10.2016.
  3. Të gjithë kandidatët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e dytë dhe janë shpallur fitues nga IAL-të, duhet të kryejnë procesin e regjistrimit me dokumentacion, pranë sekretarive mësimore të fakulteteve në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet, nga datat 13 – 15 tetor 2016. Kandidati që është shpallur fitues në më shumë se një program studimi lejohet të regjistrohet me dokumentacion vetëm në njërin nga programet e studimit, ku është fitues.
  4. Sekretaritë mësimore të IAL-ve, do të pranojnë dokumentacionin për të gjithë kandidatet fitues. Kandidatët dorëzojnë personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar nga ana e tyre dokumentacionin e mëposhtëm:
  5. Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve të identifikimit;
  6. Fotokopje të noterizuar të Diplomës së Maturës Shtetërore, së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit.
  7. Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej ___ lekë, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare apo bankave të nivelit të dytë, për llogari të IAL-së përkatëse publike;
  8. Deklaratën e paraqitur në shtojcën bashkëlidhur këtij udhëzimi, e cila plotësohet dhe firmoset nga kandidati në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore dhe nënshkruar nga kjo e fundit.
  9. 2 fotografi personale;
  10. Sekretaritë mësimore të fakulteteve të IAL-ve mbajnë regjistër të veçantë për dorëzimin e dokumentacionit me të dhënat mbi datën dhe orën e dorëzimit, si dhe nënshkrimin e kandidatëve të regjistruar. Kandidati, pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar në regjistër, nuk ka të drejtë të ndryshojë programin e studimit, për atë vit akademik.

 

Kreu VI

Raundi i tretë i aplikimeve (aplikimi për kuotat e paplotësuara në IAL-të jopublike)

 

  1. Të gjitha IAL-të jopublike, brenda datës _________, i dërgojnë AKP-së numrin e kuotave të pa plotësuara, për çdo program studimi, në rrugë elektronike dhe shkresore. AKP brenda datës _________, lejon fillimin e aplikimeve nga kandidatët jo fitues të raundit të parë dhe të dytë, si dhe kandidatët që kanë kryer plotësimin e formularit A1/A1Z dhe nuk kanë aplikuar në raundin e parë dhe të dytë, për të gjitha kuotat e paplotësuara, në IAL-të jopublike.
  2. Aplikantët kryejnë procesin e aplikimit online në raundin e tretë, me formularin e aplikimit në Portalin e Kandidatit për Student, sipas një kalendari të publikuar më parë nga AKP, për të gjitha DAR/ZA-të, në datat ______ Tetor 2016.
  3. Aplikimi kryhet në cilindo mjedis që ka akses interneti (sipas procedurave të përshkruara në Udhëzuesin teknik të publikuar në faqen zyrtare të AKP). Kandidatët që nuk kanë aplikuar në raundin e parë dhe të dytë, përpara aplikimit në Portalin e Kandidatit për Student, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën ___ lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës së publikuar në faqen zyrtare elektronike të AKP-së dhe e paraqesin në sekretarinë e shkollës, ku kandidatët kanë kryer plotësimin e të dhënave.
  4. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave hedhin në sistem notën mesatare të llogaritur sipas VKM nr. 407 datë 1.6.2016 “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në Institucionet e Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2016-2017”, nga datat _____, Tetor 2016.
  5. Kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dy vjeçare me karakter profesional, nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikuar në vendimin nr. 407, datë 1.6.2016 “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016-2017”.
  6. Kandidatët e raundit të tretë, bëjnë 10 përzgjedhje preferencash, ose më pak nga programet e studimit të ofruara nga IAL-të jopublike.
  7. IAL-të jo publike të kryejnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve fitues të raundit të tretë, në bazë të kritereve të përcaktuara nga ana e tyre. IAL-të jopublike për çdo program studimi që ofrojnë, përzgjedhin fituesit dhe publikojnë listat e rankuara të kandidatëve sipas të dhënave të përcjella nga AKP dhe mënyrën/formulën e përzgjedhjes së kandidatëve. Në listën e publikuar nga ana e IAL-ve, me vijë të kuqe përcaktohet fituesi i fundit, në varësi të kuotave të ofruara për programin përkatës të studimit.

 

Kreu VII

Shpallja dhe regjistrimi i kandidatëve fitues të raundit të tretë (kuotat e paplotësuara)

  1. IAL-të jopublike shpallin listat e kandidatëve fitues të identifikuar me ID-në e kandidatit, në faqet elektronike zyrtare në internet dhe në mjediset e tyre, brenda datës 10.2016, duke respektuar përcaktimet e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale. Afishimi dhe publikimi duhet bërë brenda datës 31.10.2016. Një kopje elektronike e këtyre listave, i përcillet AKP-së brenda datës 01.11.2016.
  2. Të gjithë kandidatët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e tretë dhe janë shpallur fitues nga IAL-të, brenda datës 11.2016, duhet të paraqiten në sekretaritë mësimore për të kryer regjistrimin on-line në Portalin e Kandidatëve për Student në programin përkatës ku depozitojnë dhe kopje të letërnjoftimit dhe sipas procedurave teknike që u dërgohen sekretarive të IAL-ve nga AKP. (procedurat e përshkruara në Udhëzuesin teknik të publikuar në faqen zyrtare të AKP).
  3. Të gjithë kandidatët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e tretë dhe janë shpallur fitues nga IAL-të, duhet të kryejnë procesin e regjistrimit me dokumentacion, pranë sekretarive mësimore të fakulteteve në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet, nga datat 10-13 nëntor 2016. Kandidati që është shpallur fitues në më shumë se një program studimi lejohet të regjistrohet me dokumentacion vetëm në njërin nga programet e studimit, ku është fitues.
  4. Sekretaritë mësimore të IAL-ve, do të pranojnë dokumentacionin për të gjithë kandidatet fitues. Kandidatët dorëzojnë personalisht, ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar nga ana e tyre, dokumentacionin e mëposhtëm:
    1. Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve të identifikimit;
    2. Fotokopje të noterizuar të Diplomës së Maturës Shtetërore, së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit.
    3. Deklaratën e paraqitur në shtojcën bashkëlidhur këtij udhëzimi, e cila plotësohet dhe firmoset nga kandidati në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore dhe nënshkruhet nga kjo e fundit.
    4. 2 fotografi personale;
  5. Sekretaritë mësimore të fakulteteve të IAL-ve mbajnë regjistër të veçantë për dorëzimin e dokumentacionit me të dhënat mbi datën dhe orën e dorëzimit, si dhe nënshkrimin e kandidatëve të regjistruar. Kandidati, pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar në regjistër, nuk ka të drejtë të ndryshojë programin e studimit, për atë vit akademik.

 

 Kreu VIII

Aplikimi për kuotat e veçanta, për kandidatët nga Republika e Kosovës, kandidatët me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, si dhe kandidatët me status të verbri, invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, jetim, romë dhe ballkano-egjiptianë

 

  1. Të gjithë kandidatët që aplikojnë për kuotat e veçanta fillimisht duhet të bëjnë aplikimin me formularin A1Z, në portalin e MSH, nga datat 31 gusht 2016 – 03 shtator 2016, në shkollën e autorizuar nga MAS dhe aplikimet do të zhvillohen nën mbikëqyrjen e specialistëve të DAR/ZA dhe MAS.
  2. Aplikimi të kryhet vetëm nga kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe janë pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të këtij niveli arsimor, nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi në IAL publike dhe/ose jopublike, plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, si dhe plotësojnë kriteret e përcaktuara nga Institucionet e Arsimit të Lartë, për programet e studimit për të cilat aplikojnë.
  3. Kandidatët përpara aplikimit në Portalin e Kandidatit për Student, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën ___ lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës së publikuar në faqen zyrtare elektronike të AKP-së.
  4. Mandat-pagesa dorëzohet në shkollën përkatëse, ku kandidatët kanë kryer plotësimin e formularit A1Z. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave hedhin në sistem të dhënat e rezultateve të arsimit të mesëm të lartë dhe notën mesatare të llogaritur sipas VKM nr. 407 datë 1.6.2016 “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në Institucionet e Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2016-2017”, nga datat 25 – 30 korrik 2016.
  5. Kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dy vjeçare me karakter profesional, nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikuar në vendimin nr. 407, datë 1.6.2016 “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016–2017”.
  6. Të gjithë kandidatët e mësipërm për ndjekjen e studimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë, në programet e ciklit të parë, atyre të integruara dhe programet me karakter profesional, duhet të kryejnë procesin e aplikimit online për kuotat e veçanta, në Portalin e Kandidatëve për Studentë.
  7. Të gjithë kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, që duan të ndjekin studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë, do të aplikojnë on-line, për kuotat e veçanta sipas procedurave të përshkruara në Udhëzuesin teknik të publikuar në faqen zyrtare të AKP nga datat 05 – 10 shtator 2016, në mjediset e autorizuara nga MAS, nën mbikëqyrjen e specialistëve të DAR/ZA dhe MAS.
  8. Të gjithë kandidatët me statusin e të verbrit, invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, jetimit, si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët, që duan të ndjekin studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë, do të aplikojnë me aplikimin e formularit në IAL, për kuotat e veçanta sipas procedurave të përshkruara në Udhëzuesin teknik të publikuar në faqen zyrtare të AKP nga datat 05 – 10 shtator 2016, në mjediset e autorizuara nga MAS, nën mbikëqyrjen e specialistëve të DAR/ZA dhe MAS.
  9. Aplikimi on-line, për kuotat e veçanta kryhet në ambientet e caktuara nga DAR/ZA. Kandidati aplikon me formularin e aplikimit, për kuotat e veçanta sipas kategorisë që i përket, duke zgjedhur deri në 10 (dhjetë) programe studimi me preferencë të njëjtë nga lista e programeve të studimit që ofrohen nga IAL-të publike dhe/ose private, për vitin akademik 2016-2017, për atë kategori.
  10. Pasi ka përfunduar procesi i aplikimit, në Portalin e Kandidatit për Student, AKP i përcjell IAL-ve në format elektronik dhe shkresore, për çdo program studimi të ofruar nga ana e tyre, listën kandidatëve që kanë përzgjedhur ato programe studimi, së bashku me notën mesatare të viteve të shkollës së mesme.
  11. IAL-të të kryejnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve fitues të atyre që kanë aplikuar me formularin e aplikimit në IAL, për kuotat e veçanta, në bazë të kuotave dhe kritereve të përcaktuara nga ana e tyre nga datat 11-16 shtator 2016.
  12. IAL-të për çdo program studimi që ofrojnë, publikojnë listat e rankuara të kandidatëve sipas të dhënave të përcjella nga AKP dhe mënyrën/formulën e përzgjedhjes së kandidatëve. Në listën e publikuar nga ana e IAL-ve, me vijë të kuqe përcaktohet fituesi i fundit, në varësi të kuotave të ofruara për programin përkatës të studimit dhe për secilën nga kategoritë e veçanta.
  13. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit pranë komisioneve përkatëse të përzgjedhjes, brenda tre ditëve kalendarike nga dita e shpalljes së rezultateve. Komisionet detyrohen të shprehen me vendim të argumentuar lidhur me ankimimin brenda dy ditëve pune nga data e paraqitjes së ankesave. Vendimet e komisioneve të përzgjedhjes së kandidatëve, ankimohen në gjykatën kompetente.

 

Kreu IX

Shpallja e fituesve dhe regjistrimi i kandidatëve që kanë aplikuar me formularin e aplikimit në IAL, për kuotat e veçanta

 

  1. Të gjithë kandidatët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit on line me formularin e aplikimit në IAL, për kuotat e veçanta dhe janë pranuar nga ana e IAL-ve, duhet të paraqiten në sekretaritë mësimore dhe të regjistrohen me dokumentacion në programin e studimit ku janë shpallur fitues. Regjistrimi me dokumentacion nga sekretaritë do të kryhet nga datat 18-21shtator 2016.
  2. Kandidati që është shpallur fitues në më shumë se një program studimi lejohet të regjistrohet me dokumentacion vetëm në njërin nga programet e studimit, ku është fitues.
  3. Sekretaritë mësimore të fakulteteve të IAL-ve do të pranojnë dokumentacionin për të gjithë kandidatët fitues. Kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, dorëzojnë personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar nga ana e tyre dokumentacionin e mëposhtëm:
  4. Fotokopje të noterizuar në Republikën e Shqipërisë (dhe e përkthyer në gjuhën shqipe nëse është lëshuar në gjuhë të huaj), të diplomës se Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose diplomën/dëftesën e shkollës se mesme të fituar në vendin përkatës, së bashku me certifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendore apo qendrore, të vendit ku ka përfunduar studimet.
  5. Dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit;
  6. Dy fotografi;
  7. Autorizimin për trajtimin e të dhënave personale sipas shtojcës bashkëlidhur këtij Udhëzimi;
  8. Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej ______ lekë, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare, për llogari të IAL-së publike përkatëse.
  9. Sekretaritë mësimore të fakulteteve të IAL-ve, do të pranojnë dokumentacionin për të gjithë kandidatet fitues. Kandidatët me statusin e të verbrit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të jetimit si dhe romët dhe ballkano-egjiptianët, dorëzojnë personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar nga ana e tyre dokumentacionin e mëposhtëm:
  10. Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve të identifikimit, (e pa noterizuar);
  11. Fotokopje të noterizuar të Diplomës së Maturës Shtetërore, së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri dhe të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.
  12. Dy fotografi;
  13. Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit _______ lekë, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare apo bankave të nivelit të dytë, për llogari të IAL-së publike përkatëse;
  14. Autorizimin për trajtimin e të dhënave personale sipas shtojcës bashkëlidhur këtij Udhëzimi;
  15. Dokumentacionin ligjor që vërteton statusin e të verbrit, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, jetimit, romit dhe ballkano-egjiptianit.
  16. Sekretaritë mësimore të fakulteteve të IAL-ve mbajnë regjistër të veçantë për dorëzimin e dokumentacionit me të dhënat mbi datën dhe orën e dorëzimit, si dhe nënshkrimin e kandidatëve të regjistruar. Kandidati, pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar në regjistër, nuk ka të drejtë të ndryshojë programin e studimit, për atë vit akademik.

 

Kreu X

Aplikimi nga kandidatë shtetas të huaj

 

  1. Të gjithë kandidatët shtetas të huaj që dëshirojnë të ndjekin studimet në ciklin e parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, paraqesin vet apo nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, kopje të dokumenteve me të dhënat e rezultateve të të gjitha viteve shkollore të arsimit të mesëm dhe mandatin e arkëtimit të tarifës së aplikimit, në shkollat e autorizuar nga MAS, për hedhjen në Portalin e Kandidatëve për Student, të të dhënave të rezultateve dhe notës mesatare të ekuivalentuar nën mbikëqyrjen e specialistëve të DAR/ZA dhe MAS, nga data 01.09.2016 deri më datë 10.09.2016.
  2. Kandidatët shtetas të huaj, duhet të kenë përfunduar arsimin e mesëm të lartë dhe të jenë të pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të këtij niveli arsimor, nuk duhet të rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi në IAL publike dhe/ose jopublike, të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, si dhe të plotësojnë kriteret e përcaktuara nga Institucionet e Arsimit të Lartë, për programet e studimit për të cilët aplikojnë.
  3. Kandidatët shtetas të huaj përpara aplikimit në Portalin e Kandidatit për Student, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën ___ lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës së publikuar në faqen zyrtare elektronike të AKP-së.
  4. Kandidatët shtetas të huaj që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dy vjeçare me karakter profesional nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikuar në vendimin nr. 407, datë 1.6.2016 “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016–2017”.
  5. Kandidatët shtetas të huaj, për ndjekjen e studimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë, në programet e ciklit të parë, atyre të integruara dhe programet me karakter profesional, duhet të kryejnë procesin e aplikimit online, në Portalin e Kandidatëve për Studentë, sipas procedurave të përshkruara në Udhëzuesin teknik të publikuar në faqen zyrtare të AKP nga datat 10 – 15 shtator 2016.
  6. Kandidatët shtetas të huaj aplikojnë me formularin e aplikimit, duke zgjedhur deri në 10 (dhjetë) programe studimi me preferencë të njëjtë nga lista e programeve të studimit që ofrohen nga IAL-të jo publike, për vitin akademik 2016-2017.
  7. Pasi ka përfunduar procesi i aplikimit, në Portalin e Kandidatit për Student, AKP i përcjell IAL-ve jo publike në format elektronik dhe shkresor, për çdo program studimi të ofruar nga ana e tyre, listën kandidatëve shtetas të huaj që kanë përzgjedhur ato programe studimi, së bashku me notën mesatare të viteve të shkollës së mesme.
  8. IAL-të jopublike kryejnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve fitues, në bazë të kuotave dhe kritereve të përcaktuara nga ana e tyre nga datat 16 deri në datë 25 shtator 2016.
  9. IAL-të jopublike për çdo program studimi që ofrojnë, publikojnë listat e rankuara të kandidatëve sipas të dhënave të përcjella nga AKP dhe mënyrën/formulën e përzgjedhjes së kandidatëve. Në listën e publikuar nga ana e IAL-ve, me vijë të kuqe përcaktohet fituesi i fundit, në varësi të kuotave të ofruara për programin përkatës të studimit.

 

Kreu XI

Shpallja e fituesve dhe regjistrimi i kandidatëve kandidatë shtetas të huaj

 

  1. Të gjithë kandidatët shtetas të huaj, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit online dhe janë pranuar nga IAL-të jopublike, duhet të paraqiten në sekretaritë mësimore dhe të regjistrohen me dokumentacion në programin e studimit ku janë shpallur fitues. Regjistrimi nga sekretaritë do të kryhet nga brenda datës 31.10.2016.
  2. Kandidati shtetas i huaj që është shpallur fitues në më shumë se një program studimi lejohet të regjistrohet me dokumentacion vetëm në njërin nga programet e studimit, ku është fitues.
  3. Sekretaritë mësimore të fakulteteve të IAL-ve do të pranojnë dokumentacionin për të gjithë kandidatët fitues. Shtetasit e huaj dorëzojnë personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar nga ana e tyre, dokumentacionin e mëposhtëm:
  4. Vërtetim që nuk ka qenë i ndjekur penalisht dhe që nuk është në ndjekje penale, në vendin e origjinës, i lëshuar 3 muajt e fundit;
  5. Fotokopjen e dokumentit personal te identitetit;
  6. Fotokopjen të njësuar me origjinalin te vërtetimit të njohjes në Republikën e Shqipërisë nga komisioni i posaçëm për njohjen e diplomave të arsimit të mesëm në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit;
  7. Dëshminë e njohjes së gjuhës shqipe, fituar në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës (për rastet kur regjistrohet në një program studimi që zhvillohet në gjuhën shqipe), si dhe të gjuhëve të tjera të njohura nga kandidati. Shtetasit e huaj që kanë kombësi shqiptare dhe kanë njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe mund të sjellin çdo dokument nga vendi i origjinës që provon njohjen e gjuhës shqipe.
  8. Kopjen e njësuar të origjinalit të lejes qëndrimit për shtetasit e huaj, lëshuar nga Ministria e Brendshme, nëse disponohet nga aplikuesi;
  9. Autorizimin për trajtimin e të dhënave personale sipas shtojcës bashkëlidhur këtij udhëzimi këtij Udhëzimi;
  10. Sekretaritë mësimore të fakulteteve të IAL-ve mbajnë regjistër të veçantë për dorëzimin e dokumentacionit me të dhënat mbi datën dhe orën e dorëzimit, si dhe nënshkrimin e kandidatëve të regjistruar. Kandidati, pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar në regjistër, nuk ka të drejtë të ndryshojë programin e studimit, për atë vit akademik.

 

Kreu XII

Zbatimi dhe hyrja në fuqi

 

  1. IAL-të të dorëzojnë në AKP në formë shkresore dhe elektronike brenda datës 30 nëntor 2016 listat përfundimtare të studentëve të regjistruar, për pajisjen e studentëve me numër matrikullimi, sipas udhëzimit nr. 45, datë 19.12.2011 “Për gjenerimin dhe dhënien e numrave të matrikullimit”, të ndryshuar, si dhe deklaratën sipas shtojcës bashkëlidhur këtij udhëzimi. AKP dërgon IAL-ve brenda datës 31.12.2016, numrat individualë të regjistrimit (matrikullimit) të studentëve të regjistruar.
  2. Procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në ciklin e parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesional, si dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016 – 2017, kryhen vetëm nëpërmjet Portalit të Kandidatit për Studentë. IAL-të nuk mund të regjistrojnë asnjë student jashtë këtij portali.
  3. Kandidatët e shpallur fitues në programet e studimit me kohë të plotë nuk mund të regjistrohen për të ndjekur njëkohësisht studimet në dy programe studimi në IAL publike dhe/ose private, në të njëjtin vit akademik.
  4. IAL-të të përpilojnë një raport të hollësishëm në lidhje me regjistrimet e studentëve në afatet dhe formatet e kërkuara sipas udhëzimit nr. 9, datë 25.2.2010 “Për mbledhjen, përpunimin dhe raportimin e të dhënave statistikore”. Ky raport dërgohet në MAS brenda datës 15 dhjetor 2016.
  5. Ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Shkencës, në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Agjencia Kombëtare e Provimeve, DAR/ZA-të, si dhe IAL-të, për zbatimin e këtij udhëzimi.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

LINDITA NIKOLLA

MINISTËR

Shtojca

DEKLARATË

 

Unë i nënshkruari ________________________________________, lindur më __________________,

me kartë identiteti, pasaportë nr. ____________________________,

 

  1. Autorizoj Institucionin e Arsimit të Lartë _____________________________________, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Agjencinë Kombëtare të Provimeve, për trajtimin e të dhënave të mia personale në kuadër të aplikimit dhe regjistrimit për vazhdimin e studimeve universitare në Institucionin e sipërcituar, si dhe publikimin eventual të tyre. Autorizoj, gjithashtu Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Agjencinë Kombëtare të Provimeve, për kryerjen e të gjitha verifikimeve dhe marrjen e të gjitha informacioneve që lidhur me: studimet universitare ku kam aplikuar për t’u regjistruar, periudhën e studimeve të kryera më parë dhe çdo lloj verifikimi tjetër që lidhet me sa më sipër.
  1. Deklaroj se nuk kam aplikuar për t’u regjistruar në asnjë institucion tjetër të arsimit të lartë, për vitin akademik 2016-2017.
  1. Deklaroj se nuk po ndjek ndonjë program tjetër studimi në institucione të tjera të arsimit të lartë, dhe se nuk do të ndjek njëkohësisht një program tjetër studimi, deri në përfundimin e programit të studimit ku po aplikoj.
  1. Deklaroj vërtetësinë e të dhënave dhe dokumenteve të paraqitura. Jam i vetëdijshëm se, në rast deklarimi të të dhënave të pavërteta apo të paraqitjes së dokumenteve të falsifikuara apo me të dhëna jo të vërteta, jam subjekt i masave të parashikuara në Kodin Penal dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi. Në rast dyshimi për vërtetësinë e informacionit të deklaruar, Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe/ose Agjencia Kombëtare e Provimeve dhe/ose IAL-ja nisin procedurën e kontrollit të tyre duke ia përcjellë këto të dhëna eventualisht edhe organeve kompetente.

 

 

_________________________________      _____________________________________

Emër, Atësi, Mbiemër i kandidatit                  Emër, Atësi, Mbiemër i punonjësit të sekretarisë mësimore

Firma:                                                               Firma:

Vendi: _________________                                Data: ____ . ____. ___________