Vijojnë bashkëpunimet ndërkombëtare!

Tjetër takim i suksesshëm nga Prof.Dr.Arben Malaj sot! Rektori i Luarasit priti ZAleksi Aleksishvili, Drejtor Ekzekutiv i ‘Policy and Management Consulting Group’ (PMCG: http://www.pmcg-i.com/contact-us), një kompani shumë e suksesshme në fushën e konsulencës me zyra në Gjeorgji dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Takimi rezultoi mjaft efektiv dhe palët menduan për ura të ndryshme bashkëpunimi në formën e programeve të përbashkëta të studimit, projekte të sektorit ndërkombëtar dhe privat.
Ne të Luarasit mirëpresim gjithmonë ide, projekte dhe bashkëpunime të ndryshme që ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve të stafit dhe studentëve tanë.

Another successful meeting of Prof.Dr.Arben Malaj today! The Rector of Luarasi University met Mr. Aleksi Aleksishvili, Executive Director of ‘Policy and Management Consulting Group “(PMCG: http://www.pmcg-i.com/contact-us), a very successful consulting company with offices in Georgia and in the United States.
The meeting was quite effective and both sides thought of different bridges of cooperation in the form of joint study programs, international projects and collaboration in the private sector.

At Luarasi, we always welcome unique ideas, projects and collaborations that help in raising the capacities of our staff and students.