WBF (Western Balkans Fund) organzoi on-line “Ceremoninë e ndarjes së Çmimeve”

WBF (Western Balkans Fund) organzoi on-line “Ceremoninë e ndarjes së Çmimeve”

Më datë 26 Maj 2020, Fondi i Ballkanit Perëndimor -WBF (Western Balkans Fund) organzoi on-line “Ceremoninë e ndarjes së Çmimeve”, për të festuar së bashku suksesin me Projektet fituese të Thirrjes së III-të të WBF. Ky takim i parë i pararapriu hapave të tjerë që do të vazhdojnë me fazën e zbatimit të këtyre projekteve të reja.
Ceremonia e ndarjes së Çmimeve për projektet fituese është një aktivitet tradicional i WBF që shënon fazën e fillimit të zbatimit të projekteve fituese, përfituese nga granti i WBF-së. Këtë vit Fondi i Ballkanit Perëndimor -WBF për shkak të kufizimeve të krijuara nga pandemia Covid-19 organizoi këtë ceremoni në mënyrë virtuale.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni virtuale ishin 24 organizatat fituese të Thirrjes së III-të të WBF nga Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, të cilët patën mundësi të shkëmbejnë idetë e tyre për bashkëpunimin rajonal dhe të mësojnë nga njëri tjetri se sa i rëndësishëm është ky bashkëpunim në këtë situatë të pazakontë.
Universitetit “Luarasi” është një ndër katër projektet fituese nga Shqipëria dhe është lider i projektit që do të zbatohet në partneritet me 3 (tre) Universitete nga Ballkani Perëndimor, që janë: Universiteti “FON” nga Maqedonia e Veriut, Universiteti “Zenica” nga Bosnia and Hercegovina dhe Universiteti “Donja Gorica” nga Mali i Zi.
Pjesëmarrësit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve i përshëndeti Drejtori Ekzekutiv i Fondit të Ballkanit Perëndimor Z. Gjergj Murra dhe përfaqësuesit e Ministrive të Punëve të Jashtme nga Ballkani Perëndimor, të cilët u angazhuan për një mbështetje të madhe për procesin.