Përshëndetje të dashur miq,
Dje mbajti punimet Konferenca Ndëkombëtare Shkencore me temë ” Inovacioni dhe Zhvillimi i Qëndrueshme” organizuar nga Fakulteti Ekonomik i KU Luarasi.
Referatat e kësaj konference flisnin lidhur me impaktin e inovacionit në rritjen ekonomike.
Ministria e Ekonomisë Milva Ekonomi dhe zv. Ministri i Financave Erion Luci, prezantuan strategjitë dhe politikat mbështetese për rritjen e peshës së ekonomisë së dijes në rritjen e produktivitetit dhe aftësisë konkuruese të ekonomisë shqiptare.
Një falenderim i veçantë u takon studiuesve nga vendi dhe rajoni që kontribuan me kërkimet e tyre shkencore.
Së shpejti, më datë 25 Prill mban punimet Konferenca Ndërkombëtare me temë ” E drejta e votës. E drejta e pronës. Qasje Kushtetuese.” Që do të organizohet nga Fakulteti i Drejtësise Ku Luarasi.
Zyra e Marrëdhënive me Publikun