Praktikat /Zyra e Këshillimit të Karrierës new

Universiteti “Luarasi”

Praktikat / Zyra e Këshillimit të Karrierës

Mbështetje për studentët dhe Alumni në zhvillimin profesional, praktikat mësimore dhe afrimin me tregun e punës.

Këshillimi i Karrierës

Zyra e Këshillimit të Karrierës

Zyra e Këshillimit të Karrierës ka për mision të mbështesë dhe inkurajojë studentët dhe Alumni-t e Universitetit “Luarasi” për një përqasje sa më të mirë në tregun e punës, duke rritur kështu numrin e të punësuarve sipas programeve të tyre të studimit.

Shërbimet

Mundësi për zhvillim dhe orientim profesional

Zyra e Këshillimit të Karrierës ofron dhe organizon në mënyrë periodike aktivitete dhe mundësi që ndihmojnë studentët në zhvillimin e aftësive dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.

01

Workshop-e

Zhvillohen në formën e seminareve, ku studentët orientohen për një temë të caktuar dhe shkëmbejnë njohuritë e tyre.

02

Trajnime

Kanë si qëllim përmirësimin e aftësive dhe rritjen e performancës së studentit në përputhje me fushën e tij të studimit.

03

Informacione

Informacione në lidhje me bursat e studimit që ofrohen jashtë vendit, testet ndërkombëtare të gjuhës së huaj etj.

04

Angazhime vullnetare

Studentët mund të ndërmarrin aktivitete vullnetare në shërbim të universitetit dhe komunitetit.

05

Intershipe

Mundësi për konkretizimin e njohurive teorike pranë institucioneve të ndryshme dhe për të krijuar një perceptim real mbi mjedisin e punës.

06

Leksione të hapura

Trajtohen tema të larmishme nga profesionistë të fushave të ndryshme për zgjerimin dhe thellimin e njohurive të trajtuara në auditore.

07

Mundësi punësimi

Shërbejnë si urë lidhëse mes studentëve dhe tregut të punës, duke krijuar kontaktet e duhura me punëdhënësit.

Praktikat Mësimore

Nga njohuritë akademike në përvojën profesionale

Studentët e Universitetit “Luarasi” realizojnë gjithashtu praktika mësimore, sipas programeve të studimit dhe fushave profesionale, duke bërë të mundur krijimin e hapësirave për zhvillim karriere.

01

Fakulteti i Drejtësisë

Praktika në fushën juridike

Praktikat mësimore për juristët e ardhshëm

Fakulteti i Drejtësisë mundëson për juristët e ardhshëm të “Luarasi”-t realizimin sistematik të praktikave mësimore në institucione të tilla si: gjykatat, prokuroritë, zyrat e avokatisë, zyrat e shërbimeve noteriale, organet e ndryshme të administratës publike si dhe në institucionet kushtetuese dhe ligjore të pavarura.

Gjithashtu, Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit “Luarasi” ka marrëveshje specifike për praktikat mësimore me Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Gjykata
Prokurori
Zyra Avokatie
Shërbime Noteriale
Administratë Publike
Institucione Kushtetuese
Ndihmë Juridike Falas
02

Fakulteti Ekonomik

Praktika në ekonomi dhe financë

Praktikat mësimore në fushën ekonomike

Fakulteti Ekonomik ka një program konkret të realizimit të praktikave mësimore në vitin e tretë Bachelor dhe në vitin e dytë Master, të cilat zgjasin nga tre deri në pesë muaj.

Pas periudhës së praktikës, studentët mund të punësohen me kohë të reduktuar në kompani, banka të nivelit të dytë, shoqëritë e sigurimeve, fondet e pensioneve, si dhe në institucionet e administratës publike.

Gjithashtu ofrohen mundësi konkrete nga kompanitë e grupit “Hysenbelliu”; kompanitë e shërbimeve financiare si Deloitte, KPMG; Zyrat e Shërbimeve të Kontabilitetit; Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë (SHKFSH), etj.

Kompanitë
Banka
Sigurime
Fonde Pensioni
Administratë Publike
Deloitte
KPMG
SHKFSH
03

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit

Praktika në teknologji dhe siguri kibernetike

Praktika në mjedisin real të teknologjisë

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit ofron udhëzime dhe mbështetje për studentët, për të identifikuar mundësitë më të përshtatshme të praktikave mësimore.

Këto praktika u japin hapësirë për të zbatuar njohuritë e tyre akademike në mjedisin real të punës, duke i ndihmuar studentët të zhvillojnë aftësitë teknike dhe menaxheriale të nevojshme.

Studentët mund t'i zhvillojnë praktikat në institucionet shtetërore si: Ministria e Mbrojtjes, Policia e Shtetit dhe institucionet e inteligjencës, ku mund të përfshihen në projekte të forcimit të mbrojtjes kibernetike dhe sigurisë së informacionit.

Mundësi për ta gjithashtu ofrohen nga sektori bankar e financiar, nga agjencitë e specializuara në fushën e teknologjisë së informacionit dhe sigurisë kibernetike, të tilla si Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) apo Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (AKSK).

Ministria e Mbrojtjes
Policia e Shtetit
Institucionet e inteligjencës
AKSHI
AKSK
Sektori bankar
Sektori financiar
04

Fakulteti i Shkencave Mjekësore

Praktika në shërbimet shëndetësore

Praktikat mësimore në fushën e shëndetësisë

Fakulteti i Shkencave Mjekësore ofron praktika mësimore për studentët në bazë të marrëveshjeve të bashkëpunimit që ka nënshkruar Universiteti “Luarasi” me Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Spitalin e Traumës dhe me subjekte të tjera të shërbimit spitalor, dentar dhe farmaceutik.

Studentët ndjekin shërbimet mjekësore në qendrat shëndetësore, poliklinikat, laboratorët mjekësorë, shërbimet e farmacive dhe klinikat dentare.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”
Spitali i Traumës
Qendra Shëndetësore
Poliklinika
Laboratorë Mjekësorë
Farmaci
Klinika Dentare

Nga universiteti drejt tregut të punës

Praktikat mësimore dhe shërbimet e Këshillimit të Karrierës krijojnë hapësira për studentët dhe Alumni-t për të zhvilluar aftësitë profesionale, për të fituar përvojë praktike dhe për të krijuar kontakte me institucionet dhe punëdhënësit.

Universiteti “Luarasi” mbështet zhvillimin profesional të studentëve përmes këshillimit të karrierës, praktikave mësimore, trajnimeve, aktiviteteve akademike dhe krijimit të mundësive për lidhje me tregun e punës.