Këshilli/Qeveria Studentore
Një zë i pavarur i studentëve
Këshilli/Qeveria Studentore është një organizim i pavarur pranë Universitetit “Luarasi”. Ai ka për detyrë të garantojë të drejtat e studentëve dhe t'i nxisë ata të përfshihen në mënyrë sa më aktive në jetën studentore.
Për një jetë studentore më aktive
Objekt i punës së Këshillit/Qeverisë Studentore është përmirësimi i cilësisë së jetës studentore dhe krijimi i një klime bashkëpunimi dhe përfshirjeje në jetën universitare.
Cilësia e jetës studentore
Përmirësimi i cilësisë së jetës studentore dhe krijimi i një mjedisi sa më të përshtatshëm për studentët.
Cilësia e mësimnxënies
Nxitja e iniciativave që kontribuojnë në rritjen e cilësisë së mësimnxënies dhe përvojës akademike.
Bashkëpunimi me pedagogët
Nxitja e frymës së bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet studentëve dhe stafit akademik.
Puna kërkimore shkencore
Nxitja e studentëve për t'u përfshirë në punën kërkimore shkencore dhe në aktivitete akademike.
Studentët në jetën institucionale
Studentët e Universitetit “Luarasi” janë të përfaqësuar në jetën institucionale të universitetit, duke marrë pjesë në struktura të rëndësishme universitare.
Pjesëmarrje dhe përfaqësim
Këshilli/Qeveria Studentore synon të forcojë përfshirjen aktive të studentëve në jetën akademike dhe institucionale të Universitetit “Luarasi”.