Master I Shkencave – E Drejte Penale

Programet e Ciklit të Dytë · Master i Shkencave

Master i Shkencave E Drejtë Penale

Masteri i Shkencave në të Drejtë Penale përqendrohet në një trajtim të gjerë e të thelluar të kësaj fushe studimi, duke ndërthurur të drejtën penale shqiptare me këndvështrimin krahasues të së drejtës penale europiane dhe ndërkombëtare.

120 ECTS
2 Vite Studimi
MSc Master i Shkencave
Programi i Studimit

Master i Shkencave në E Drejtë Penale

Masteri i Shkencave në të Drejtë Penale përqendrohet në një trajtim të gjerë e të thelluar të kësaj fushe studimi. Përgjatë Masterit studentët kanë mundësi të shtjellojnë aspekte të rëndësishme lidhur me të drejtën penale shqiptare dhe këndvështrimin e saj në kuadër krahasues me të drejtën penale europiane dhe ndërkombëtare. Gjithashtu programi ofron njohuri e koncepte të zgjeruar lidhur me mbrojtjen në nivel europian dhe ndërkombëtar të drejtave të njeriut në kuadër të luftës ndaj veprave të ndryshme penale.

Struktura Akademike

Përmbajtja e programit

01

Master i Shkencave: E Drejtë Penale

Programi i studimit trajton në mënyrë të gjerë dhe të thelluar të drejtën penale shqiptare, europiane dhe ndërkombëtare, si dhe çështje të të drejtave të njeriut në kuadër të luftës ndaj veprave penale.

Master i Shkencave 120 ECTS 2 Vite Cikli i Dytë

Struktura e programit të studimit

Programi është i organizuar në dy vite studimi, me 60 ECTS për secilin vit.

Nr. LËNDA ECTS-European Credit Transfer System
1 E Drejta Penale- Studime të Thelluara 8
2 Cështje të Drejtësisë Kushtetuese-Zhvillime Bashkëkohore 6
3 Metodat e Kërkimit në Shkencat Juridike 8
4 Mjekësi Ligjore 6
5 Kriminologji-Penologji 8
6 Zhvillimet Aktuale në të Drejtën Europiane 6
7 Kriminalistikë 10
8 E Drejtë Penale Proceduriale e Krahasuar 8
TOTALI PËR VITIN E I-rë 60
Nr. LËNDA ECTS-European Credit Transfer System
1 Të Drejtat e Njeriut dhe Jurisprudenca e GJEDNJ në Fushën Penale 8
2 E Drejta Ndërkombëtare Penale 10
3 E Drejta Penale për të Miturit/Mjekësia Ligjore/Veprat Penale në Fushën e Ekonomisë 6
4 Veprat Penale në Fushën e Kibernetikës dhe Privatësisë/Caktimi i Dënimeve dhe Dënimet Alternative/E Drejta Gjyqësore 6
5 Përvoja Praktike 12
8 Teza e Masterit 18
TOTALI PËR VITIN E II-të 60
Informacion

Pranimi dhe regjistrimi

1. KRITERET E PRANIMIT

Njësia bazë( Departamenti) përkatëse e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit Luarasi që mbulon këtë program studimi, për çdo vit akademik, në përputhje me kapacitetet akademike dhe infrastrukturore, propozon numrin e studentëve, për këtë program studimi, si dhe kriteret e pranimit të studentëve që miratohen nga njësia kryesore.

Përzgjedhja e studentëve fitues bëhet nga njësia bazë ( Departamenti) dhe miratohet nga drejtuesi i njësisë kryesore (Fakultetit), në bazë të kritereve të përcaktuara për pranimin në këtë programe studimi.

Kriter specifik pranimi në një program studimi të ciklit të dytë "Master i shkencave" është njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja te Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ne nivelin B1.

Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.

Kriteret e pranimit për përzgjedhjen e kandidatëve shpallen publikisht dhe vihen në dispozicion të Qendrës së Shërbimeve Arsimore.(QSHA)

Kreditet e përfituara në programin e studimit të ciklit të dytë "Master profesional", njihen me qëllim transferimin e tyre në programet e studimit "Master i shkencave", sipas përcaktimeve të rregullores dhe legjislacionit në fuqi.

2. PROCEDURAT E REGJISTRIMIT

Dokumentet e kërkuara për regjistrim në Ciklin e Dytë të Studimeve Master Profesional, Master i Shkencave/Master i Arteve:

  • Kopjen e dokumentit të identifikimit;
  • Diplomën dhe listën e notave/Suplementin e diplomës, ose kopje të saj të njehsuar me origjinalin, të Ciklit të Parë të Studimeve(BA) të përfunduar në Republikën e Shqipërisë.
  • Diplomë të Ciklit të Parë të Studimeve(BA) të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me kopje të diplomës të njehsuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njohja dhe njehsimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve të ciklit të dytë.
  • Kandidatët që nuk e kanë përfunduar procesin e njohjes dhe njehsimit të diplomës, paraqesin vërtetimin që kanë aplikuar pranë QSHA për njohje dhe njehsim;
  • Dy fotografi personale.

Lista e studentëve të regjistruar, në fillim të vitit akademik, i dërgohet Qendrës së Shërbimeve Arsimore( QSHA)

Të dhënat e programit

  • Niveli Cikli i Dytë
  • Programi Master i Shkencave
  • Fusha E Drejtë Penale
  • Kohëzgjatja 2 Vite
  • ECTS 120

Struktura e studimeve

  • Viti i I-rë 60 ECTS
  • Viti i II-të 60 ECTS
  • Totali 120 ECTS
Universiteti “Luarasi” · Fakulteti i Drejtësisë · Master i Shkencave “E Drejtë Penale”