Master i Shkencave Menaxhim Ekzekutiv

Programet e Ciklit të Dytë · Master i Shkencave

Master i Shkencave Menaxhim Ekzekutiv

Programi i studimit Master i Shkencave në Menaxhim Ekzekutiv u ofron studentëve njohuritë më bashkëkohore për drejtimin e kompanive të biznesit të të gjitha niveleve, si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

120 ECTS
2 Vite Studimi
MSc Master i Shkencave
Programi i Studimit

Master i Shkencave në Menaxhim Ekzekutiv

Programi i studimit Master i Shkencave në Menaxhim Ekzekutiv u ofron studentëve njohuritë më bashkëkohore për drejtimin e kompanive të biznesit të të gjitha niveleve, si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Studentët e diplomuar në këtë cikël studimi do të jenë të aftë të konceptojnë, të organizojnë, të marrin vendime dhe t’i zbatojnë ato në mënyrë efektive. Nëpërmjet këtij programi studentët aftësohen të jenë njerëz vizionarë e krijues që synojnë të ndërmarrin role drejtuese brenda kompanive apo institucioneve duke harmonizuar në mënyrën e duhur interesat e tyre.

Struktura Akademike

Përmbajtja e programit

01

Master i Shkencave: Menaxhim Ekzekutiv

Program studimi i fokusuar në menaxhimin strategjik, drejtimin financiar, burimet njerëzore, sistemet e informacionit, marketingun, projektet dhe qeverisjen e korporatave.

Master i Shkencave 120 ECTS 2 Vite Cikli i Dytë

Struktura e programit të studimit

Programi është i organizuar në dy vite studimi, me 60 ECTS për secilin vit.

Nr. LËNDA ECTS- European Credit Transfer System
1 Ekonomiksi i Punësimit 6
2 Ekonomiksi Menaxherial 6
3 Menaxhim Strategjik 6
4 Drejtim Financiar 6
5 Menaxhimi i Burimeve Njerëzore dhe Karrierës 6
6 Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit 6
7 Menaxhimi i Ndryshimit dhe Rritjes 6
8 Menaxhimi i Projekteve 6
9 Menaxhim Marketingu 6
10 Qeverisja e Korporatave/ Aftësia Menaxheriale 6
TOTALI PËR VITIN E I-rë 60
Nr. Viti i II-të ECTS- European Credit Transfer System
1 Politikat e Zhvillimit 6
2 Metodologji Kërkimi 6
3 E Drejtë Biznesi/Lidership 6
4 Praktikë Profesionale 12
5 Teza e Masterit 30
TOTALI PËR VITIN E II-të 60
Informacion

Pranimi dhe regjistrimi

1. KRITERET E PRANIMIT

Njësia bazë( Departamenti) përkatëse e Fakultetit Ekonomik të Universitetit Luarasi që mbulon këtë program studimi, për çdo vit akademik, në përputhje me kapacitetet akademike dhe infrastrukturore, propozon numrin e studentëve, si dhe kriteret e pranimit që miratohen nga njësia kryesore (Fakulteti).

Përzgjedhja e studentëve fitues bëhet nga njësia bazë ( Departamenti) dhe miratohet nga drejtuesi i njësisë kryesore( Fakultetit), në bazë të kritereve të përcaktuara për pranimin në këtë programe studimi.

Kriter specifik pranimi në një program studimi të ciklit të dytë "Master i shkencave" është njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja te Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ne nivelin B1.

Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.

Kriteret e pranimit për përzgjedhjen e kandidatëve shpallen publikisht dhe vihen në dispozicion të Qendrës së Shërbimeve Arsimore.(QSHA)

Kreditet e përfituara në programin e studimit të ciklit të dytë "Master profesional", njihen me qëllim transferimin e tyre në programet e studimit "Master i shkencave", sipas përcaktimeve të rregullores dhe legjislacionit në fuqi.

2. PROCEDURAT E REGJISTRIMIT

Dokumentet e kërkuara për regjistrim në Ciklin e Dytë të Studimeve Master Profesional, Master i Shkencave/Master i Arteve:

  • Kopjen e dokumentit të identifikimit;
  • Diplomën dhe listën e notave/Suplementin e diplomës, ose kopje të saj të njehsuar me origjinalin, të Ciklit të Parë të Studimev(BA) të përfunduar në Republikën e Shqipërisë.
  • Diplomë të Ciklit të Parë të Studimeve(BA) të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me kopje të diplomës të njehsuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njohja dhe njehsimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve të ciklit të dytë.
  • Kandidatët që nuk e kanë përfunduar procesin e njohjes dhe njehsimit të diplomës, paraqesin vërtetimin që kanë aplikuar pranë QSHA për njohje dhe njehsim;
  • Dy fotografi personale.

Lista e studentëve të regjistruar, në fillim të vitit akademik, i dërgohet Qendrës së Shërbimeve Arsimore( QSHA)

Të dhënat e programit

  • Niveli Cikli i Dytë
  • Programi Master i Shkencave
  • Fusha Menaxhim Ekzekutiv
  • Kohëzgjatja 2 Vite
  • ECTS 120

Struktura e studimeve

  • Viti i I-rë 60 ECTS
  • Viti i II-të 60 ECTS
  • Totali 120 ECTS
Universiteti “Luarasi” · Fakulteti Ekonomik · Master i Shkencave “Menaxhim Ekzekutiv”