Konferenca Shkencore new

Universiteti “Luarasi”

Konferencat Shkencore

Hapësirë për kërkim shkencor, bashkëpunim akademik, debat profesional dhe shkëmbim të ideve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kërkimi Shkencor

Konferencat Shkencore të Universitetit “Luarasi”

Universiteti “Luarasi” organizon që prej vitit 2013 Konferencën Shkencore Multidisiplinare në fushën e shkencave të Ligjit, Ekonomisë, Informatikës & Inovacionit dhe Mjekësisë – IMCER (Law, Economic, IT & Innovation, Education, and Medical Sciences).

Ndërkohë, çdo fakultet organizon periodikisht konferenca, workshope e seminare me karakter kombëtar, rajonal e ndërkombëtar, duke synuar t’i shndërrojë ato në aktivitete të përvitshme.

01

IMCER

Konferencë Shkencore Multidisiplinare

Konferenca Shkencore Multidisiplinare

Universiteti “Luarasi” organizon që prej vitit 2013 Konferencën Shkencore Multidisiplinare në fushën e shkencave të Ligjit, Ekonomisë, Informatikës & Inovacionit dhe Mjekësisë.

IMCER
Law, Economic, IT & Innovation, Education, and Medical Sciences
02

Fakulteti i Ekonomisë

Seria e Konferencave Shkencore

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare mbi Ekonominë, Globalizimin dhe Identitetin

Në vitin 2024 Fakulteti i Ekonomisë nisi Serinë e Konferencave të përvitshme, siç është Konferenca Shkencore Ndërkombëtare mbi Ekonominë, Globalizimin dhe Identitetin (KSHNEGI – International Conference on the Globalization, Economics and Identity – ICGEI).

Konferenca e parë u zhvillua më 12 Dhjetor 2024, me temë: “Perspektivat e zhvillimit ekonomik – Globalizmi, Turizmi dhe Tradita” .

Viti i nisjes 2024
Konferenca e parë 12 Dhjetor 2024
Fusha Ekonomi & Globalizim

Kjo konferencë synohet të shndërrohet në një konferencë të përvitshme të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit “Luarasi”, ku do të trajtohen tema të ndryshme që lidhen me këta elementë të rëndësishëm që po formësojnë ekonomitë dhe shoqëritë në shumë vende.

03

Fakulteti i Drejtësisë

Seria e Konferencave Shkencore

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare mbi Drejtësinë, Sigurinë dhe të Drejtat e Njeriut

Fakulteti i Drejtësisë ka nisur Serinë e Konferencave, siç është Konferenca Shkencore Ndërkombëtare mbi Drejtësinë, Sigurinë dhe të Drejtat e Njeriut (KNDSDN – International Conference on the Justice, Security and Human Rights).

Konferenca u zhvillua për herë të parë më 8 Maj 2025, me rastin e Ditës Kombëtare të Drejtësisë.

Viti i nisjes 2025
Konferenca e parë 8 Maj 2025
Fusha Drejtësi & Siguri

Kjo konferencë synohet të shndërrohet gjithashtu në një konferencë të përvitshme të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit “Luarasi”, i cili, duke qenë fakulteti i parë mbi të cilin është krijuar universiteti, gëzon një eksperiencë të gjatë akademike në fushën e drejtësisë e studimit të çështjeve juridike nga stafi pedagogjik.

Aktivitete Akademike

Konferenca, workshope dhe seminare

Universiteti “Luarasi”

Aktivitete Kombëtare

Fakultetet e Universitetit “Luarasi” organizojnë periodikisht aktivitete shkencore me karakter kombëtar, duke krijuar mundësi për prezantimin dhe diskutimin e rezultateve të kërkimit.

Bashkëpunimi Akademik

Aktivitete Rajonale dhe Ndërkombëtare

Konferencat, workshope dhe seminaret shërbejnë si hapësira për bashkëpunim, shkëmbim akademik dhe ndërveprim me komunitetin shkencor në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Revista shkencore MENDIMI

Revista “MENDIMI”

Universiteti “Luarasi” boton prej vitit 2013 revistën periodike shkencore “MENDIMI” – studime në fushën e studimeve Juridike dhe Ekonomike, e cila shërben si platformë e debatit akademik e kërkimor-shkencor lidhur me çështje të shumta që përqendrohen në këto dy fusha kërkimi.

Revista “MENDIMI” përfaqëson një nga platformat e veprimtarisë akademike dhe kërkimore-shkencore të Universitetit “Luarasi”.

Universiteti “Luarasi” synon të zhvillojë dhe konsolidojë veprimtarinë kërkimore-shkencore përmes konferencave, workshopeve, seminareve dhe botimeve akademike, duke nxitur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive në fusha të ndryshme të kërkimit.