Master i Shkencave Informatikë Ekonomike

Program Studimi · Cikli i Dytë

Master i Shkencave Informatikë Ekonomike

Program që ndërthur teknologjinë dhe ekonominë, duke përgatitur profesionistë të aftë të kuptojnë biznesin, të analizojnë të dhënat dhe të përdorin teknologjinë për vendimmarrje dhe transformim dixhital.

120 ECTS
2 Vite Studimi
MSc Master i Shkencave
Programi

Informatikë Ekonomike

Masteri i Shkencave në Informatikë Ekonomike është një program që ndërthur dy botë: teknologjinë dhe ekonominë. Nëpërmjet këtij programi përgatiten profesionistë që janë në gjendje të kuptojnë si funksionon biznesi dhe sesi teknologjia mund ta ndryshojë atë.

Ai përgatit specialistë me njohuri të qëndrueshme në dy fusha të rëndësishme ku ndërlidhen aftësitë informatike me ato të menaxhimit. Në këtë mënyrë ai realizon formimin e figurave të reja profesionale që janë në gjendje të veprojnë si ndërlidhës të këtyre kompetencave duke menaxhuar e analizuar sasinë e të dhënave të mbledhura. Kjo bën të mundur një vendimmarrje të mbështetur mbi të dhëna të besueshme në nivel kompanie apo institucioni.

Studentët e diplomuar në këtë program mund të punësohen në profesione që po zhvillohen me ritme të shpejta të tilla si analist biznesi, analist të dhënash, administrator të teknologjive të informacionit apo konsulent për transformimin dixhital.

Kurrikula

Plani i Studimit

Master i Shkencave

Informatikë Ekonomike

Program dyvjeçar me 120 ECTS, i fokusuar në ndërthurjen e teknologjisë së informacionit me ekonominë, menaxhimin, analizën e të dhënave, biznesin dhe transformimin dixhital.

Nr Lënda ECTS – European Credit Transfer System
1 Marketingu Digital dhe Inovacioni 6
2 Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit-Avancuar 6
3 Lidershipi dhe Etika e Vendimmarrjes 6
5 Etika e Teknologjia/Bazat e Inovacionit dhe Sipërmarrja 6
6 Menaxhimi i Bazës së të Dhënave 6
7 Aftësi Menaxheriale 6
8 Menaxhimi i Ndryshimit dhe Rritjes 6
9 Hartim e Menaxhim Projektesh në Teknologji Informacioni 6
10 Menaxhimi i Big Data 6
11 Bazat e Sistemeve të Sigurisë së Informacionit/Ligji i Sigurisë Kibernetike, Pajtueshmëria dhe Etika 6
TOTALI PËR VITIN E I-rë 60
Nr Lënda ECTS – European Credit Transfer System
1 Metoda Kërkimi të Avancuar në Sistemet Kompjuterike 6
2 E Drejtë Biznesi 6
3 Menaxhim Strategjik 6
4 Auditim i Sistemeve të Informacionit 6
5 Inteligjencë Biznesi e Avancuar 6
6 Praktikë e Zhvillim Karriere 12
7 Teza e Masterit 18
TOTALI PËR VITIN E II-të 60
Informacion

Kriteret dhe Procedurat

01. Kriteret e Pranimit

Njësia bazë (Departamenti) përkatëse e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit e Inovacionit të Universitetit Luarasi që mbulon këtë program studimi, për çdo vit akademik, në përputhje me kapacitetet akademike dhe infrastrukturore, propozon numrin e studentëve, si dhe kriteret e pranimit që miratohen nga njësia kryesore (Fakulteti).

Përzgjedhja e studentëve fitues bëhet nga njësia bazë (Departamenti) dhe miratohet nga drejtuesi i njësisë kryesore (Fakultetit), në bazë të kritereve të përcaktuara për pranimin në këtë program studimi.

Kriter specifik pranimi në një program studimi të ciklit të dytë "Master i shkencave" është njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Evropian në nivelin B1:

  • Anglisht
  • Frëngjisht
  • Gjermanisht
  • Italisht
  • Spanjisht

Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.

Kriteret e pranimit për përzgjedhjen e kandidatëve shpallen publikisht dhe vihen në dispozicion të Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA).

Kreditet e përfituara në programin e studimit të ciklit të dytë "Master profesional", njihen me qëllim transferimin e tyre në programet e studimit "Master i shkencave", sipas përcaktimeve të rregullores dhe legjislacionit në fuqi.

02. Procedurat e Regjistrimit

Dokumentet e kërkuara për regjistrim në Ciklin e Dytë të Studimeve Master Profesional, Master i Shkencave/Master i Arteve:

  • Kopjen e dokumentit të identifikimit;
  • Diplomën dhe listën e notave/Suplementin e diplomës, ose kopje të saj të njehsuar me origjinalin, të Ciklit të Parë të Studimeve (BA) të përfunduar në Republikën e Shqipërisë.
  • Diplomë të Ciklit të Parë të Studimeve (BA) të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me kopje të diplomës të njehsuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njohja dhe njehsimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve të ciklit të dytë.
  • Kandidatët që nuk e kanë përfunduar procesin e njohjes dhe njehsimit të diplomës, paraqesin vërtetimin që kanë aplikuar pranë QSHA për njohje dhe njehsim.
  • Dy fotografi personale.

Lista e studentëve të regjistruar, në fillim të vitit akademik, i dërgohet Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA).

120 ECTS gjithsej
2 Vite studimi
B1 Niveli i gjuhës së huaj sipas kriterit të përcaktuar
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit – Programi Master i Shkencave në Informatikë Ekonomike ndërthur kompetencat e teknologjisë së informacionit me ato të ekonomisë, menaxhimit, analizës së të dhënave dhe transformimit dixhital.