Kerkimi Shkencor-New

Universiteti “Luarasi”

Kërkimi Shkencor

Universiteti “Luarasi” e ushtron veprimtarinë kërkimore përmes katër njësive kryesore dhe departamenteve të tyre respektive, duke mbështetur kërkimin shkencor dhe inovacionin si një nga misionet themelore të institucionit.

Kërkimi shkencor në Universitetin “Luarasi”

Universiteti “Luarasi” e ushtron veprimtarinë kërkimore përmes katër njësive kryesore siç janë Fakulteti i Drejtësisë, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore, si dhe departamentet e tyre respektive.

Në përbërje të këtyre fakulteteve janë një staf akademik me eksperienca të gjata të mësimdhënies akademike e kërkimit shkencor.

Duke pasur parasysh se kërkimi shkencor është një nga tre misionet e institucionit të arsimit të lartë: 1) mësimdhënia akademike, 2) kërkimi shkencor e inovacioni, 3) ndikimi në jetën social-ekonomike, Universiteti “Luarasi” e mbështet veprimtarinë e tij kërkimore në Strategjinë e Kërkimit Shkencor që miratohet çdo vit nga Senati i Universitetit.

Tre shtyllat e institucionit

01

Mësimdhënia akademike

Mësimdhënia akademike si një nga tre misionet themelore të institucionit të arsimit të lartë.

02

Kërkimi shkencor & inovacioni

Kërkimi shkencor dhe inovacioni përbëjnë një nga shtyllat kryesore të veprimtarisë së Universitetit “Luarasi”.

03

Ndikimi social-ekonomik

Ndikimi në jetën social-ekonomike përbën shtyllën e tretë të misionit institucional.

Katër njësitë kryesore

Veprimtaria kërkimore zhvillohet përmes fakulteteve dhe departamenteve të tyre respektive.

01

Fakulteti i Drejtësisë

02

Fakulteti Ekonomik

03

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit

04

Fakulteti i Shkencave Mjekësore

Njësia koordinuese

Zyra e Kërkimit Shkencor

Pranë Universitetit “Luarasi” është ngritur Zyra e Kërkimit Shkencor e cila ka për detyrë koordinimin e kësaj veprimtarie brenda institucionit.

Zyra merret me hartimin e udhëzimeve lidhur me standardet e etikës së kërkimit shkencor, organizimin e konferencave shkencore dhe botimeve.

Gjithashtu, Zyra siguron informimin e rregullt të stafit akademik mbi kuadrin strategjik e ligjor që miratohet në nivel kombëtar, të BE-së e UNESCO-s.

Veprimtaria e Zyrës

  • Koordinimi i veprimtarisë kërkimore brenda institucionit;
  • Hartimi i udhëzimeve lidhur me standardet e etikës së kërkimit shkencor;
  • Organizimi i konferencave shkencore;
  • Mbështetja e veprimtarisë së botimeve shkencore;

Informimi dhe koordinimi

  • Informimi i rregullt i stafit akademik;
  • Kuadri strategjik dhe ligjor në nivel kombëtar;
  • Kuadri strategjik dhe ligjor i Bashkimit Evropian;
  • Kuadri përkatës i UNESCO-s;

Angazhimi në kërkim dhe zhvillim

Stafi akademik i Universitetit “Luarasi” aplikon rregullisht në thirrjet për projekte që hapen çdo vit nga Agjencia Kombëtare për Kërkim Shkencor e Inovacion (AKKSHI), në kuadër të projekteve kombëtare për kërkim e zhvillim dhe projekteve të bashkëpunimit shkencor dypalësh.

Projekt i mbështetur nga AKKSHI

Pedagogjia korrektuese në sistemet e vuajtjes së dënimit për të miturit

Universiteti “Luarasi” ka qenë fitues i projektit të mbështetur nga AKKSHI për pedagogjinë korrektuese në sistemet e vuajtjes së dënimit për të miturit.

Kërkim & zhvillim

Projekti për Energjinë e Rinovueshme

Projekti promovon energjinë diellore dhe zhvillon strategji të qëndrueshme energjetike.

Programet evropiane për kërkim dhe inovacion

Stafi akademik ka qenë i përfshirë dhe ka shprehur interes si institucion partner në Programet e BE për Kërkim Shkencor e Inovacion.

Horizon 2020
Horizon Europe
COST

Horizon 2020 (2014–2020), Horizon Europe (2021–2027) dhe COST (Cooperation in Science and Technology).

Universiteti “Luarasi” · Kërkimi Shkencor