Master i Shkencave Teknologji Informacioni & Inovacioni
Program i orientuar drejt formimit të profesionistëve të së ardhmes në teknologjinë digjitale, duke ndërthurur njohuritë e thelluara teorike me aftësi praktike në zhvillimin e sistemeve moderne të informacionit dhe teknologjive inovative.
Teknologji Informacioni & Inovacioni
Programi Master i Shkencave në Teknologji Informacioni dhe Inovacioni përfaqëson një nga programet më të rëndësishme për formimin e profesionistëve të së ardhmes në fushën e teknologjisë digjitale. Ky program është hartuar për studentët që synojnë të jenë jo thjesht përdorues të teknologjisë, por krijues të saj, duke ndërthurur njohuritë e thelluara teorike me aftësi praktike në zhvillimin e sistemeve moderne të informacionit.
Studentëve u jepet mundësia të marrin informacion e aftësi praktike në fusha si programimi i avancuar, inteligjenca artificiale, mësimi i makinave, bazat e të dhënave, arkitekturat e sistemeve, siguria kibernetike dhe menaxhimi i projekteve teknologjike.
Përparësia kryesore e këtij programi është orientimi drejt inovacionit dhe teknologjive që kanë rritjen më të shpejtë në nivel global. Përfundimi me sukses i këtij programi u mundëson studentëve të përfshihen në tregun e punës përmes profesioneve si zhvillues programesh kompjuterike, inxhinier dhe arkitekt i sistemeve të teknologjive të informacionit, analist të dhënash, specialist i ruajtjes së të dhënave në renë kompjuterike apo inxhinierë të inteligjencës artificiale.
Plani i Studimit
Teknologji Informacioni & Inovacioni
Program dyvjeçar me 120 ECTS, i fokusuar në zhvillimin e aplikacioneve dhe sistemeve të informacionit, bazat e të dhënave, inxhinierinë softuerike, rrjetet, sigurinë dhe menaxhimin e inovacionit.
| Nr | Lënda | ECTS – European Credit Transfer System |
|---|---|---|
| 1 | Zhvillimi i Aplikacioneve e Shërbimeve Web | 6 |
| 2 | Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit-Avancuar | 6 |
| 3 | Projektim dhe Analizë e Bazave të të Dhënave | 6 |
| 4 | Bazat e Teknologjisë së Informacionit | 6 |
| 5 | Etika e Teknologjia | 6 |
| 6 | Lidershipi dhe Etika në Vendimmarrje | 6 |
| 7 | Auditimi i Sistemeve të Informacionit | 6 |
| 8 | Hartim e Menaxhim Projektesh në Teknologji Informacioni | 6 |
| 9 | Inxhinieri Softëerike e Avancuar | 6 |
| 10 | Menaxhimi dhe Siguria e Rrjeteve Kompjuterike | 6 |
| TOTALI PËR VITIN E I-rë | 60 | |
| Nr | Lënda | ECTS – European Credit Transfer System |
|---|---|---|
| 1 | Hyrje në Sistemet e Informacionit të Biznesit | 5 |
| 2 | Bazat e Statistikës | 4 |
| 3 | Matematikë 2 | 4 |
| 4 | Organizimi i Sistemeve Kompjuterike/Sistemet e Operimit | 5 |
| 5 | Hartim/Konfigurim Faqes Ëeb dhe Programim | 6 |
| 6 | Hyrje në Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit | 5 |
| 7 | Zhvillimi i Aplikacioneve Mobile (App) | 5 |
| 8 | Siguria dhe Rreziqet e Sistemeve të Informacionit | 5 |
| 9 | Reja Kompjuterike (Cloud) | 5 |
| 10 | Programimi me Bazë Objekti-Hyrje në JAVA | 6 |
| 11 | Statistikë e Biznesit | 4 |
| 12 | Menaxhimi i Inovacionit | 6 |
| TOTALI PËR VITIN E II-të | 60 | |
Kriteret dhe Procedurat
01. Kriteret e Pranimit
Njësia bazë (Departamenti) përkatëse e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit e Inovacionit të Universitetit Luarasi që mbulon këtë program studimi, për çdo vit akademik, në përputhje me kapacitetet akademike dhe infrastrukturore, propozon numrin e studentëve, si dhe kriteret e pranimit të studentëve që miratohen nga njësia kryesore (Fakulteti).
Përzgjedhja e studentëve fitues bëhet nga njësia bazë (Departamenti) dhe miratohet nga drejtuesi i njësisë kryesore (Fakultetit), në bazë të kritereve të përcaktuara për pranimin në këtë program studimi.
Kriter specifik pranimi në një program studimi të ciklit të dytë "Master i shkencave" është njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Evropian në nivelin B1:
- Anglisht
- Frëngjisht
- Gjermanisht
- Italisht
- Spanjisht
Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.
Kriteret e pranimit për përzgjedhjen e kandidatëve shpallen publikisht dhe vihen në dispozicion të Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA).
Kreditet e përfituara në programin e studimit të ciklit të dytë "Master profesional", njihen me qëllim transferimin e tyre në programet e studimit "Master i shkencave", sipas përcaktimeve të rregullores dhe legjislacionit në fuqi.
02. Procedurat e Regjistrimit
Dokumentet e kërkuara për regjistrim në Ciklin e Dytë të Studimeve Master Profesional, Master i Shkencave/Master i Arteve:
- Kopjen e dokumentit të identifikimit;
- Diplomën dhe listën e notave/Suplementin e diplomës, ose kopje të saj të njehsuar me origjinalin, të Ciklit të Parë të Studimeve (BA) të përfunduar në Republikën e Shqipërisë.
- Diplomë të Ciklit të Parë të Studimeve (BA) të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me kopje të diplomës të njehsuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njohja dhe njehsimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve të ciklit të dytë.
- Kandidatët që nuk e kanë përfunduar procesin e njohjes dhe njehsimit të diplomës, paraqesin vërtetimin që kanë aplikuar pranë QSHA për njohje dhe njehsim.
- Dy fotografi personale.
Lista e studentëve të regjistruar, në fillim të vitit akademik, i dërgohet Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA).