Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë new

Universiteti “Luarasi”

Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë

Sigurimi i Cilësisë

Garantimi dhe sigurimi i cilësisë së programeve të studimit

Komisioni i Përhershëm i Sigurimit të Cilësisë është struktura përgjegjëse për garantimin dhe sigurimin e cilësisë së programeve të studimit që ofron Universiteti “Luarasi”.

Niveli institucional

Komisioni i Përhershëm i Sigurimit të Cilësisë

Komisioni përbëhet nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, me përfaqësim të personelit akademik, Njësisë së Brendshme të Sigurimit të Cilësisë, Zyrës së Studentit dhe studentëve.

01

Personeli akademik

1 (një) përfaqësues i personelit akademik nga secila njësi kryesore.

02

Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë

2 (dy) përfaqësues nga Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë.

03

Zyra e Studentit

1 (një) përfaqësues i Zyrës së Studentit.

04

Përfaqësuesit e studentëve

4 (katër) anëtarë përfaqësues të studentëve të secilës prej njësive kryesore.

Niveli i njësisë kryesore

Komisioni i Sigurimit të Cilësisë në nivel njësie kryesore

Komisioni i Sigurimit të Cilësisë në nivel njësie kryesore është struktura përgjegjëse për garantimin dhe sigurimin e cilësisë së programeve të studimit që ofron fakulteti.

Ky Komision përbëhet nga 7 (shtatë) anëtarë, nga të cilët 5 (pesë) janë përfaqësues të personelit akademik dhe 2 (dy) janë anëtarë përfaqësues të studentëve.

05

Personeli akademik

5 (pesë) përfaqësues të personelit akademik.

06

Përfaqësuesit e studentëve

2 (dy) anëtarë përfaqësues të studentëve.

Mënyra e organizimit dhe funksionimit të Komisionit të Sigurimit të Cilësisë në nivel njësie kryesore përcaktohet në rregulloren e brendshme të njësisë kryesore.

Sigurimi i cilësisë në Universitetin “Luarasi”

Strukturat e sigurimit të cilësisë kontribuojnë në garantimin dhe sigurimin e cilësisë së programeve të studimit në nivel institucional dhe në nivel të njësive kryesore.