MASTER I SHKENCAVE – E DREJTË CIVILE DHE TREGTARE

Programet e Ciklit të Dytë · Master i Shkencave

Master i Shkencave E Drejtë Civile dhe Tregtare

Masteri i Shkencave në të Drejtë Civile dhe Tregtare është një ndërthurje e së drejtës private shqiptare me atë ndërkombëtare. Programi plotëson nevojën në rritje për formim shkencor të thelluar me qëllim aftësimin e studentit për një kërkim të pavarur shkencor në fushën e studimeve të së drejtës civile.

120 ECTS
2 Vite Studimi
MSc Master i Shkencave
Programi i Studimit

Master i Shkencave në E Drejtë Civile dhe Tregtare

Masteri i Shkencave në të Drejtë Civile dhe Tregtare është një ndërthurje e së drejtës private shqiptare me atë ndërkombëtare. Ky master plotëson nevojën në rritje për formim shkencor të thelluar me qëllim aftësimin e studentit për një kërkim të pavarur shkencor në fushën e studimeve të së drejtës civile.

Struktura Akademike

Përmbajtja e programit

01

Master i Shkencave: E Drejtë Civile dhe Tregtare

Program i ciklit të dytë që ndërthur të drejtën private shqiptare me atë ndërkombëtare dhe synon formimin shkencor të thelluar në fushën e së drejtës civile.

Master i Shkencave 120 ECTS 2 Vite Cikli i Dytë

Struktura e programit të studimit

Programi është i organizuar në dy vite studimi, me 60 ECTS për secilin vit.

Nr. LËNDA ECTS-European Credit Transfer System
1 Njohja, Ekzekutimi i Vendimeve të Huaja dhe Përmbarimi Gjyqësor 8
2 Metodat e Kërkimit Shkencor 8
3 Cështje të Drejtësisë Kushtetuese- Zhvillimet bashkëkohore 6
4 Antropologjia e Ligjit 6
5 E Drejta Reale dhe Trashëgimia 10
6 E Drejta e Detyrimeve-Studime të Thelluara 8
7 Zhvillimet Aktuale në të Drejtën Europiane 6
8 Arbitrazhi Ndërkombëtar 8
TOTALI PËR VITIN E I-rë 60
Nr. LËNDA ECTS-European Credit Transfer System
1 Të Drejtat e Njeriut dhe Jurisprudenca e GJEDNJ-së në Fushën Civile 8
2 E Drejtë Biznesi 10
3 E Drejta e Krahasuar e Punës dhe Sigurimeve në Komunitetin Europian/E Drejta Bankare/ Sistemet Tatimore 6
4 E Drejtë Falimenti/E Drejtë Gjyqësore 6
5 Përvoja Praktike 12
6 Teza e Masterit 18
TOTALI PËR VITIN E II-të 60
Informacion

Pranimi dhe regjistrimi

1. KRITERET E PRANIMIT

Njësia bazë( Departamenti) përkatëse e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit Luarasi që mbulon këtë program studimi, për çdo vit akademik, në përputhje me kapacitetet akademike dhe infrastrukturore, propozon numrin e studentëve, për këtë program studimi, si dhe kriteret e pranimit të studentëve që miratohen nga njësia kryesore.

Përzgjedhja e studentëve fitues bëhet nga njësia bazë ( Departamenti) dhe miratohet nga drejtuesi i njësisë kryesore( Fakultetit), në bazë të kritereve të përcaktuara për pranimin në këtë programe studimi.

Kriter specifik pranimi në një program studimi të ciklit të dytë "Master i shkencave" është njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja te Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ne nivelin B1.

Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.

Kriteret e pranimit për përzgjedhjen e kandidatëve shpallen publikisht dhe vihen në dispozicion të Qendrës së Shërbimeve Arsimore.(QSHA)

Kreditet e përfituara në programin e studimit të ciklit të dytë "Master profesional", njihen me qëllim transferimin e tyre në programet e studimit "Master i shkencave", sipas përcaktimeve të rregullores dhe legjislacionit në fuqi.

2. PROCEDURAT E REGJISTRIMIT

Dokumentet e kërkuara për regjistrim në Ciklin e Dytë të Studimeve Master Profesional, Master i Shkencave/Master i Arteve:

  • Kopjen e dokumentit të identifikimit;
  • Diplomën dhe listën e notave/Suplementin e diplomës, ose kopje të saj të njehsuar me origjinalin, të Ciklit të Parë të Studimev(BA) të përfunduar në Republikën e Shqipërisë.
  • Diplomë të Ciklit të Parë të Studimeve(BA) të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me kopje të diplomës të njehsuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njohja dhe njehsimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve të ciklit të dytë.
  • Kandidatët që nuk e kanë përfunduar procesin e njohjes dhe njehsimit të diplomës, paraqesin vërtetimin që kanë aplikuar pranë QSHA për njohje dhe njehsim;
  • Dy fotografi personale.

Lista e studentëve të regjistruar, në fillim të vitit akademik, i dërgohet Qendrës së Shërbimeve Arsimore( QSHA)

Të dhënat e programit

  • Niveli Cikli i Dytë
  • Programi Master i Shkencave
  • Fusha E Drejtë Civile dhe Tregtare
  • Kohëzgjatja 2 Vite
  • ECTS 120

Struktura e studimeve

  • Viti i I-rë 60 ECTS
  • Viti i II-të 60 ECTS
  • Totali 120 ECTS
Universiteti “Luarasi” · Fakulteti i Drejtësisë · Master i Shkencave “E Drejtë Civile dhe Tregtare”