Sekretaria Mesimore new

Universiteti “Luarasi”

Sekretaria Mësimore

Njësia administrative përgjegjëse për regjistrimin, ndjekjen, administrimin dhe arkivimin e dokumentacionit akademik të studentëve.

Për Sekretarinë

Sekretaria Mësimore

Sekretaria Mësimore është njësi administrative përgjegjëse për rregullimin, ndjekjen dhe arkivimin e çdo regjistrimi, të dhëne, dokumenti apo listë notash që lidhet me studentin për programet e studimit të ciklit të parë dhe për programet e studimeve të ciklit të dytë.

Sekretaria Mësimore drejtohet nga Kryesekretarja e cila koordinon dhe mbikëqyr punën. Sekretaria Mësimore e njësisë kryesore është në varësi të Dekanit përkatës. Kryesekretarja është në varësi të Rektorit.

Kompetencat

Kompetencat e Sekretarisë Mësimore

Sekretaria Mësimore ushtron një sërë funksionesh lidhur me regjistrimin, administrimin e dokumentacionit, rezultatet akademike, procedurat studentore dhe marrëdhëniet me institucionet përkatëse.

a)

Kryen regjistrimin e personave të cilët kanë fituar të drejtën për të qenë studentë.

b)

Hap dhe ruan një dosje personale elektronike dhe shkresore për çdo student, ku pasqyrohen dokumentacioni i regjistrimit, lëndët e marra, përsëritjet, rezultatet e provimeve, gjendja e bursës dhe masat disiplinore, nëse janë marrë.

c)

Arkivon dosjet e regjistrimit të studentëve në bazë të vitit dhe programit të studimit.

d)

Ruan në formë elektronike listat e rezultateve të provimeve të cilat vijnë nga Dekanati.

e)

Përgatit transkripte (listë notash) për studentin.

f)

Përgatit dokumente të cilat i dorëzohen institucioneve zyrtare si: Vërtetim Studenti, Rekomandime dhe dokumente të tjera të ngjashme.

g)

Bën rinovimin e regjistrimit të studentëve çdo fillim viti.

h)

Përgatit dhe shpërndan kartat e identifikimit të studentëve.

i)

Plotëson diplomat e studentëve, të cilët kanë fituar të drejtën për t’u diplomuar dhe ia dorëzon diplomën studentëve të diplomuar kundrejt firmës.

j)

Evidenton studentët përfitues të bursës si dhe ata të cilët humbasin të drejtën e bursës për shkak të mossuksesit në mësime.

k)

Ndjek procedurat e studentëve të cilët duan të ndërpresin studimet universitare, kryen çregjistrimet e tyre dhe në përfundim të çdo viti akademik paraqet një raport mbi shkaqet e ndërprerjeve përpara Senatit.

l)

Evidenton studentët të cilët nuk kanë arritur të përfundojnë me sukses studimet brenda afatit maksimal të përcaktuar në nenin 49 të kësaj rregullore.

m)

Ndjek kryerjen e pagesave mësimore nga ana e studentëve dhe regjistron të dhënat përkatëse në formë elektronike.

n)

Evidenton studentët të cilët nuk kanë hyrë në provime.

nj)

Jep dokument për marrjen në provime të studentëve që kanë kryer pagesat mësimore brenda periudhës së provimeve.

o)

Ruan dokumentet në të cilat pasqyrohen rezultatet e provimeve.

p)

Ndjek dhe zbaton procedurat e transferimeve të studentëve.

q)

Informon Dekanatin apo Përgjegjësin e Departamentit, mbi bazën e kërkesës së këtyre të fundit, mbi gjendjen mësimore dhe të dhënat e regjistrimit të studentëve dhe të klasave.

r)

Përgatit informacione apo raporte mbi bazën e kërkesës së organeve administrative shtetërore.

rr)

Bën regjistrimin e dokumenteve të dorëzuara nga studentët.

s)

Arkivon dosjet e studentëve të diplomuar.

sh)

Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga organi epror, në lidhje me aktivitetin mësimor-shkencor.

t)

Kryen të gjitha funksionet e tjera të parashikuara në Statutin e KU “Luarasi”.

01

Drejtimi

Organizimi i Sekretarisë Mësimore

Kryesekretaria

Sekretaria Mësimore drejtohet nga Kryesekretarja, e cila koordinon dhe mbikëqyr punën e sekretarisë.

Sekretaria Mësimore e njësisë kryesore është në varësi të Dekanit përkatës, ndërsa Kryesekretarja është në varësi të Rektorit.

Kryesekretare: Brikena Peti
Kontaktoni

Stafi i Sekretarisë Mësimore

Kryesekretare

BRIKENA PETI

Cel: 355 69 60 26 900

Sekretare Mësimore e Fakultetit të Drejtësisë

ELIDA BEQOLLARI Cel: 355 69 60 26 900

Sekretare Mësimore e Fakultetit Ekonomik

LULJETA GUSKA Cel: 355 69 614 0573

Sekretare Mësimore e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit

XHEJNI LIKA Cel: 355 68 40 10 045

Sekretare Mësimore e Fakultetit të Shkencave Mjekësore

LEJDJA ALDEMIR Cel: 355 69 60 26 900
BENARDA BRAHJA Cel: 355 69 60 26 900
Orari i Sekretarisë Mësimore
Bachelor 08:30 – 16:30
Master 12:00 – 20:00