Fakulteti Ekonomik

Master i Shkencave në Menaxhim Ekzekutiv

Kohëzgjatja            2 Vite Akademike
Kredite                      120 ECTS

Përse duhet të regjistroheni tek ky Master?

Menaxhimi ekzekutiv shihet si një domosdoshmëri në kohët e sotme në cdo organizatë  në nivel mbikëqyrës dhe atë menaxherial. Menaxhimi ekzekutiv shërben për të rritur përvojën menaxheriale të punonjësve dhe drejtuesve nëpërmjet krahasimit me justifikim konceptual, dhe ndërtimit të aftësive të tyre për zhvillimin e karrierës pozitive.

Për këtë qëllim vjen në ndihmë Masteri i Shkencave “Menaxhimi ekzekutiv”, i cili plotëson nevojën në rritje për formim shkencor të thelluar, me qëllim aftësimin e studentin për një kërkim të pavarur shkencor në fushën e menaxhimit ekzekutiv, në përputhje me zhvillimet e sektorit të biznesit.

Kujt i drejtohet ky Master?

Ky master u drejtohet kryesisht studentëve që kanë përfunduar një program studimi Bachelor 3 vite akademike, ose 4 vite akademike në fushën ekonomike të cilët duan të përfitojnë studimeve të thelluara në fushën e menaxhimit ekzekutiv, me  qëllim punësimin si ekspertë ose drejtues ekzekutiv në biznese të ndryshme, ekspertë ose drejtues të departamenteve të financës dhe kontabilitetit, ekspert ose drejtues në zyrat apo departamentet e burimeve njerëzore, analist tregjesh e çmimesh, analist kredie dhe tregjesh financiare, menaxher i përgjithshëm, etj.

Gjithashtu ky master u drejtohet studentëve/specialistëve të diplomuar në shkencat ekonomike/juridike, të cilët duan të ndërmarrin një karrierë në fushën akademike.

Çfarë përmban ky Master?

Master i Shkencave në “Menaxhim Ekzekutiv” nëpërmjet një trajtimi të thelluar dhe bashkëkohor të njohurive në fushën bankare dhe financiare synon t’u japë specialistëve një sërë kompetencash profesionale

Zotërim të njohurive themelore dhe bashkëkohore të shkencave të drejtimit dhe administrimit të bizneseve në nivel lokal, kombëtar, rajonal, ndërkombëtar, etj.

Mundësi për thellimin e njohurive dhe vazhdimin e kualifikimit profesional dhe kërkimeve ne sistemin e ciklit të tretë ne fushat e mësipërme ose fusha te kombinuara qe lidhen me menaxhimin dhe administrimin e biznesit, firmave dhe kompanive te ndryshme, OJF-ve, institucioneve të ndryshme, etj.

Programi Master i Shkencave në Menaxhim Ekzekutiv

Master i shkencave/ Menaxhim Ekzekutiv

Programi i studimit të këtij masteri synon t’i pajis studentët me njohuritë më bashkëkohore për drejtimin   e kompanive të mesme  e të mëdha, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.  Analiza e proceseve te shërbimeve dhe prodhimit, si dhe leximi i mire i bilanceve, janë vetëm disa nga aftësite që do të transmentohen përmes këtij  masteri. Ky program studimi përfshin:

Nr. Viti i pare 60 ECTS
1 Ekonomiksi I Punes 6
2 Ekonomiksi Menaxherial 6
3 Menaxhim Strategjik 6
4 Drejtim Financiar 6
5 Menaxhimi I Burimeve Njerezore dhe Karieres 6
6 Menaxhimi i Sistemeve te Informacionit 6
7 Menaxhimi I Ndryshimit dhe Rritjes 6
8 Menaxhimi I Projekteve 6
9 Menaxhim Marketingu 6
10 Qeverisja e Korporateve/Aftesi Manaxheriale 6
Nr. Viti i dytë 60 ECTS
1 Politikat e Zhvillimit 6
2 Metodologjia e kerkimit 6
3 E drejte Biznesi/Leadership 6
4 Praktika 12
5 Tema e Diplomes 30

Master i Shkencave në Banka dhe Tregjet Financiare

Kohëzgjatja            2 Vite Akademike
Kredite                      120 ECTS

Përse duhet të regjistroheni tek ky Master?

Menaxhimi ekzekutiv shihet si një domosdoshmëri në kohët e sotme në cdo organizatë  në nivel mbikëqyrës dhe atë menaxherial. Menaxhimi ekzekutiv shërben për të rritur përvojën menaxheriale të punonjësve dhe drejtuesve nëpërmjet krahasimit me justifikim konceptual, dhe ndërtimit të aftësive të tyre për zhvillimin e karrierës pozitive.

Për këtë qëllim vjen në ndihmë Masteri i Shkencave “Menaxhimi ekzekutiv”, i cili plotëson nevojën në rritje për formim shkencor të thelluar, me qëllim aftësimin e studentin për një kërkim të pavarur shkencor në fushën e menaxhimit ekzekutiv, në përputhje me zhvillimet e sektorit të biznesit.

Kujt i drejtohet ky Master?

Ky master u drejtohet kryesisht ekonomistëve të cilët duan të përfitojnë studimeve të thelluara në fushën bankare dhe të tregjeve financiare, me qëllim punësimin si punonjës e drejtues bankash, shoqërish sigurimi apo institucione financiare, drejtues e specialistë të sektorit dhe institucioneve publike si Ministria e Financave, e Ekonomisë, etj., departamenteve financiare e ekonomike të Bashkive e Komunave; drejtues korporatash apo menaxherë kryesorë të tyre; drejtori financiare apo kontabiliteti në institucionet publike kombëtare e locale, institucione ndërkombëtare të specializuara në fushën financiare e bankare, analistë financiarë në masmedia, etj.

Çfarë përmban ky Master?

Masteri është i fokusuar në një studim shkencor dhe të thelluar të fushave më kryesore si financat publike, hartimi, analiza dhe menaxhimi i buxhetit, menaxhimi i bankave, sigurimeve dhe tregjeve financiare; qeverisjen e korporatave,etj.

Masteri i Shkencave “Bankat dhe tregjet financiare” i pajis studentët me kompetencat profesionale të mëposhtme mbi:

  • njohjen dhe menaxhimin e suksesshëm të Bankës Qëndrore dhe bankave të nivelit të dytë, të shoqërive të sigurimit dhe tregjeve financiare në tërësi apo sektorëve të tyre në veçanti
  • hartimin, analizimin dhe menaxhimin e financave publike dhe buxhetit
  • planifikimin dhe menaxhimin e sektorit të tatimeve dhe doganave
Programi Mësimor Master i Shkencave në ``Banka dhe Tregjet Financiare``

Master i shkencave/ Banka dhe Tregjet Financiare

Të diplomuarit në këtë Master Shkencor zotërojnë gjithë potencialin e njohurive për të punuar me efikasitet e profesionalizëm në  kompanitë më të mira financiare si Bankat, Shoqeritë e Sigurimeve, Fondet e Investimit, Kompanitë e Mikrokredisë dhe Kredive Konsumatore, Kompanitë e Auditimit dhe Kontabilitetit etj. Ky program studimi përfshin:

Nr. Viti i pare 60 ECTS
1 Mikroekonomi e Avancuar 6
2 Tregu Bankar dhe Bankingu 6
3 Bankat dhe Drejtimi Bankar 6
4 Kontabiliteti Nacional 6
5 Institucionet e Kapitaleve dhe Tregjet Financiare 6
6 Ekonometri e Aplikuar 6
7 Makroekonomi e Avancuar 6
8 Standardet Nderkombetare Bankare dhe Financiare 6
9 Investime dhe Menaxhim Portofoli 6
10 Strategjia Financiare e Korporatave 6
Nr. Viti i dytë 60 ECTS
1 Menaxhim Risku Financiar/Menaxhim Risku ne Sigurime 6
2 Metodologjia e kerkimit 6
3 Auditi Financiar dhe Bankar 6
4 Praktika 12
5 Tema e Diplomes 30

Master professional/ Financë dhe Menaxhim Risku

Ky master  profesional synon të jap  thelbin e dijes dhe praktikës për të lidhur në mënyrë sa më të shpejtë studentin me botën e punës. Menaxhimi i riskut financiar është kompetencë e domosdoshme per të mos lejuar shpërthimin e krizave financiare brenda kompanive dhe bizneseve. Ky master profesional përfshin:

Nr. Viti i pare 60 ECTS
1 Menaxhim Risku Financiar 6
2 Standardet Nderkombetare Bankare dhe Financiare 5
3 Metodologjia e Kerkimit ne Finance 5
4 Kontabilitet Drejtimi 5
5 Institucionet e Kapitaleve dhe Tregjet Financiare 6
6 Ekonometri e Aplikuar 5
7 Kontabilitet Financiar i Avancuar 5
8 Strategji e Korporatave Financiare/Strategji Financiare (Raste Studimore) 5
9 Praktike dhe Zhvillim Karriere 6
10 Teme Diplome 12

Master professional/ Kontabilitet

Më shumë se 100 mijë biznese në Shqiperi kanë detyrimin ligjor  për të paraqitur bilancet e tyre vjetore. Këto biznese  kane nevojë te konsultohen me kontabilist dhe auditues cilesorë, të cilët duhet  të kenë të gjitha aftësitë për të dhënë ekspertizën e tyre më të mirë. Ky master synon  të përgatisë profesionistë të këtyre fushave. Ky master përfshin:

Nr. Viti i pare 60 ECTS
1 Menaxhim Risku Financiar 6
2 Standardet Nderkombetare Bankare dhe Financiare 5
3 Metodologjia e Kerkimit ne Finance 5
4 Ekonometri e Aplikuar 5
5 Institucionet e Kapitaleve dhe Tregjet Financiare 6
6 Banking 5
7 Analiza e Raporteve Financiare 5
8 Strategji e Korporatave Financiare/Strategji Financiare (Raste Studimore) 5
9 Praktike dhe Zhvillim Karriere 6
10 Teme Diplome 12

Master professional/ Menaxhimi i Sigurimeve

Tregu i sigurimeve në vendin tonë po vjen duke u zgjeruar në mjaftë fusha të reja. Një prirje  e tillë kërkon domosdoshmërisht  profesionistë të përgatitur, jo vetëm për lidhjen e kontratave të sigurimeve, por edhe për të përllogaritur efektet e tyre finaciare. Masteri në Menaxhimin e Sigurimeve pranë Luarasit përmbush më së miri nevojën e tregut për këta specialistë. Ky program studimi përfshin:

 

Nr. Viti i pare 60 ECTS
1 Legjislacioni per Sigurimet 6
2 Sigurimi i Jo Jetes 5
3 Sigurimi i Jetes dhe Pensioneve 5
4 Menaxhimi dhe drejtim Biznesi ne Sigurime 5
5 Tregjet Financiare dhe tregu i Sigurimeve 6
6 Menaxhim Risku ne Sigurime 5
7 Menaxhimi i Demeve dhe Ri-Sigurimet 5
8 Bazat e Aktuaristikes/Etika e Biznesit 5
9 Praktike dhe Zhvillim Karriere 6
10 Teme Diplome 12

Master professional/ Marketing dhe Reklama

Në Shqipëri ka dhjetra televizione, radio, gazeta, portale dhe blogje, të cilat jetojnë me të ardhurat e siguruara nga finacimi i reklamave dhe promocioneve të bizneseve të ndryshme. Ky master përgatit sepcialistë që shërbejnë si një urë lidhëse mes biznesit dhe medias. Të diplomuarit në këtë master janë arkitektët e suksesit te produkteve apo sherbimeve te sponsorizuara.  Ky program studimi përfshin:

 

Nr. Viti i pare 60 ECTS
1 Menaxhim Bashkekohor i Marketingut 6
2 Menaxhim i Reklames dhe Komunikimi ne Marketing 5
3 Sjellje Konsumatore 5
4 Menaxhimi i PR dhe Marketing Korporatash 5
5 Metodologjia e kerkimit ne Marketing 6
6 Marketingu dhe Inovacioni 5
7 Menaxhimi i Cilesise dhe Standardeve 5
8 Psikologji Marketingu/Etika e Biznesit 5
9 Praktike dhe Zhvillim Karriere 6
10 Teme Diplome 12