Klinika Ligjore “Luarasi”

Qëllimi i Klinikës Ligjore Luarasi

Klinika Ligjore “Luarasi” lind si një projekt i përbashkët i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) dhe Kolegjit Universitar “Luarasi”, dhe ka për qëllim të ofrojë ndihmë juridike falas për personat në pamundësi ekonomike për të përballuar përfaqësimin ligjor nga avokati. Ajo do ta mbështesë veprimtarinë e saj në punën e studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit të Drejtësisë të Kolegjit Universitar Luarasi si edhe në bashkëpunimin me institucione të cilat kanë përvojë në këtë fushë. Ndihma juridike do të ofrohet nga studentët e Klinikës nën kujdesin e pedagogëve përgjegjës. Objektivi kryesor i Klinikës Ligjore do të jetë ofrimi i një kontributi në formën e ndihmës ligjore falas ndaj grupeve të shoqërisë apo individëve të cilët nuk arrijnë t’i përdorin apo të përfitojnë nga të drejtat dhe liritë të parashikuara me ligj. Klinika Ligjore Luarasi synon që të aftësojë studentët pjesëmarrës nëpërmjet përvojës praktike në dhënien e ndihmës juridike falas personave në nevojë duke edukuar tek ata një ndjenjë vullnetarizmi dhe shërbimi ndaj komunitetit.

Duke u projektuar në të ardhmen, Klinika Ligjore synon të ndikojë sado pak në edukimin e komuniteteve të marxhinalizuara në lidhje me të drejtat e tyre duke u shndërruar në mjet për ndryshim shoqëror dhe mbrojtje të të drejtave të njeriut. 

Shërbimet e Klinikës Ligjore “Luarasi”

Klinika ofron nivele të ndryshme ndihme juridike. Niveli më i ulët i dhënies së ndihmës juridike për klientët e klinikës, është dhënia e informacionit bazë. Ky informacion përfshin dhënien e një fletëpalosje, plotësimin e formularëve, njohja me faqen zyrtare të klinikës ligjore, prezantimi i stafit të klinikës ose dhënien e një informacioni të standardizuar i cili nuk është i përshtatur për ta si individë.

Niveli tjetër i ndihmës juridike është këshillimi i përgjithshëm. Informacioni është është shumë më i detajuar se informacioni bazë. Këshillimi këtu i ofrohet klientit si një individ referuar rrethanave specifike. Kjo lloj ndihme bazohet në burime e këshilla ndaj të cilave publiku nuk ka qasje të drejtpërdrejtë.
Niveli tjetër në hierarkinë e ndihmës së ofruar nga Klinika është këshillimi ligjor i specializuar për njerëzit e përfshirë në procese ligjore por që nuk mund të përballojnë konsultimin me një avokat për pamundësi ekonomike.

Klinika ligjore do të ofrojë:

  • Konsultë ligjore (këshillim juridik) mbi problematika të ndryshme (kryesisht civile);
  • Kërkesë– padi për gjykatë;
  • Kërkesa për t’ju drejtuar institucioneve të ndryshme;
  • Zgjidhje ligjore të çështjeve (sipas rastit: zgjidhje martese, trashëgimie, pronësie, tregtare etj);
  • Informim mbi :
    • gjykatën kompetente në rrethin e së cilës duhet të zhvillohet gjyqi;
    • afatet për ngritjen e padive;
    • përcaktimin e bazës ligjore të saktë;
    • mënyrën se si të ripunohet një kërkesë-padi, ankimet dhe bisedimet përfundimtare të përgatitura nga vetë personi i interesuar.

Klientët dhe rastet e Klinikës Ligjore “Luarasi”

Klinika ligjore do të ofrojë shërbim ligjor falas për individë të caktuar, të cilëve u mungon informacioni minimal për mënyrën se si duhet ta përdorin legjislacionin që mbron të drejtat e tyre, se si duhet t’u drejtohen organeve të ndryshme të administratës shtetërore, se si të njihen me mjetet që shteti dhe ligji ofron, si dhe të ndërgjegjësohen që në rastet e shkeljes së ligjit, t’i drejtohen sërish ligjit dhe jo vetëgjyqësisë.

Fushat e së drejtës në të cilat do të ofrojë shërbime Klinika Ligjore Luarasi, janë:

  1. E Drejta Penale;
  2. E Drejta Civile;
  3. E Drejta Administrative.

Momente nga puna e klinikës

Orari i Klinikës Ligjore “Luarasi” është: E Hënë – E Premte, 09.00-13.00

ORA/DITA E HENE E MARTE E MERKURE E ENJTE E PREMTE
09.00-13.00 Studentët Studentët Studentët Studentët Studentët
Besiana Hasani
Drita Sefulla
Edison Nabolli
Elena Gjylameti
Edlir Dado
Andi Sedja
Erik Veizi
Evisa Cani
Malvin Nikolla
Arbesa Bardhoshi
Pedagogu mbikqyrës Pedagogu mbikqyrës Pedagogu mbikqyrës Pedagogu mbikqyrës Pedagogu mbikqyrës
Dr. Blerina Shkurti Av. Saimir Vishaj Doc. Valentina Kondili Av. Saimir Vishaj Doc. Valentina Kondili
           
ORA/DITA E HENE E MARTE E MERKURE E ENJTE E PREMTE
09.00-13.00 Studentët Studentët Studentët Studentët Studentet
Olsi Brusha
Zyra Kurani
Ornela Behari
Marsid Sedja
Juxhin Manopulli
Sonja Traja
Valbona Mezini
Amela Idrizi
Blerta Stafa
Marjana Sina
Pedagogu mbikqyrës Pedagogu mbikqyrës Pedagogu mbikqyrës Pedagogu mbikqyrës Pedagogu mbikqyrës
Av. Saimir Vishaj Prof.As.Dr. Rezana Konomi Prof.As.Dr. Rezana Konomi Dr. Blerina Shkurti Doc. Valentina Kondili
           
ORA/DITA E HENE E MARTE E MERKURE E ENJTE E PREMTE
09.00-13.00 Studentët Studentët Studentët Studentët Studentët
Besiana Hasani
Drita Sefulla
Edison Nabolli
Elena Gjylameti
Edlir Dado
Andi Sedja
Erik Veizi
Evisa Cani
Malvin Nikolla
Arbesa Bardhoshi
Pedagogu mbikqyrës Pedagogu mbikqyrës Pedagogu mbikqyrës Pedagogu mbikqyrës Pedagogu mbikqyrës
Dr. Blerina Shkurti Av. Saimir Vishaj Doc. Valentina Kondili Av. Saimir Vishaj Doc. Valentina Kondili
           
ORA/DITA E HENE E MARTE E MERKURE E ENJTE E PREMTE
09.00-13.00 Studentët Studentët Studentët Studentët Studentet
Olsi Brusha
Zyra Kurani
Ornela Behari
Marsid Sedja
Juxhin Manopulli
Sonja Traja
Valbona Mezini
Amela Idrizi
Blerta Stafa
Marjana Sina
Pedagogu mbikqyrës Pedagogu mbikqyrës Pedagogu mbikqyrës Pedagogu mbikqyrës Pedagogu mbikqyrës
Av. Saimir Vishaj Prof.As.Dr. Rezana Konomi Prof.As.Dr. Rezana Konomi Dr. Blerina Shkurti Doc. Valentina Kondili
Formular Aplikimi
Pasi te keni perfunduar aplikimin rasti juaj do merret ne shqyrtim.

Klinika Ligjore “Luarasi”

KU “Luarasi” në Gjyqin Imitues për lëndën e Procedurës Penale

Foto nga aktiviteti i Vizites se studenteve dhe pedagogeve te Klinikes Ligjore Luarasi ne Burgun e Grave “Ali Demi”