Kurse profesionale Luarasi – Albacademy

Albacademy në bashkëpunim me Universitetin Luarasi ka hapur tre kurse profesionale në industrinë e Turizmit përkatësisht:

  1. Menaxhim Hoteli
  2. Menaxhim Restoranti
  3. Menaxhere Housekeeping

Këto trajnime kanë në bazë të mësuarit nëpërmjet praktikës “training on the job”, ku nëpërmjet një ekipi të gjerë trajnuesish të huaj dhe shqiptarë, me një eksperiencë të gjërë në fushën e ekspertizës së tyre ju do të arrini të merrni “ajkën” e njohurive të tyre. Në këtë trajnim qëllimi është i përbashkët, të jemi ndërtuesit e brezit të parë të Menaxherëve të Hoteleve/ Restoranteve Lider në treg!

Për të qenë lider në treg apo ruajtur standardet e shërbimit është një sfidë e vazhdueshme që i përket ekipit të drejtuesve dhe menaxherëve të hoteleve apo restoranteve.

Menaxher Hoteli

Menaxhimi i një hoteli është një punë dinamike që kërkon një energji të pashtershme dhe pasion për punën. Përtej kësaj kërkon disa aftësi teknike mbi menaxhimin, specifikat e të punuarit në një hotel, punën në ekip, njohuri financiare dhe marketuese. Në këtë trajnim nuk ka rëndësi nëse keni punuar apo jo më parë në një hotel, jeni sipërmarrës apo aspironi të hapni një hotel. Të gjithë ju do të përfshiheni në një trajnim intensiv ku përvec se do të mësoni do të punoni praktikisht mbi planin e biznesit, analiza apo raporte. Zbuloni një dimension të paprekur të hotelerisë në Shqipëri dhe bëhuni ju një nga menaxherët më të kërkuar në rajon.

Mëso më shumë rreth trajnimit të Menaxhim Hoteli

Menaxher Restoranti

Të menaxhosh një restorant është sfiduese sepse duhet të shohësh e të bësh kaq shumë në të njëjtën kohë dhe në këtë mënyrë ju duhet të mësoni sesi të menaxhoni kohën. Zhvillimi i restorantit fillon me dizajn dhe vazhdon me funksionimin dhe kontrollin e punës. Restorantet e suksesshme lulëzojnë falë ushqimit të shijshëm, të përgatitur me finesë, nivel i lartë i shërbimit dhe higjienës, por kjo nuk është e gjitha sepse normalisht që nevojitet një menaxher i mirëfilltë restoranti i cili ka përgjegjësinë për të kontrolluar dhe administruar të gjithë ecurinë e restorantit. Menaxherët e restoranteve kanë nevojë për udhëzime dhe praktikë që të menaxhojnë në mënyrë efektive biznesin, të udhëheqin stafin dhe të plotësojnë nevojat e klientëve.  Ky trajnim është dizenjuar për ti dhënë menaxherëve apo sipërmarrësve që aspirojnë për rritjen në këtë fushë, mundësinë per të rritur aftësitë e tyre.

Mëso më shumë rreth trajnimit të Menaxhim Restoranti

Trajnimi do të ketë të inkorporuar seanca praktike pranë PRESTIGE RESORT ku çdonjëri prej jush do të punojë me ekipin e trajnuesve për vendosjen në praktikë të njohurive.