BURSAT STUDENTORE 2021 - 2022

Duke patur si pritoritet regjistrimin e studentëve me rezultate të larta, Universiteti “LUARASI” vlerëson meritat e secilit prej studentëve dhe përmes programit të bursave të plota ose të pjesshme mundëson përkrahje financiare për studentët që do të regjistrohen në vitin akademik 2021/22, në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve.

Ky program ka për qëllim t’i përkrahë financiarisht studentët e ardhshëm që dëshirojnë të marrin dije profesionale dhe aftësi cilësore përmes vijimit të programeve studimore në Universitetin “LUARASI”.

Bursat në Universitetin “Luarasi”:

A. Bursat e Ekselencës

B. Bursa Sociale

B.1 Bursa sociale për studentët: (shuma e bursës vjetore mbi tarifën e studimit 50%)

Për aplikantët që vërtetojnë se i përkasin shtresave vulnerabël të shoqërisë:

  • për fëmijët e policit ose ushtarakut të rënë në detyrë;
  • jetimët deri në moshën 25 vjeç
  • ata që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate
  • se është person me aftësi të kufizuara;
  • që vetë deklarojnë/vërtetojnë se janë romë apo ballkano-egjiptian.

B.2 Bursa sociale për studentët që vërtetojnë si më poshtë: (shuma e bursës vjetore mbi tarifën e studimit deri në

50%)

Anëtarë të familjeve në nevojë ekonomike:

  • Bursë 50% – 144.000 lekë të ardhura në vit;
  • Bursë 40% – 244.000 lekë të ardhura në vit
  • Bursë 30% – 480.000 lekë të ardhura në vit
  • Bursë 20% – 528.000 lekë të ardhura në vit
  • Bursë 10% – 600.000 lekë të ardhura në vit

Apliko për Bursë!

Bursat janë me numër të kufizuar, numri dhe vlera në total e tyre për vitin e ardhshëm akademik përcaktohet me

vendim të Bordit të Administrimit.

Maturantët dhe studentët e interesuar aplikojnë pranë Zyrës së Pranimit dhe Regjistrimit në Universitetin “Luarasi”.

Nëse numri i aplikimeve është më i madh se numri i bursave i akorduar nga Bordi i Administrimit, do të respektohet

edhe koha e paraqitjes së aplikimit për bursë.

Kriteret e Aplikimit

  • Për Bursë Ekselence – Lista e notave e noterizuar
  • Për Bursë Sociale (nota mesatare mbi 8.50) – Çertifikatë familjare, dokumentin që vërteton statusin e vecantë

social (pension, papunësi, invaliditet, të ardhura të pamjaftueshme, etj.)

Kriteret e ri-aplikimit

Ruajtja e mesatares (bursa sociale – mesatarja mbi 8.50); bursa e ekselencës – ruajtja e mesatares më të cilën aprovohet

bursa. Kjo provuar nga fisha e notave që studentët do të marrin në përfundim të vitit akademik.

AFATI PËR APLIKIM

  • Afati për aplikim prej 01.06.2021 deri më 22.10.2021

Shkarkoni formularin e aplikimit