Vacancy I HAPUR PUNE: ZYRA E PROJEKTEVE NË UNIVERSITETIN LUARASI KËRKON TË REKRUTOJË MENAXHER PROJEKTI

ZYRA E PROJEKTEVE NË UNIVERSITETIN LUARASI KËRKON TË REKRUTOJË
MENAXHER PROJEKTI
KRITERET E NJË KANDIDATI TË SUKSESSHËM:
• Të paktën 5 vite eksperiencë në shkrim dhe aplikim projektesh, menaxhim projektesh të Bashkimit Evropian.
• Të zotërojë Diplomë Master i Shkencave në Drejtësi, ose Ekonomik, ose Teknologji Informacioni, ose Shkencat Sociale.
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
• Aftësi të shkëlqyera menaxhuese dhe negociuese dhe të punës në grup.
• Aftësi të shkëlqyera në ngritjen e partneriteteve të reja.
• Aftësi në organizimin e aktiviteteve/eventeve.
• Aftësi për të punuar në afate kohore të ngushta.
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese.
KANDIDATI I SUSKSESSHEM PRITET TË KRYEJË KËTO DETYRA:
• Caktimi i politikave, procedurave dhe dokumentacionit për planifikim, zhvillimin, menaxhimin, ekzekutimin dhe kontrollin e projekteve individuale ose portofolit të projekteve.
• Mbajtja dhe ngritja e partneriteteve me universitetet ndërkombëtare partnere;
• Gjurmimi i thirrjeve për partnerë në nivel kombëtar, Evropian dhe më gjerë;
• Shkrim dhe zbatim të projekteve për ngritjen e kapaciteteve në kuadër të programeve IPA, Erasmus+ etj.
• Shkrim dhe aplikime për projekte nga donatore të ndryshëm.
• Lidhje e marrëveshjeve të reja dhe ngritje e partneriteteve me palë të treta.
• Koordinim i projekteve nga donatorë të tjerë si dhe asistencë ndaj nevojave ad-hoc të zyrës.

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR APLIKIM NË GJUHEN ANGLEZE:
• CV personale
• Letër motivimi në gjuhën angleze
• 2 letra Rekomandimi
DOKUMENTACIONI I PLOTË DORËZOHET NË VERSIONIN ELEKTRONIK NË ADRESËN E EMAIL: projekte.luarasi@luarasi-univ.edu.al BRENDA DATËS 24 DHJETOR 2021