Historiku i Universitetit “Luarasi”

 

Universiteti “Luarasi” (më parë Kolegji Univeristar “Luarasi”) është një nga institucionet e para jopublike të arsimit të lartë në Shqipëri që ushtron aktivitet në fushën e arsimit, kërkimit shkencor, veprimtarive krijuese dhe profesionale bazuar në ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe aktet nënligjore në fuqi.  Universiteti “Luarasi” është liçencuar për ushtrimin e aktivitetit si shkollë e lartë universitare, jopublike, me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.611, datë:11.09.2003 “Për dhënien e lejes për hapjen e shkollës së lartë universitare, jopublike “Luarasi.” Mbi bazën e këtij akti, institucioni ka nisur veprimtarinë e mësimdhënies, në vitin akademik 2003–2004. Synimi i përhershëm ka qënë dhe mbetet formimi i profesionistëve që t’i përshtaten tregut të punës dhe të ecin paralel me zhvillimin e tij, duke thelluar dijet e tyre përmes studimeve të mëtejshme.

 

Duke filluar nga viti akademik 2018-2019, bazuar në strategjinë e zhvillimit institucional, Universiteti “Luarasi” ka zgjeruar ofertën akademike edhe në programe në fushën e teknologjisë së informacionit dhe inovacionit duke iu përgjigjur kështu kërkesave reale të tregut të punës në vend dhe rajon.

 

Veprimtaria e institucionit është normuar në çdo stad nga akte nënligjore të cilat legjitimojnë veprimtarinë e tij. Në vijim po paraqesim në mënyrë kronologjike disa nga aktet nënligjore të fundit:

 

Me Urdhër Nr. 188, datë 15.05.2015, të Ministrit të Arsimit dhe Sportit “Për riorganizimin e njësive kryesore të institucionit të arsimit të lartë “Shkolla e Lartë Universitare Private “Luarasi””, institucioni është riorganizuar në dy njësi kryesore:

  1. Fakulteti Ekonomik
  2. Fakulteti i Drejtësisë

Me Urdhër Nr. 266, datë 14.05.2018, të Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë “Për hapjen e njësisë kryesore “Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit” në Kolegjin Universitar “Luarasi” është është hapur njësia kryesore e tretë:

  • Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacioni

Me Urdhër Nr. 398, datë 11.07.2018, të Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë “Për hapjen e programit të ciklit të parë të studimit  në “Teknologji Informacioni dhe Inovacion”, të Kolegjit Universitar “Luarasi” është bërë hapja e programit të studimit “Bachelor” në “Teknologji Informacioni dhe Inovacion”, me kohë të plotë, me 180 kredite dhe kohëzgjatje 3 vite akademike.

Me Urdhër Nr. 417, datë 16.07.2018, të Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë “Për hapjen e programit të ciklit të parë të studimit  “Bachelor” në “Informatikë Ekonomike”, në Kolegjin Universitar “Luarasi” është bërë hapja e programit të studimit “Bachelor” në “Informatikë Ekonomike”, me kohë të plotë, me 180 kredite dhe kohëzgjatje 3 vite akademike.

Me Urdhër Nr. 418, datë 16.07.2018, të Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë “Për hapjen e programit të ciklit të dytë të studimit në “Teknologji Informacioni dhe Inovacioni”, të Kolegjit Universitar “Luarasi” është bërë hapja e programit të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave” në “Teknologji Informacioni dhe Inovacioni”, me kohë të plotë, me 120 kredite dhe kohëzgjatje 2 vite akademike.

Me Urdhër Nr. 419, datë 16.07.2018, të Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë “Për hapjen e programit të ciklit të dytë të studimit “Master Profesional” në “Siguria Kibernetike dhe e Informacionit”, të Kolegjit Universitar “Luarasi” është bërë hapja e programit të ciklit të dytë të studimit “Master Profesional” në “Siguria Kibernetike dhe e Informacionit”, me kohë të plotë, me 60 kredite dhe kohëzgjatje 1 vit akademik.

Me Vendim Nr. 08, datë 01.02.2019, të Bordit të Akreditimit është bërë akreditimi i   programit të ciklit të dytë të studimit “Master Profesional” në “Siguria dhe rendi publik”.

Me Vendim Nr. 09, datë 01.02.2019, të Bordit të Akreditimit është bërë akreditimi i   programit të ciklit të dytë të studimit “Master Profesional” në “Menaxhim Sigurimesh”.

Me Vendim Nr. 35, datë 31.05.2019, të Bordit të Akreditimit është bërë akreditimi i   programit të ciklit të parë të studimit “Bachelor” në “Drejtësi”.

Me Vendim Nr. 99, datë 01.11.2019, të Bordit të Akreditimit është bërë akreditimi i   programit të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave” në “E Drejtë Penale”.

Me Vendim Nr. 08, datë 24.01.2020 të Bordit të Akreditimit është bërë akreditimi i   programit të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave” në “E Drejtë Civile dhe Tregtare”.

Në vitin akademik 2016-2017, në kuadër të riakreditimit institucional, Kolegji Universitar “Luarasi”, u akreditua për 6 vite akademike me Vendimin Nr. 115 datë 15.12.2017 të Bordit të Akreditimit të ASCAL.

Me Urdhër nr. 493, datë 11.10.2019 “Për miratimin e statutit të Universitetit Luarasi”, të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë është miratuar akti institucional më i lartë në hierarkin e akteve të brëndshme të institucionit i cili legjitimon kalimin nga Kolegj Universitar në Universitetin Luarasi.

Në bazë të aktit të mësipërm dhe kërkesës së institucionit me Urdhër nr. 494, datë 11.10.2019 “Për riorganizimin institucional të Kolegjit Universitar “Luarasi” në Universitetin “Luarasi” të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë është miratuar riorganizimi i institucionit në tre njësi kryesore, përkatësisht: Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit.

Vlerat themelore që institucioni promovon përmblidhen në: Lidership; Cilësi dhe punë grupi; Liri eksplorimi intelektual; Drejtësi dhe integritet; Transparencë dhe përgjegjshmëri; Të mësuarit gjatë gjithë jetës.

 

Institucioni ka identifikuar, në këto 17 vite eksperiencë, ndër pikat më të forta: 

  1. Studentët – Aktualisht janë diplomuar 2142 studentë, pjesa me e madhe e të cilëve punësohen që vitin e parë pas diplomimit. Studentë nga Universiteti “Luarasi” kanë fituar provimin e hyrjes në Shkollën e Magjistraturës, punojnë në administratën publike, kompani private, organizata ndërkombëtare, etj., duke reflektuar kudo standardin e lartë cilësor të edukimit.
  2. Stafin akademik që përfaqësohet nga disa prej pedagogëve më të shquar në fushën e drejtësisë, ekonomisë dhe teknologjisë së informacionit. Pedagogët, përgjithësisht, kanë një karrierë shumë të pasur e të larmishme në fushën akademike, shkencore e mësimdhënëse.
  3. Politikat lidhur me aplikimin e bursave dhe mbështetjen e studentëve për praktikat e punës. Univeristeti “Luarasi” ofron bursa studimi për studentët e shkëlqyer duke vlerësuar ekselencën dhe stimuluar konkurencën. Studentët asistohen financiarisht dhe përmes lidhjeve me biznesin realizohet mbështetja e tyre për praktikat e punës.
  4. Bashkëpunimin kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar i cili po zgjerohet çdo vit akademik, dhe që synon zgjerimin e kapitaleve njerëzore të cilët sjellin eksperiencat e tyre më të mira në fushën e drejtësisë, ekonomisë dhe teknologjisë se informacionit.
  5. Infrastrukturën dhe logjistikën bashkëkohore që bëjnë të mundur zhvillimin normal të procesit mësimor dhe i ofrojnë studentëve komoditetin e nevojshëm për realizimin me sukses të programit të studimit dhe zgjerimin e aftësive të tyre profesionale.