Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit

Master i Shkencave në Teknologji Informacioni dhe Inovacion

Kohëzgjatja         2 Vite Akademike
Kredite                       120 ECTS

Përse duhet të regjistroheni në këtë Master?

Objektivi kryesor i këtij programi studimi “Bachelor” në “Teknologji Informacioni dhe Inovacioni” është të përgatisë specialistë të Teknologjisë së Informacionit, por me një bagazh të konsiderueshëm, me ekspertizë në inovacion, që do ta bënte të aftë studentin të ambientohej menjëherë më kërkesat e tregut si në ambientin qeveritar, atë bankar, korporatat e telefonisë mobile dhe kompanitë e ndryshme. Programi ofron njohuri njohuri bazë mbi informatikën dhe inovacionin, të mësojnë si ti ndërthurin këto dy profile nëpërmjet njohurive bazë formuese në fushën e programimit, bazave të të dhënave, rrjetave, algoritmeve apo edhe duke u njohur me konceptet bazë të tregtisë elektronike apo inovacionit.

Kujt i drejtohet ky Master?

Programi studimit “Bachelor” në “Teknologji Informacioni dhe Inovacion” synon të pajisë studentët me njohuritë bazë në fushën e informatikës ekonomike duke vënë theksin më shumë në formimin e tyre teorik krahas atij praktik.

Teknologjia e Informacionit dhe Inovacioni është një avantazh për të ardhmen e studentit. Një specialist i mirëfilltë i Teknologjisë së Informacionit ndesh zakonisht vështirësi kur kërkon punë mbasi nuk di t’i përgjigjet kërkesave konkrete të një biznesi nga pikëpamja ekonomike dhe një ekonomist e ka shumë të vështirë t’i përshtatet teknologjive moderne pa të cilat puna në një biznes do të ishte shumë e mangët. Studenti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit nuk do të jetë në asnjë prej këtyre ekstremiteteve. Ai është i familjarizuar me teknologjinë dhe ka nga ana tjetër nocionet themelore të inovacionit. Këtë gjë e bën të mundur pikërisht programi që u vihet në dispozicion studentëve.

Çfarë përmban ky Master?

Formimi i ekspertëve dhe specialistëve cilësorë në aspektet teorike edhe veçanërisht në aftësitë praktike aplikative në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit që do ta bënte të aftë studentin të ambientohej menjëherë më kërkesat e tregut si në ambientin qeveritar, atë bankar, korporatat e telefonisë mobile dhe kompanitë e ndryshme. Pajisja e tyre me njohuritë themelore teorike, praktikat bashkëkohore ndërkombëtare dhe përvojën e eksperiencën shqiptare në fushën e Teknologjisë se Informacionit dhe Aplikimet e IT në Ekonomi dhe profile të tjera do ti përshtatet kërkesave gjithnjë e në rritje për resurse profesionale dhe të kualifikuara, duke bërë të mundur krijimin e mundësive për studentët për punësim të përhershëm në tregun vendas dhe atë jashtë vendit mbështetur si në strukturën qeveritare dhe atë private korporative.

Programi Mësimor Master i Shkencave në ``Teknologji Informacioni dhe Inovacion``

Master i Shkencave/ Teknologji e Informacionit dhe Inovacionit

Ky program studimi synon të krijojë një lidhje të ngushtë mes teknologjisë se informacionit dhe biznesit. Qëllimi i tij është të përgatisë profesionistë me formim të lartë për aplikimin dhe   zbatimin e teknologjive inovative. Të diplomuarit në këtë program studimi mund të punoësohen, si në sektorët publik e privat, ashtu edhe në sistemin financiar e bankar, telekomunikacion etj.  Ky program studimi përfshin:

Nr. Viti parë 60 ECTS
1 Zhvillimi i aplikacioneve dhe sherbimeve web 6
2 Menaxhimi i sistemeve të informacionit 6
3 Inxhinieri sofware-ike 6
4 Bazat e teknologjisë së informacionit 6
5 Lidershipi dhe etika e vendimmarrjes  6
6 Marketimi dhe inovacioni 6
7 Hartim dhe menaxhim projektesh në teknologji informacioni 6
8 Projektim dhe analizë e sistemeve të bazave të të dhënave 6
9 Bazat e sipërmarrjes dhe inovacioni / Etika dhe teknologjia 6
10 Menaxhimi dhe siguria e rrjetave kompjuterike 6
Nr. Viti dytë 60 ECTS
1 Metoda kerkimi të avancuara në teknologji informacioni 6
2 Menaxhimi strategjik i teknologjisë dhe inovacionit 6
3 Kreativiteti dhe dizenjimi për inovacionin 6
4 Auditimi i sistemeve të informacionit 6
5 Bazat e sistemeve të sigurisë së informacionit / Siguria e sistemeve dhe aplikacioneve 6
6 Praktikë dhe zhvillim karriere 12
7 Tema diplome 18

Master Profesional në Siguria Kibernetike dhe e Informacionit

Kohëzgjatja           1 Vit Akademik
Kredite                      60 ECTS

Përse duhet të regjistroheni në këtë Master?

Qëllimi i programit Master Profesional me 60 kredite është të përgatisë specialistë IT-je, me njohuri nga fusha e Sigurisë Kibernetike dhe e Informacionit, dhe dhënien e njohurive të reja, për t’i pajisur studentët me njohuritë e nevojshme specifike për plotësimin e nevojave të tregut të punës, lidhur me fushën e Sigurisë së Sistemeve të Informacionit dhe të fushave të ngjashme atë të Sigurisë Kibernetike dhe Auditimi i Sistemeve të Teknologjisë së Informacionit

Ky program studimi ndër të tjera ka për qëllim të formojë gjeneratën e re të profesionistëve, të cilët do të kenë njohuritë e duhura dhe eksperiencat për të zhvilluar sisteme më të sigurta kompjuterike. Ai synon t’i pajisë studentët me njohuritë dhe bazat teorike, si dhe me aftësitë dhe praktikat e nevojshme në fushën e sigurisë së informacionit, për të qenë të suksesshëm në këtë fushë sfiduese, shumë të nevojshme dhe të dobishme.

Kujt i drejtohet ky Master?

Profili i Sigurisë Kibernetike dhe Informacionit do të përforcojë njohuritë dhe do te rrisë kompetencat duke sjelle një ekspertizë për studentin që në fund të studimeve të jetë i aftë të shfaqin njohuri të qëndrueshme në lidhje me:

  • Identifikimin e çështjeve te sigurisë së informacionit, të përdorë njohuritë e marra në teori, të investigojë shkaqet dhe zgjidhjet, dhe të hartojë strategji të udhëhequra nga teoritë në zhvillim si dhe kërkimi shkencor në fushën e sigurisë së informacionit;
  • Të analizojë dhe dizenjojë teknika të sigurisë së informacionit dhe masa mbrojtëse, përfshirë këtu politika specifike të sistemit, kundërmasa sigurie dhe kontroll aksesi në rrjet; të aplikojë metoda të standardizuara për të minimizuar riskun nëpërmjet implementimit të parimeve dhe praktikave të sigurisë së informacionit;
  • Të vlerësojë zgjidhjet e duhura të sigurisë që nevojiten për të dizenjuar dhe ndërtuar një arkitekturë sigurie duke përfshirë zbulimin e sulmeve, infrastrukturën mbrojtëse, testet e penetrimit dhe analizën e dobësive;
  • Programi “Master Profesional” në “Sigurisë Kibernetike dhe te Informacionit”, synon të pajisë studentët me njohuritë bazë në fushën e Sigurisë së Sistemeve të Informacionit duke vënë theksin më shumë në formimin e tyre praktik krahas atij teorik.

Çfarë përmban ky Master?

Profili i Sigurisë Kibernetike dhe Informacionit do të sjelli një ekspertizë për studentin që në fund të studimeve të jetë i aftë të shfaq njohuri të qëndrueshme në lidhje me:

* Të formulojë dhe implementojë politika dhe zgjidhje që demonstrojnë një përvetësim të gjerë të bazave të sigurisë dhe aplikimeve praktike të teknologjisë së informacionit;

* Të shfaq njohuri të qëndrueshme në lidhje me strategjitë e sigurisë së informacionit dhe ti aplikojë këto njohuri për të vlerësuar një situatë të caktuar të sigurisë së informacionit dhe për të hartuar një plan të përshtatshëm në lidhje me të;

* Të ndërtojë një qasje të sigurisë së informacionit që balancon nevojat e organizatës me kërkesat e saj për konfidencialitet, integritet dhe disponueshmëri;

Diploma “Master Profesional” në “Sigurisë Kibernetike dhe te Informacionit” i siguron zotëruesit të saj mundësinë për t’u punësuar në:  

  • Ne te gjitha strukturat qeveritare qendrore dhe vendore
  • Sistemin Bankar dhe institucionet e ndryshme financiare dhe jo financiare.
  • Korporatat e Telefonisë Mobile, Kompanitë e Internetit dhe te gjithë Kompanitë qe ushtrojnë veprimtarin e tyre ne fushën e Teknologjisë se Informacionit
Programi Mësimor Master Profesional në ``Siguria Kibernetike dhe e Informacionit``

Master Profesional/ Siguria Kibernetike dhe e Informacionit

Programi i masterit profesional në Sigurinë Kibernetike synon të transmentojë njohuri  të thelluara për rreziqet e kërcënimet kibernetike si dhe mbi teknologjitë e reja për sigurinë e informacionit. Në përfundim të këtij programi, të diplomuarit mund të  punësohen në profilin e sigurise se informacionit pranë institucioneve te ndryshme të administratës publike e private, të korporatave bankare e telekomunikacionit etj.   Ky program studimi përfshin:

 

Nr. Viti parë 60 ECTS
1 Menaxhimi i bazave të të dhënave të sigurta 6
2 Menaxhimi dhe siguria e rrjetave kompjuterike 6
3 Siguria e sistemeve dhe aplikacioneve 6
4 Siguria e informacionit dhe siguria kibernetike në organizatë 6
5 Bazat e teknologjisë së informacionit 6
6 Themelimi dhe menaxhimi i sigurisë kibernetike   / Qeverisja dhe menaxhimi i sigurisë kibernetike 5
7 Hakerimi etik dhe testi i ndërhyrjeve në rrjet 6
8 Etika dhe teknologjia  / Ligji i sigurisë kibernetike, pajtueshmeria dhe etika 5
9 Praktikë dhe zhvillim karriere 6
10 Tema  diplome 11