Universiteti Luarasi, në kuadër të projektit 1Future – “jOiNEd For sUsTainability – bUilding climate REsilient communities in WB and EU”, fton studentët dhe profesionistët të marrin pjesë në kursin intensiv “Sustainable Development, Circular Economy and Resource Management”. Ky kurs organizohet si pjesë e aktiviteteve të projektit 1Future, i cili mbështetet financiarisht nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian.
Ky program trajnimi do të realizohet në bashkëpunim me universitete partnere nga vendet e BE-së, si dhe organizata jo-fitimprurëse pjesëmarrëse në projekt, dhe do të zhvillohet nga 9 – 19 Dhjetor 2025.
Afatet dhe mënyra e aplikimit
Të gjithë të interesuarit—studentë apo profesionistë—mund të paraqesin aplikimin e tyre deri më 30 Nëntor 2025 duke përdorur linkun e mëposhtëm:
👉 Klikoni këtu për t’u regjistruar: Formulari i regjistrimit për kursin intensiv – Fill in form
Për më shumë informacion, klikoni këtu: Klikoni për më tepër
