Është publikuar një thirrje për dorëzimin e punimeve për një botim special të Revistës Shqiptare të Ekonomisë dhe Biznesit – 1FUTURE Issue: Climate and Sustainability, ISSN 2219-3200, e cila është planifikuar si pjesë e projektit 1FUTURE.
Ky numër i veçantë i kushtohet avancimit të njohurive dhe nxitjes së zgjidhjeve inovative në fushat e qëndrueshmërisë dhe ndryshimeve klimatike, me një theks të fortë në kërkimin ndërdisiplinor.
Autorët janë të ftuar të paraqesin artikuj kërkimor origjinal, rishikime, raste studimore dhe perspektiva që kontribuojnë në avancimin e njohurive dhe të kuptuarit në fushën e qëndrueshmërisë dhe ndryshimeve klimatike.
Data te rendesishme:
- Afati i fundit për dorëzimin e dorëshkrimeve: dorëzimi fillon më 5 maj 2024 dhe do të qëndrojë i hapur deri më 15 nëntor 2024.
- Njoftimi i pranimit: 30 dhjetor 2024
- Publikimi i Numrit Special: 15 janar 2025
Detajet e kësaj thirrjeje mund t’i gjeni në linkun më poshtë:
https://luarasi-univ.edu.al/wp-content/uploads/2024/07/Call_Special_issue_Onefuture_Final.pdf