Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Z. Johan Sattler, ishte sot i ftuar në një leksion të hapur në Universitetin “Luarasi”

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Z. Johan Sattler, ishte sot i ftuar në një leksion të hapur për të folur mbi mundesinë për aplikim dhe pjesëmarrje të studentëve të Universitetit “Luarasi” në European Forum Alpbach.
Z. Sattler shprehu mirënjohjen maksimale për Universitetin “Luarasi”, i cili ndër vite ka promovuar dhe dërguar studentë në këtë Forum që daton prej vitit 1945.
European Forum Alpbach është një ndër forumet më jetëgjatë e të suksesshem në Europe, në të cilin marrin pjesë më shumë se 3000 studentë nga 80 vende të botës, pedagogë nga Universitetet më të njohura Europiane, specialistë dhe profesionistë të spikatur nga fusha të ndryshme, liderë politikë, etj.
Universiteti “Luarasi” përgjatë viteve ka mbështetur studentë per pjesëmarrje në ketë platformë, e cila është sa akademike ashtu edhe ekstrakurrikulare, gjë që i shërben jo vetëm jetës studentore por edhe pasurimit të kurrikulës së çdo student.
Për më tepër informacion për formularin e aplikimit dhe të bursave në këtë forum, ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtare:
https://www.alpbach.org/en/forum2019/