Këshilli Studentor

Pershendetje,

Në kuadër të përfaqësimit studentor në jetën institucionale dhe përmirësimin e jetës studentore, bazuar në Statutin e KU Luarasi, u zhvilluan sot në datë 23/11/2017 zgjedhjet për Këshillin Studentor Luarasi, te cilat u pershendeten dhe nga Rektori i KU “Luarasi” Prof.Dr Et’hem Ruka..

Zgjedhjet ishin garant i një procesi të rregullt, të lira dhe të ndershme. Studentët që kandiduan prezantuan programin e tyre para elektoratit gjatë ditëve të fushatës së njoftuar. Zgjedhjet patën formatin e gjendur bashkëlidhur këtij procesverbali me titullin “Fletë votimi”. Votues konsiderohej çdo student I KU Luarasi I paraqitur me document identifikimi.
Për gati 4 orë u zhvillua procesi i votimit për çdo klasë të ndara sipas Fakulteteve në Sallën Republika, votimi u sigurua të ishte i fshehtë dhe i lirë.

Në përfundim te votimit, u hap proçesi I numërimit me komisionerët e përcaktuar, dhe në përfundim të këtij procesi u shpallën fitues per programin Bachelor:

Fakulteti i Drejtësisë:

Viti i parë, grupi 1, Klogen Prifti me 54 % të votave përballë Klei Vishaj me 25 % të votave. Kuorumi u plotësua me 75 %. Rezultati njihet.

Viti i parë grupi 2, Xhesika Picari me 72 % të votave përballë Sarbiana Torolli me 28 % të votave. Kuorumi u plotësua me 58 %. Rezultati njihet.

Viti i parë grupi 3, Kevin Topi me 88 % të votave, kundër 12%. Kuorumi u plotësua me 53 %. Rezultati njihet.

Viti i dytë grupi 1, Ervisa Boja me 50 % të votave përballë Guina Myrta me 43 % të votave, dhe 7 % të pavlefshme. Kuorumi i pjesemarrjes permbushet 54 %, por kuorumi per tu shpalur fitues jo. Zgjedhjet ripërsëriten pas konsituimit të Këshillit Studentor.

Viti i dytë grupi 2, Bekim Bruka me 95 % të votave, kundër 5 %. Kuorumi u plotësua me 77 %. Rezultati njihet.

Viti i dytë grupi 3, Xhulian Zaimi me 88 % të votave, kundër 12 %. Kuorumi u plotësua me 52 %. Rezultati njihet.

Viti I tretë grupi 1, Ketjona Dautaj 20 %, kundër 60%, të pavlefshme 20%. Pjesëmarrja 15.6 %, Rezultati nuk quhet i vlefshëm, pasi nuk arrihet kuorumi, zgjedhjet ripërsëriten pas konsituimit të Këshillit Studentor.

Viti I tretë grupi 2, Donald Zeqo 100 %, pjesëmarrja 33 %. Rezultati nuk quhet i vlefshëm pasi nuk arrihet kuorumi, zgjedhjet ripërsëriten pas konsituimit të Këshillit Studentor.

Fakulteti Ekonomik, dega Administrim Biznes:

Viti i parë, Brikena Sula me 26 %, përballë Kristi Mëhili me 8%, te pavlefshme 66 %. Kuorumi u plotësua me 73 %, por asnje nga kandidatet nuk ka permbushur kuorumin. Zgjedhjet riperseriten pas konstituimit te Keshillit Studentor.

Viti i dytë, Megan Malaj 100%, pjesëmarrja 20 %. Rezultati nuk quhet i vlefshëm pasi nuk arrihet kuorumi, zgjedhjet ripërsëriten pas konsituimit të Këshillit Studentor.

Viti i tretë, Dritan Salianji 57 % përballë Hasie Kotarja 43%. Kuorumi u plotësua me 56 %. Rezultati njihet.

Fakulteti Ekonomik, dega Financë Bankë:

Viti i parë, Anxhela Kula me 58%, përballë Xheni Maloku 32% dhe Laureta Shehi 10%. Kuorumi u plotësua me 61 %. Rezultati njihet.

Viti i dytë, Renis Vangjelaj me 68 % përballë Bernarda Islamaj me 32%. Kuorumi u plotësua me 87 %. Rezultati njihet.

Viti i tretë, Marsida Thartori me 60 %, kundër 40%. Kuorumi u plotësua me 53 %. Rezultati njihet.

Zgjedhjet per programin Master vazhdojne, dhe i urojme suksese kandidateve.

Komisionerë:

Geraldo Meta Kryetar Komisioni
Klevia Citozi Anëtare Komisioni
Nikols Vathi Sekretar Komisioni
Spiro Paco Monitorues i Procesit Zgjedhor i ngarkuar nga KU “Luarasi”