KURSE PROFESIONALE- Ekspert në investigim dhe Polici Gjyqësore

Pas mbarimit te studimeve ne Drejtesi, keshilla me e mire eshte profilizimi ne nje fushe specifike, permes marrjes se njohurive te avancuara. Profili penal eshte nje profil prestigjoz dhe qe percon integritet dhe mbetet nje ekspertize me shume prespektive ne organet ligjzbatuese sic eshte institucioni i Prokurorise, Ministria e Puneve te brendshme, Policia e Shtetit. Ndjekja e kursit do te ishte avantazh per kedo qe do te ndjeki karieren brenda strukturave te ketyre institucioneve si Oficer i Policise Gjyqesore dhe apo drejtues i strukturave ligjzbatuese.
KETE E OFRON KURSI 5 JAVOR – Ekspert në investigim dhe Polici Gjyqësore
 
  • Ky kurs synon T’u ofroje frekuentuesve njohuri të mjaftueshme mbi parimet dhe rregullat e organizimit dhe funksionimit te policise gjyqesore, shërbimet dhe seksionet e policisë gjyqësore, rregullat e ndarjes së punës lidhur me veprimtarinë e tyre hetimore,  raportet me prokurorin dhe organet e administratës nga e cila vijne. Keto njohuri do te perfshijne edhe  normat për organizimin dhe funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimeve (BKH), e cila do të kryejë veprimtari gjyqësore sipas nje kompetence lendore te percaktuar me ligj.
  • Policia Gjyqësore është nje subjekt i rëndësishem i proçedimit penal.
  • Veprimtaria e policisë gjyqësore drejtohet e kontrollohet nga prokurori dhe oficerët e agjentët e policisë gjyqësore duhet të përgjigjen dhe të raportojnë vetëm para tij lidhur me të dhënat dhe ecurinë e hetimit. Eshte per t’u theksuar se policia gjyqesore nuk perfaqeson nje organ te mirefillte te parashikur me ligj ose nje strukture  por nje funksion, i cili ushtrohet ne drejtimin dhe kontrollin e prokurorit. Pervec Kodit te Procedures Penale dhe ligjit nr. 8677, datë 02.11.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”, atributet e policise gjyqesore jepen ose parashikohen edhe nga ligje te tjera organike, te cilat parashikojne sherbime te policise gjyqesore prane ketyre organeve si p.sh sherbimet e policise gjyqesore tatimore, doganore, burgjeve, te ndertimit etj.
  • Strukturat e policise gjyqesore karakterizohen nga nje varesi dyfishe e veprimatrise se tyre. Me fjale te tjera nga pikepamja administrative keto struktura jane pjese e varesise se institucioneve rrespektive ndersa nga pikepamja funksionale ose proceduriale ato pergjigjen dhe jane ne varesine e prokurorit.  
  • Policia gjyqësore funksionon në bazë të percaktimeve ligjore te Kodit te Procedures Penale si edhe Ligjit Nr.8677, datë 02.11.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”, i ndryshuar. Policia gjyqesore se bashku me prokurorin jane dy subjekte te ngarkuara me ligj per kryerjen e hetimeve paraprake dhe roli dhe veprimtaria e saj parqet nje rendesi te vecante.