Workshop Informativ me temë ”Pranohu në universitetet më të mira në botë”

Të dashur miq,

Dje u mbajt për studentët e KU Luarasi Workshop me temë “Pranohu në universitetet më të mira në botë” nga Teuta Turani e cila ka fituar të drejtën e studimeve master pranë Harvard dhe që angazhohet pranë IPPM.

Ky workshop kishte qëllim të shpjegonte për audiencën gjithë proçesin e aplikimit për të fituar të drejtë studimi dhe bursa.

Gjatl këtij wprkshopi u diskutuan mënyrat e ndërtimit të një CV sa më atraktive dhe prezantuese, letrës së motivimit që shpalos interesin e aplikantit, dhe letrat e rekomandimeve.

Bashkëpunimi me IPPM ka mundësuar për studentët e Luarasit lehtësim në proçesin e njohjes së kërkimit shkencor dhe të projekteve.

Ju falenderojmë që morët pjesë, dhe falenderojme Teutën për përkushtimin dhe dashamirësinë për të ndarë me ne historinë e saj të suksesit.

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun

 

 

 

http://www.panorama.com.al/studentja-e-harvardit-leksion-te-hapur-me-te-rinjte-e-luarasi/