Veprimtaria e zyrës

Veprimtaria e zyrës përqëndrohet në sigurimin e cilësisë dhe përputhshmërisë së kurrikulave të ofruara nga KU “Luarasi me kërkesat e legjislacionit për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë.

Zyra bashkëpunon me njësitë përbërëse të KU “Luarasi” për hartimin e programeve të reja të studimit, të ndryshimit dhe riorganizimit të atyre ekzistuese, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi si dhe për përgatitjen e dokumentacionit përkatës deri në zbatimin e tyre.

 

Përgjegjësi dhe Kompetenca

  1. Vlerëson propozimet e Bordit të Administrimit ose të njësive përbërëse të KU “Luarasi” për hapjen e programeve të reja të studimit, ndryshimin ose riorganizimin e programeve ekzistuese.
  2. Mbledh programet e lëndëve të ofruara në secilin cikël studimi, pas miratimit të tyre nga autoriteti përkatës.
  3. Verifikon respektimin e formatit dhe parimeve të përcaktuara për hartimin e programeve të lëndëve.
  4. Raporton për gjendjen dhe dorëzimin e programeve të lëndëve tek Rektori.
  5. Mbështet Njësinë  e Brendshme të Sigurimit të Cilësisë në rastet e përgatitjes së raporteve për vlerësime të programeve të studimit për qëllim akreditimi dhe për rastet e hapjes së programeve të reja dhe riorganizimit të atyre ekzistuese, gjithmonë brenda kompetencës së saj, për çështje të kurrikulave dhe mësimore-kërkimore.  
  6. Ndjek dhe merr pjesë në procesin e transferimeve të studimeve të ciklit të parë dhe të dytë në KU “Luarasi”.
  7. Përpunon projekt -politikat e kuotave për të dy ciklet e studimit.
  8. Ndjek dhe monitoron pranimet në njësitë kryesore të KU “Luarasi”, në përputhje me kuotat dhe kriteret e pranimit të miratuara për ciklin e I dhe të II të studimit.
  9. Merr pjesë në hartimin e projekt-dokumentacionit për emërtimet e diplomave për dy ciklet e studimit.
  10. Përgatit dokumentacionin për mbledhjet e Senatit Akademik që lidhen me programet e studimit.
  11. Merr pjesë në hartimin e Raportit të Vlerësimit të Brendshëm të KU “Luarasi” (Raport vjetor).
  12. Bashkëpunon në lidhje të ngushtë me të gjitha njësitë përbërëse të KU “Luarasi”.
  13. Me porosi të Rektorit, jep konsulencë për problematikat që lidhen me natyrën e Zyrës së Zhvillimit të Kurrikulave.
  14. Realizon detyra të tjera në përputhje me funksionimin e përgjithshëm të kësaj Zyre sipas përcaktimeve të Statutit dhe Rregullores së KU “Luarasi”.

 

Raportimi/Varësia

Zyra funksionon nën varësinë e Rektorit dhe të Zëvendësrektorit për anën mësimore dhe zbaton detyrat e parashikuara në Statutin dhe Rregulloren e KU “Luarasi”.