30 bursat, 100% falas, pranë Universitetit Luarasi

30 bursat, 100% falas, pranë Universitetit Luarasi

APLIKO për të përfituar një bursë në kategorinë STUDENT EKSELENT ose në kategorinë STUDENT I TALENTUAR, 100% falas pranë Universitetit Luarasi në njërin prej fakulteteve:

  • Drejtësi;
  • Ekonomik;
  • Teknologji Informacioni dhe Inovacioni;
  • Shkenca Mjekësore (Stomatologji, Farmaci, Infermieri).

Brenda datës 30 Prill 2022, dërgo një email tek bursa@luarasi-univ.edu.al ku të përfshihen dokumentet:

  1. Për kategorinë “Bursë Ekselence”:
  • Vërtetim notash të shkollës së mesme deri në semestrin e parë të vitit shkollor 2021-2022;
  • Ese me temë të lirë të përzgjedhur nga maturanti ku të trajtohet një argument që ka të bëjë me fushën e studimit që aspiron vetë ai.

 

  1. Për kategorinë “Bursë Talenti”:

Studentët me talente në fusha të ndryshme, të dërgojnë certifikime që vërtetojnë arritjet e tyre, si p.sh. medalje, certifikata, konkurse apo olimpiada të fituara. Këta maturantë do të kenë përparësi në përfitimin e bursës.