Universiteti “Luarasi” priti dje në auditoret e tij ambasadorin e Izraelit, Boaz Roadkin, nga ku njoftoi startimin e një konkursi esesh me punimet e studentëve të këtij universiteti në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme e më gjerë.
“Jam këtu prej 11 muajsh, por kudo ku shkoj ndiej marrëdhënien e mirë jo vetëm në nivel qeverisjeje, por edhe në raport me njerëzit. Jam i lumtur që jam këtu për të lançuar këtë konkurs esesh. Ai zhvillohet në kuadër të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Ju mund të zgjidhni temat që ju interesojnë më shumë, qëllimi ynë është që t’ju nxisim të mendoni për rajonin tonë”, vuri në dukje ambasadori.
Gjatë prezencës së tij në këtë universitet, ai zhvilloi Universiteti “Luarasi” priti dje në auditoret e tij ambasadorin e Izraelit, Boaz Roadkin, nga ku njoftoi startimin e një konkursi esesh me punimet e studentëve të këtij universiteti në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme e më gjerë. një leksion të hapur me studentët, duke shpjeguar ngjarjet që kanë shoqëruar popullin e Izraelit në vite dhe miqësinë me shqiptarët, për të cilën uroi të jetë e gjatë dhe me bashkëpunime të frytshme. Pikërisht këtë vuri në dukje edhe rektorja e “Luarasit”, Nevila Xhindi.
“Ambasadorët janë miq të universitetit, por edhe falë marrëdhënies që Shqipëria ka krijuar me këtë shtet, që kur hebrenjtë u përzunë nga Spanja dhe Shqipëria u hapi dyert. Një miqësi e forcuar në vite ka kulmuar në një marrëdhënie diplomatike në vitin 2012, ku për herë të parë ambasada e Izraelit është hapur në Tiranë. Një ambasadë e vogël, aktive, që ka nxitur dhe vazhdon të nxisë marrëdhëniet e mira në mbështetje të programeve të caktuara, siç janë ato të ekonomisë, bujqësisë, për ujin, energjinë dhe arsimin”.
Ambasadori Boaz Roadkin, që prej një viti është atashuar si përfaqësues i shtetit izraelit në vendin tonë, gjatë leksionit të hapur foli për disa aspekte të jetës në Izrael, duke vënë në dukje zhvillimin teknologjik dhe ekonomik, e veçanërisht të bizneseve të reja. “Izraeli është vendi numër një në botë që mbështet sipërmarrjet e reja”, shtoi Roadkin.
Ai nuk la pa përmendur dhe situatën në Lindjen e Mesme, teksa u kërkoi studentëve që në hulumtimet për esetë që do të zhvillojnë të marrin informacion të mjaftueshëm, jo të njëanshëm në lidhje me atë çfarë ndodh atje. Problemi i kufijve në Lindjen e Mesme, përballimi i trazirave në Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor dhe Jerusalem, monitorimi i grupit terrorist Hezbollah në Liban, trazirat në Siri, kërcënimi i Iranit për armët bërthamore e deri te kërcënimi i ISIS-it janë vetëm disa nga çështjet që ai përmendi.
Në fund të leksionit, ambasadori prezantoi disa tema për konkursin e eseve, mes tyre: aspektet ligjore dhe ekonomike të sigurisë kibernetike, iniciativa private ekonomike e Izraelit, statusi dhe njohja e hebrenjve refugjatë në vendet arabe dhe myslimane, si dhe fushat e mundshme të bashkëpunimit mes Shqipërisë e Izraelit.
http://www.panorama.com.al/ambasadori-izraelit-hap-konkursin-e-eseve-te-luarasi/