Leksion i hapur te “Luarasi”, si të hapim një biznes social

Leksion i hapur te “Luarasi”, si të hapim një biznes social

Artikull në GAZETËN PANORAMA – 03.05.2017

Orët mësimore në auditorët e Kolegjit Universitar “Luarasi” janë çdo herë e më të larmishme.

Seminarit të studentëve të vitit të tretë iu bashkua kësaj jave  themeluesja e një biznesi risi në kryeqytet. Albana Muçaj, ideatore e qendrës multifunksionale “Kallz”, referoi përpara të rinjve të “Luarasit” projektidenë e saj për vënien në jetë të të parës qendër në Tiranë ku fëmijët nga 612 vjeç ndihen si në shtëpinë e tyre: hanë një vakt të mirë, mësojnë, bëjnë sport, art e merren madje edhe me bujqësi. Për rektorin e Universitetit, Arben Malaj, ky leksion i hapur është një mënyrë mjaft atraktive e ndërthurjes së mësimeve e teorisë me praktikën. “Albana të gjithë këtë sfidë e ka përballuar vetë dhe përbën një model. Ideja ime dhe kolegëve është të mos bëjmë leksione të mëdha, por në orët e mësimit të sjellim një rast suksesi ose dështimi, me qëllim që të mësoni nga to. Kësaj radhe po dëgjoni të parën”.

PROJEKT-IDEJA
E ardhur te “Luarasi”, jo për të treguar se ka një biznes të suksesshëm, por për t’i inkurajuar të rinjtë të vënë mendjen në lëvizje, të krijojnë ide dhe t’i vënë ato në zbatim. Muçaj e konsideron “Kallz” si një qendër të lindur natyrshëm nga nevoja për  të përmbushur detyrat e saj si nënë. “Me djalin e parë kam përjetuar një situatë sfidash. Çdo ditë më është dukur sikur po eksperimentoj duke bërë zgjedhje jo të plota. Duke pasur dadon, ai mund të hante një vakt të mirë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për mësimet. Ka mjaft ambiente pranë shkollave që zgjidhin hall, por nuk janë zgjidhja”, thotë Muçaj. Nuk ka pasur nevojë për plan biznesi, as marketing. Është puna e  përditshme me fëmijët që mësojnë përditë diçka të re, që tërheq gjithnjë e më tepër të vegjël që duan të aderojnë në këtë qendër. “Sot ‘Kallz’it i janë ofruar pikërisht ato nëna si puna ime që punojnë me orare të zgjatura, që bëjnë dy punë, që kanë nevojë që fëmijët e tyre t’i mbajnë deri në 19:00 të mbrëmjes dhe të mos kenë nevojë që gjatë kthimit për në shtëpi të vrasin mendjen nëse duhet të gatuajnë, të bëjnë detyrat me fëmijën a diçkatjetër”.

“Kallz” është zgjidhja për prindërit që shpesh ankohen se fëmijët e tyre qëndrojnë gjatë gjithë kohës mbi smartphone a tablete pa u marrë fare me aktivitete që vënë trupin a mendjen në lëvizje. Për këtë konkurrentë. Përkundrazi, do isha shumë e lumtur, pasi kjo do të thotë se ka fëmijë që po rriten shëndetshëm, larg teknologjisë, larg fiksimit për Iphonen e fundit apo pushime në Dubai. Më besoni, sot, djali im nuk e di ku e ka telefonin që e ka blerë përpara një viti e gjysmë kur insistonte shumë”, tregon themeluesja e “Kallz” për studentët e “Luarasit”.

Fokusi i veprimtarisë së qendrës është zhvillimi social. Nuk janë të pakta rastet kur fëmijëve të saj në mbrëmje u është bashkuar edhe një tjetër. Madje, ka lindur një shkëmbim vizitash gjatë fundjavave, çka i lidh më tepër të vegjlit e “Kallz”. Por, për biznese të tilla sociale, qëllimi primar i të cilave nuk është përfitimi monetar,  Muçaj këmbëngul për më tepër mbështetje nga shteti. “Në Shqipëri ka shumë biznese të bukura, por nuk janë të mbrojtura apo të trajtuara në mënyrë të veçantë. Aktualisht, ato duhet të regjistrohen njësoj e të paguajnë të njëjtat taksa. Besoj se në vijim do të bëhet diçka për t’i mbështetur, por aktualisht është vetëm dëshira e mirë, por jo mbi bazë ligjore.”

 

http://www.panorama.com.al/leksion-i-hapur-te-luarasi-si-te-hapim-nje-biznes-social/