Albanian ICT Awards takim me Studentet

Albanian ICT Awards takim me Studentet

Studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit në Universitetin “Luarasi” zhvilluan një takim informues me përfaqësues të Albanian ICT Awards.
Gjatë aktivitetit, përfaqësuesit e Albanian ICT Awards vlerësuan Universitetin “Luarasi” dhe ftuan studentët e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit, të nivelit Bachelor dhe Master, të marrin pjesë në edicionin e këtij viti me inovacionet e tyre në fushën e teknologjisë.

Gjatë takimit informues me përfaqësuesit e ICT Awards, bashkëthemeluesi i kësaj platforme, Kushtrim Shala, vlerësoi bashkëpunimin me Universitetin “Luarasi” dhe ftoi studentët e programeve Bachelor dhe Master të aplikonin edicionin e shtatë të konkursit Albania ICT Awards.
Z. Shala prezantoi para studentëve procedurën e kandidimit, ku si çmim përfshihet edhe “Diploma e vitit” ku pritet të ketë kandidatura nga studentët e Universitetit “Luarasi”.

Në përfundim të takimit informues me përfaqësuesit e ICT Awards, Zv. rektorja e Universitetit “Luarasi”, Prof. Asoc. Dr. Anni Dasho Sharko tha se kjo mundësi është një qasje e re për studentët që do ti ndihmojë në karrierën e tyre dhe në të ardhmen profesionale. Ajo ka qënë pjesë e jurisë së ICT Awards mendon se idetë më të mira vijne gjithmonë nga studentët më të apasionuar për teknologjinë.