Artikull në Gazetën Shqiptare – Arben Malaj: Rritja ekonomike dhe stabiliteti financiar në përmirësim. Energjia? Risk i menaxhueshëm

Nje interviste ne “Zerin e Amerikës” lidhur me situatën ne vend, rektori i Universitetit “Luarasi”, Arben Malaj foli per rritjen ekonomike, krizen e energjise per shkak te importeve te rritura te cilat krijojne kosto shtese etj. Malaj tha se stabiliteti i financave ka filluar te permiresohet ngan zbatimi i rregullave te reja fiskale si mos kryerja e shpenzimeve me shume se sa te ardhurat, bile po arihet ne suficit primar, pra me pak shpenzime se sa te ardhurat. Strategjia me efikase per reduktimin e borxhit eshte rritja e rritjes ekonomike, por ne kendveshtrim afatgjate kerkohet permirisimi i struktures se taksave,permirssimi i administrimit tatimore dhe sidomos rritja eefektivitetit te çdo shpenzimi buxhetore.

2. Fokusi i dyte ishte kreditimi i ekonomise, ka filluar rritja e kredive ne leke, per kredi kosnumatore dhe investim ne strehim, Konstatohet renia e kredise ne valute, nje trend pozitiv ky per te ulur kostot e risqeve te kurseve te kembimit mbi kredituesit qe i kane te ardhurat ne monedhe kombetare.

Mbetet shqetesues mos rritja e kreditimit te bzinesit kjo per dy arsye kryesore: bankat tregtare nen rregullat e reja mbikqyrese per te parandaluar rritjen e kredive jo performuese jane me rigoroze ne kerkesat e tyre ndaj biznesit dhe njekohsishte biznesi shqiptar nuk ka te njejtin optimizem per te operuar me kredi per cdo mungese te likujditeteve per shpenzimet dhe investimet e tyre…

 

Ketu nje rendesi te vecante merr kreditimi i sektoreve me produktivitet te ulet dhe risk te larte sic eshte prodhimi bujqesore, depozitimi dhe agroperpunimi. i tyre. Kreditimi i ketyre sektoreve eshte me risk te larte dhe kosto me te medha per bankat, prandaj rritja e aksesit ne burime te lira nga donatore multilateral dhe bilaterat, kordinimi i tyre me strategjite e zhvillimit te bujqesise duhet te jete nje prioritet i rendesishem. BE perdor tre fonde specifike qe zene pjesen e luanit ne buxhetin e saj qe jane : Politika e Perbashket Bujqesore, Zhvillimi i Qendrueshem Rural dhe fondet e kohezionit social per rajonet me te varfera te vendeve anetare.

Lidhur me shqetesimin publik per ritmet e ulta te kreditimit te biznesit, duhet te qartesojme rendesine qe ka funksionimi i shtetit ligjore, respektimi vullnetare i kontratave nga te dy palet, krdimarresit por edhe kredidhenesit, dhe permirsimi i mbledhjes se borxheve te keqia. Deri tani ulja ka ardhur kryesisht nga fshirja e kredive te pa arketueshme, nga riskturturimi i kredive me probleme dhe kjo rruge duhet te vazhdoj, por pak ka ardhur nga mbledhja e kredive te keqia. Bankat tregtare deklarojne se mund te marrin me shume risk ne dhenien e kredive nqs mbledhja e kredive te keqia funksionon normalisht. dhe me kosto sa me te ulet per to.

3. Elementi i trete i intervistes eshte dmd e reformes der ikushtetuese e cila redukton kohen nga perfundimi i zgjedhjeve deri ne krijimin e qeverise se re. Pervoja jone kur qeveria e re fillon ne mes te shtatorit krijon veshtiresi sidomos lidhur me buxhetin e vitit te ardhshme, qartesimin e politikave dhe prioriteteve.

 

Artikull në Gazetën Shqiptare – 11.08.2017

http://www.gsh.al/2017/08/11/arben-malaj-rritja-ekonomike-dhe-stabiliteti-financiar-ne-permiresim-energjia-risk-i-menaxhueshem/