Bibloteka

Misioni i Bibliotekës së KU “Luarasi” është mbështetja e programit akademik dhe e veprimtarisë shkencore të institucionit. Biblioteka është në shërbim të procesit mësimor, edukativ, të formimit profesional dhe të veprimtarisë shkencore që kryhet në institucion. Siguron shërbim falas për studentët, stafin akademik e administrativ. Biblioteka disponon një fond që përbëhet nga libra tekniko-shkencor në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaj.

Biblioteka ka në dispozicion të studentëve dhe stafit akademik me kushte të përshtatshme  akomodimi, 2 Salla studimi me 30 vendqëndrime  të njëkohëshëm:

1 – Fondi kryesor i librit me 12 vende .

2 – Sallë studimi me 18 vende e pajisur me kompjuter dhe me akses të palimituar në internet.

Si salla leximi për studentët janë në dispozicion edhe disa ambiente të tjera, përfshirë klasat e seminarëve, që janë të hapura çdo ditë.

Biblioteka vendos në dispozicion të studentëve dhe stafit akademik, të gjithë fondin e saj të librit tekniko – shkencor shqip dhe në gjuhë të huaj, duke i dhënë për shfrytëzim brenda ambienteve të bibliotekë dhe jashtë saj me një afat kohor. Me zhvillimin dhe arritjet e KU “Luarasi” edhe biblioteka ka synuar arritjen e standartëve bashkëkohore në përpunimin e librit.

Fondi i bibliotekës është krijuar mbi bazën e blerjeve të vazhdueshme, nga stafi akademik,  dashamirës të bibliotekës dhe nga donacione të ndryshëm.

Biblioteka disponon publikime periodike që i përkasin fushave të programeve të studimit – Drejtësi dhe Ekonomi – në mënyrë të veçantë koleksionet e Fletores Zyrtare, raportet e politikave monetare të Bankës Shqipërisë, dhe ka planifikuar zgjerimin e gamës së abonimeve afatgjatë në periodikët më të rëndësishëm të këtyre fushave të botuar në Shqipëri dhe jashtë saj.

Biblioteka në funksion të stafit akademik dhe studentëve, publikon listën e hyrjeve të reja .Puna me studentin, lexuesin është detyra kryesore e çdo punonjësi biblioteke.  Fondi i bibliotekës është i informatizuar ( punë në vazhdim ) dhe është i evidentuar ( fonde të hapura ) në mjediset e saj.

 

ABONIME ONLINE

 Për të përmbushur detyrimet akademike, biblioteka përdor burime elektronike të adresave që ofrojnë materiale falas (tekste, revista të huaja apo artikuj), punonjësi i bibliotekës i evidenton përmes internetit.

https://www.questia.com/?gclid=CIO63b_fx8oCFRATGwodzIgJzw

Gjithashtu Biblioteka e KU  “Luarasit” është e abonuar në platformën elektronike në The Economist Magazine. (http://www.economist.com/ )

https://www.economist.com/user/login?destination=node%2F21555491

Përdorimi i kësaj platformë elektronike është në ambjentet e Bibliotekës të KU  “Luarasit”  në dobi të stafit akademikë dhe studetëve.

Burimet elektronike të adresave që ofrojnë materiale falas (tekste të plota free books dhe revista të huaja), punonjësi i bibliotekës i evidenton përmes internetit. Disa nga këto adresa të cilat janë funksionale për bibliotekën elektronike janë:

 

http://www.thefreelibrary.com/

http://onlinebooks.library.upenn.edu/

http://librivox.org/

http://www.europeana.eu/

http://www.crcnetbase.com/

http://www.gutenberg.org/

http://archive.org/index.php

http://books.google.com/

http://www.econlib.org/index.html

http://www.doaj.org/

http://dp.la/

http://eudocs.lib.byu.edu/index.php/Main_Page

http://www.theeuropeanlibrary.org/tel4/

http://arnetminer.org/

http://www.thecochranelibrary.com/view/0/index.html

http://www.loc.gov/index.html

http://umiss.lib.olemiss.edu:82/

https://www.bookshare.org/

http://www.jstor.org/

http://library.harvard.edu/

http://www.bnf.fr/en/tools/a.welcome_to_the_bnf.html

http://www.cvce.eu/

http://gallica.bnf.fr/accueil/?mode=desktop

 

KU “Luarasi” publikon, dy herë në vit, periodikun e saj, “MENDIMI, STUDIME NË JURISPRUDENCË DHE EKONOMI”, e cila destinohet për lexuesin e specializuar nëpërmjet botimit të studimeve shkencore në fushat e drejtësisë dhe ekonomisë. Kjo revistë është konceptuar si një forum për autorë të këtyre fushave, profile të spikatura në fushën e kërkimit shkencor dhe botimeve por edhe për kërkuesit e rinj.

 

Orari i shërbimit:

 E hënë – E premte 08:30 – 20:00

(Gjatë sezonit të provimeve Biblioteka punon me orar të zgjatur)

Në rast se keni paqartësi mos hezitoni të na kontaktoni:

biblioteka@luarasi-univ.edu.al