Emisioni “Përballje”, me temë “Pasojat e Ekonomisë sonë dhe Rajonale nga Terrorizmi”

EMISIONI “PËRBALLJE”

 31 Mars 2016 ora 20:30 – 22:00

Në Studion e RTV SCAN për Emisionin “Përballje”

Më datë 31 mars 2016 ora 20:30 – 22:00, Zyra e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës organizoi pjesëmarrjen e grupit të studentëve: Donald Zeqo, Gjergji Majko dhe Arlind Pura në Emisionin e RTV SCAN “Përballje” me temë “Pasojat e Ekonomisë sonë dhe Rajonale nga Terrorizmi”.

Të ftuarit kryesorë panelit qëndror ishin: Arjan Starova, Ilir Kalemaj, Ardian Hackaj, etj…, nën drejtimin e moderatorit Franko Egro. Gjatë emisionit të gjithë studentët e Luarasit zvilluan një debat në lidhje me shumë çështje të  Ekonomisë-Terrorizmit. Të gjithë të ftuarit iu pergjigjen të gjitha pyetjeve të studentëve.

Gjate emisionit z. Egro mori opinionin e panelit qëndror, ku specialistët e ftuar diskutuan mbi format, mënyrat dhe dimensionet e terrorizmit, mbi agrisivitetin e terrorizmit të sotëm, mbi elementin e shtrirjes së terrorrizmit, si dhe mbi dimensionin ekonomik të terrorrizmit.

Në pjesën e dytë të emisionit fjalën e mori një nga studentët e Luarasit, Gjergji Majko, i cili kërkoi një opinion rreth pytjes “A mund t’a quajmë terrorizmin një biznes?”. Pas tij studenti Donald Zeqo nxitit debatin duke shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me mos-barazinë e jetës që kishin qytetarët e vendeve juglindore me vendet veriperëndimore. Më pas me asistimin e studentit Arlind Pura, studentët e Luarasit patën dialogë për të diskutuar me më shumë detaje çështjen e tyre me të ftuarit pas emisionit.

Në përfundim të këtij emisioni dolën në konkluzionin se: “terrorizmi me të gjitha format e tij, fetare, kulturore, ekonomike, do të nxjerrë në pah gjithmonë anën më të keqe të njeriut.”