Alumni

Alumni ``Luarasi``

Roli i kësaj zyre është të krijojë dhe zgjerojë një marrëdhënie të vazhdueshme ndërmjet Universitetit Luarasi dhe ish-studentëve të tij, të cilët tashmë janë të diplomuar. Qellimi yne eshte te ndertojme marrëdhënie të reja me studentet e rinj dhe te forcojmë marredheniet me studentet e diplomuar. Kjo zyre nxit interesimin dhe pjesëmarrjen e studentëve dhe alumni në jetën e Universitetit, duke synuar ndërveprimin midis dy grupeve, përmes përfshirjes se tyre në aktivitete dhe projekte të përbashkëta.

Alsaed Sinani
Jurist, Bashkia Shkodër
Nuk e pata aspak të vështirë të marr vendimin për të zgjedhur rrugën e suksesit në jetë, ishte “Luarasi”. Këtu kam mundësinë të marr dije nga emrat më në zë të sistemit të drejtësisë, të njoh anën shkencore, praktike dhe profesionale. “Luarasi” është institucioni që të përsos me dituri dhe të inspriron për kërkimin e saj.

Silvana Ramadani
Juriste, Autoriteti i Avicionit Civil
“Luarasi” ishte zgjedhja e parë. Ky institucion mbart një traditë disavjecare, një reputacion të lartë dhe staf profesionist të përbërë nga emrat më të shquar të sistemit të drejtësisë. Pas mbarimit të 3 viteve studimi në këtë universitet jam e bindur se kam
bërë zgjedhjen e duhur dhe këtë zgjedhje do tua sugjeroja kujto që sikurse unë, ka pasion drejtësinë dhe dëshiron të studiojë në këtë fushë.

Dr. Blerina Shkurti
Përgjegjëse e Departamentit të së Drejtës Private KU “Luarasi”
Unë kam pasur nderin dhe kënaqësinë e të qenurit studente, alumni, anëtare e stafit akademik dhe së fundmi pjesë e Rektoratit të “Luarasi”. Gjatë gjithë këtyre viteve në “Luarasi” mund të dëshmoj për angazhim maksimal të stafit pedagogjik në përgatitjen e brezave të rinj qytetar dhe profesionist për një atmosferë bashkëpunimi dhe meritokracie, për një institucion që reflekton vlera!

Sokol Shehu
Gjyqtar
Si një alumni i Luarasit dëshmoj se “Luarasi” ka një program shumë të mirë akademik, me një angazhim të thellë dhe të qëndrueshëm në arsimin dhe kualifikimin ligjor të studentëve. “Luarasi” ofron programe universitare bashkëkohore në studimin e së drejtës dhe të ligjit, duke i pajisur studentët me aftësi në arsyetimin dhe argumentimin ligjor. KU “Luarasi” ka një staf akademik tepër të përgatitur. Çfarëdo qofshin qëllimet tuaja të karrierës, “Luarasi” mund tua japi arsimim e duhur për arritjen e tyre.

Endrit Shabani
(PhD candidate Oxford, UK)
Te “Luarasi” kam gjetur pedagogë frymëzues, dhe studentë brilantë, të cilët së bashku përfaqësojnë njëherazi traditën dhe të ardhmen e Shqipërisë.”