Gjyqtari i Gjykatës së Lartë të shtetit në Los Anxhelos, Z.Stephen Czuleger tek Universitetit “Luarasi”

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë të shtetit në Los Anxhelos, Stephen Czuleger, zhvilloi dje një leksion të hapur me studentët e Universitetit “Luarasi” Organizimi i këtij aktiviteti kishte si qëllim njohjen e studentëve shqiptarë me realitetin juridik amerikan dhe zhvillimin e dijeve të studentëve të “Luarasit”.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë të shtetit në Los Anxhelos, Stephen Czuleger, zhvilloi dje një leksion të hapur me studentët e Universitetit “Luarasi”. Organizimi i këtij aktiviteti kishte si qëllim njohjen e studentëve shqiptarë me realitetin juridik amerikan dhe zhvillimin e dijeve të studentëve të “Luarasit”. Vien të theksohet se Gjykata e Los Anxhelosit Gjyqtari i Gjykatës së Lartë të shtetit në Los Anxhelos, ka numrin më të madh të Stephen Czuleger, gjatë leksionit me studentët e të punësuarve nga e ‘Luarasin gjithë bota, pasi lçy shtet ka një shtrirje dhe një dendësi shumë të madhe. Interesimi i studentëve ishte i lartë dhe leksioni u bazua në eksperiencën e Czuleger në të drejtën amerikane gjatë tri dekadave në ushtrimin e kompetencave të tij në gjyqësorin amerikan. Ekspertiza e tij në gjithë këto vite eksperiencë pune shtrihej në fushën e të drejtës civile dhe kryesisht në procedurën civile. Czulegerfoli për mendimet e tij rreth reformës në gjyqësor, e cila pritettë ndërmerret në Shqipëri dhe shpjegoi gjatë leksionit opinionin e tij juridik se drejt cilës rrugë duhettë shkojë kjo reformë. Pikat lose sipas tij ishin një KLD e pavarur, pra pa zgjedhje nga politika dhe tërësishttë pavarur. Së dyti rritja e nivelittë pagave të gjyqtarëve dhe përmirësimi i kushteve infrastrukturore në mënyrë që gjyqtarët të jenë eficientë në punën e tyre. Në këtë pikë, mendimi i gjyqtarit ishte se duke u dhënë kushte gjyqtarëve ata do të ndihen të shpërblyer nga shteti dhe në këmbim do të punojnë më mirë dhe më saktë. Së treti, rritja e përgjegjësive të gjyqtarëve dhe kompetencave me qëllim moszvarritjen e proceseve gjyqësore. Në këtë mënyrë gjyqtarët do të jenë më të përgjegjshëm pasi do të monitorohen në pavarësinë dhe ushtrimin e kompetencave të tyre. Në lidhje me elaistencën e korrupsionit në Shqipëri, mendimi juridik i Czuleger ishte se në çdo vend elaiston një shkallë korrupsioni në instancat shtetërore dhe se Shqipëria nuk mund të përbëjë një përjashtim nga rregulli. Sipas tij, në Amerikë ka raste korrupsioni në gjyqësor, por shkacietjanë të ndryshme në krahasim më Shqipërinë. Mbas përfundimittë leksionittë hapur nga ana e gjyqtarit Czuleger, studentët e “Luarasit” i drejtuan pyetje në lidhje me korrupsionin në gjyqësor dhe rrugën përta shmangur atë. Mbyllja e leksionittë parë në Universitetin “Luarasi” hap siparin e një sërë aktivitetesh akademike të cilat do të zhvillohen në vijimësi pranë Universitetit”Luarasi”.