Hapet panairi për edukimin, ja çfarë ofron “Luarasi”

Dekani i Fakultetit Ekonomik Z. Hoti: “Studentët tanë e kanë më të lehtë punësimin”

 

Startoi dje panairi “Edukim, Speciazilizim-Punësim”, që bëri bashkë për herë të parë katër hallkat e perspektivës së çdo individi nga shkollimi te punësimi i tyre. Universiteti “Luarasi” prezantoi ofertën e tij për ata që janë në dilemë për zgjedhjen e një universiteti, si pjesë e panelit të profesionistëve në panairin që është parashikuar të zgjasë për katër ditë.

Dekani i Fakultetit Ekonomik në këtë universitet, Altin Hoti argumentoi disa nga arsyet përse duhet zgjedhur universiteti “Luarasi”. Njëkohësisht, ai prezantoi edhe pikën më të fortë, alternimi i dijeve teorike me ato praktike që mundësojnë garantimin e një vendi pune për të rinjtë që diplomohen në një nga dy degët që ofron ky universitet.

Çfarë përfaqëson eventi i sotëm për universitetin “Luarasi”?

Organizimi i sotëm i jep përgjigje një pyetje shumë themeltare për tregun e arsimit, por edhe të punësimit shqiptar, që është oferta universitare publike dhe private sot në Shqipëri. Kjo është një pyetje që të gjithë të rinjtë duhet t’i japin përgjigje, si ata që zgjedhin një universitet dhe ata që kanë mbaruar fakultetin dhe janë gati për në tregun e punës. Ne kemi ardhur në këtë panair pikërisht për të kontribuuar në përgjigjen e kësaj dileme që mundon jo vetëm të rinjtë, por edhe prindërit e tyre. Universiteti Luarasi vjen në këtë panair për t’i treguar atyre që janë të interesuar për një fakultet dhe ata që kanë marrë dije universitare, se kush është profili i këtij universiteti në mënyrë që të kenë një punë të sigurt. Ky panair që bashkon edukimin me biznesin ofron një qasje të re, se sa janë të rinjtë e sotëm të zënë një vend pune, që është edhe qëllimi i edukimit. Dija teorike është ena që do të mbajë dijen praktike në të ardhmen për studentët. Sa më e formësuar dhe e plotë të jetë ajo, aq më të mëdha janë shanset që studenti të mbushet me praktikë. Kjo është edhe pika e fortë e universitetit “Luarasi”, i cili iu jep formë studentëve të tyre, me qëllim që t’iu bëjnë ballë të ardhmes në treg.

Edukimi është një nga pikat kryesore të këtij panairi. Çfarë ofron “Luarasi” në këtë kontekst dhe më tutje?

“Luarasi” ka dy fakultete: Juridik dhe atë Ekonomik, të cilët ofrojnë dije akademike të kombinuara në mënyrë optimale me atë praktike për t’i bërë studentët të ndihen të aftë në marrjen e dijes gjatë procesit të edukimit dhe po kaq të vetëdijshëm në kërkimin e punës, sepse janë në vetvete të përgatitur për t’u përballur me të. Ky kombinacion i jep studentit komfortin në procesin e marrjes së dijes dhe përgjegjshmërinë në përzgjedhjen e vendit të punës. Prandaj dijet universitare nuk janë gjë tjetër veçse certifikim i mundësisë për të gjetur një punë në të ardhmen. Falë këtij kombinimi, universiteti “Luarasi”, e shkurton distancën e akademisë dhe një vendi pune që kërkon studenti.

Panairi vjen në kohën e duhur. Gjimnazistët kanë përfunduar vitin e fundit dhe janë në kërkim të profilit të duhur…

Kjo është një pyetje e mundimshme jo vetëm për maturantët, por edhe prindërit e tyre sepse zgjedhja është e vështirë edhe për shkak të konkurrencës në tregun e arsimit të lartë. Por ata kanë disa arsye multifaktoriale përse duhet të drejtohen për te “Luarasi”. Reforma e nisur në arsimin e lartë ka dhënë një lloj tabloidi më të qartë në tregun arsimor, çka ndihmon edhe prindërit për të bërë zgjedhjen e duhur për fëmijët e tyre. Tashmë dihet që ata të cilat i mbijetuan procesit të akreditimit apo kritereve të ligjshmërisë janë universitetet e “listës së bardhë”, thënë ndryshe ata që meritojnë të zgjidhen. Studentët dhe prindërit duhet të bëjnë zgjedhjen me emrin Luarasi pasi motoja kryesore që udhëheq këtë universitet është cilësia, e mbështetur fort në 3 shtylla kryesore: stafi pedagogjik, infrastruktura dhe metodologjia e mësimdhënies.

Cili është çelësi i suksesit të universitetit?

Kemi një dimension maksimal në të dy fakultetet sa i takon brezave që përcjellim, diplomave, pedagogë me eksperiencë të gjatë në mësimdhënie, ashtu edhe të rinj me grada shkencore. Ky aliazh bën që qasja e mësimdhënies të jetë sa më praktike për studentët, falë një gërshetimi të metodave bashkëkohore të mësimdhënies me dije të përzier me forma të tjera ekstra kurrikulare si trajnimet, seminaret apo leksionet e hapura me personalitete që “Luarasi” i ka mjaft intensive, jo pa qëllim. Përmes kësaj forme moderne të mësimdhënies ne jemi përpjekur që të shkurtojmë distancën nga edukimi në punë. Studentët e kanë marrë arsenalin e tyre të armëve dhe dijet praktike duke e patur më të thjeshtë të përballet me vështirësitë dhe qëndrimin në tregun e punës. Universiteti Luarasi ka një infrastrukturë moderne dhe mjaft të volitshme sipas të gjitha standardeve shtetërore sa i takon raportit student për hapësirë, apo edhe standardit student-profesor në mënyrë që studenti të ndihet komfort në procesin e nxënies së dijeve.

 

Edukim-Formim Profesional-Intership-Punësim

Ky është panairi që ka marrë përsipër të bashkojë katër segmentet e perspektivës së një individi dhe investimit të tij për të ardhmen. Ai përpiqet t’u japë përgjigje dilemave të shumta që kanë nxënësit në orientimin drejt një zanati apo universiteti që garanton punësim, nisur nga fakti që sot ka një mospërputhje kërkesë-ofertë, ku numri i madh punëkërkuesve përballet me një numër shumë të ulët ofertash për punë. Në panair morën pjesë një numër i madh universitetesh publike, private, institucione të formimit profesional, kurse apo agjenci punësimi.

ARTIKULL NË GAZETËN PANORAMA

http://www.panorama.com.al/hapet-panairi-per-edukimin-ja-cfare-ofron-luarasi/#st_refDomain=www.facebook.com&st_refQuery=/