Dr. Ken Boa, një reflektim mbi parimet e etikës dhe sjelljen tonë në shoqëri.

Përshëndetje të dashur koleg dhe studentë,

Ishte kënaqësi për ne prezenca e Dr Ken Boa në Luarasi Auditorium, në Leksionin e Hapur me temë:      “Rrënjët e autoritetit moral” ( “The Roots of Moral Authority – This is a presentation on ethics – what they are, where they came from and why they are important.”).

Dr. Ken Boa, është shkrues I mbi 40 librave, President i Organizatës “ Reflection”, gjatë fjalës së tij ai theksoi rëndësinë që element si etika dhe morali të kombinuara në integritet janë zgjidhja e vetme për botën modern dhe të globalizuar në të cilën jetojmë. Gjithashtu, sipas tij, nuk mungon zgjidhja por vullneti dhe dëshira për të implementuar atë. Udhëheqja ekonomike dhe politike e botës duhet të bazohet më tepër në një Kod Etik dhe të veprojë gjithnjë e më shumë moralisht në mënyrë që gjithë njerëzimi të prosperojë.

Rektori I KU Luarasi, Prof Dr Arben Malaj, falenderoi të ftuarin Dr Boa për vizitën e tij, si dhe organizatën “Sotmëria” e cila mundësoi këtë takim. Gjatë gjalës së tij, Rektori mbështeti idetë e Dr Boa, dhe citoi se në momentet e krizës ekonomike ku papunësia, varfëria, hendeku social, bëjnë progres, ajo që nevojitet nuk është një parashutë financiare, por një parashutë morale që ë sigurojë se moment të tilla nuk do të përsëriten më.

Ne fund të Leksionit të Hapur, studentë dhe padagogë shtruan pyetjet e tyre ndaj të ftuarit.

Bio ne link : http://www.kenboa.org/ken-boa-bio/.

Ju Faleminderit!

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun