Këshilli Studentor i KU “Luarasi” viziton Universitetin e Pejës në Kosovë

Përfaqësuesit e Këshillit Studentor dhe studentët e KU Luarasi, të shoqëruar nga pedagogu Spiro Paço, janë duke vizituar sot Universitetin e Pejës, pas ftesës së studentëve të këtij të fundit për krijimin e bashkëpunimeve dhe duke i qëndruar dialogut të mbajtur në Tiranë pranë KU Luarasi.

Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar takime të ndryshme në kuadër të vizites në Kosovë, ndër të cilat theksojmë takimin me Presidentin e Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, takimet me Kryetarët e Komisioneve Parlamentare për Ekonominë/Politikën e Jashtme/ Arsimin, Kulturën dhe Sportin, si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë këtyre takimeve studentët morën shembuj pozitiv lidershipi dhe përfaqësimi, si dhe u motivuan për ti përcjellë mesazhet e marra edhe organizimin e tyre brenda KU Luarasi.

Në çdo takim u theksua roli lider i KU Luarasi në Arsimin Privat në Shqipëri dhe u shpreh dëshira reciproke që personalitetet e ndryshme shtetërore qe i mikpriten të vizitonin KU Luarasi, në Luarasi Auditorium dhe ne aktivitete te tjera.

I jemi mirënjohës Këshillit Studentor për iniciativa të tilla, dhe për perfaqësimin dhe organizimin dinjitoz të strukturës së tyre.