Këshilli Studentor organizuan fushatën “Bëhu dhe ti Babagjysh”

Këshilli Studentor organizuan fushatën “Bëhu dhe ti Babagjysh”

Të dashur miq,

Është kënaqësi të ndajmë me ju humanizmin e studentëve të KU Luarasi, të cilët për disa ditë rradhazi me inciativën e Këshillit Studentor organizuan fushatën “Bëhu dhe ti Babagjysh” dhe dhuruan ushqime, veshmbathje dhe kontribuan në CASH për t’ju ardhur sadopak në ndihmë dy familjeve te Vaqarrit, në fshatin Prush.
Studentët shumën modeste të mbledhur e konvertuan në ushqime dhe dhurata, dhe dje vizituan personalisht familjet e Z. Jashar Nozlli dhe familjen e Znj Flutura Mazlliku, lu përvecse dorëzuan dhuratat kaluan me ta dhe disa orë të pasdites, duke i shprehur urimet dhe shpurë në shtëpitë e tyre shpirtin e ngrohtë të festave!

Studentët janë mbështetur nga Fondacioni Fundjava Ndryshe për të realizuar këtë nismë!

Në emër te Stafit ju shprehim mirënjohje dhe ju mbështesim në kultivimin e kulturës së bamirësisë! Jemi krenarë për ju!

Faleminderit!
Stafi